Siguria e pushuesve, Vorpsi mbledh Emergjencat: Të shmangim masakrat mjedisore

August 6, 2015 10:53

Siguria e pushuesve, Vorpsi mbledh Emergjencat: Të shmangim masakrat mjedisore

Në kuadër të analizës së Komisionit të Planifikimit të Emergjencave, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi thirri sot në një tryezë drejtues e përfaqësues të drejtorive rajonale si dhe të bashkive të reja.
Në fjalën e tij, Prefekti Vorpsi theksoi se fokus në këtë muaj të nxehtë është eliminimi i çdo rasti të zjarreve për të shmangur dëmet në komunitet si dhe masakrat mjedisore të mundshme.

Duke kërkuar gatishmëri dhe më shumë përgjegjësi, ai tha se të gjithë stacionet zjarrfikëse në pesë bashkitë që përbëjnë qarkun Tiranë, janë në krye të detyrës për të përballuar çdo problematikë të mundshme që mund të shkaktojë stina e nxehtë. Ndërkohë, ai theksoi se muajit paraardhës të verës nuk kanë pasur problematika shqetësuese, me përjashtim të rasteve sporadike dhe të izoluara.
Të njëjtën përgjegjësi, Prefekti i Tiranës e kërkoi edhe nga institucionet e tjera që lidhen me sigurinë e pushuesve dhe më gjerë.

Duke u ndalur te furnizimi me ujë i kryeqytetit, Prefekti kërkoi nga UKT që të tregojë më tepër efikasitet, kryesisht në stacionet e pompimit që këtë vit kanë hasur në defekte.
“Me rritjen e numrit të turistëve dhe pushuesve, si dhe me shtimin e konsumit ushqimor në zonat turistike, u është kërkuar institucioneve të linjës një vëmendje dhe kontroll i vazhdueshëm i produkteve ushqimore” – tha Prefekti Sadi Vorpsi duke iu referuar kryesisht zonave turistike të Qarkut që administrohen nga bashkitë e reja Kavajë dhe Rrogozhinë.

Në tryezën e sotme të pranishëm ishin drejtues të tre bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë si dhe nënprefekti i Kavajës e Rrogozhinës.

Komisioni i Planifikimit të Emergjencave, i cili drejtohet nga Prefekti i Qarkut, ka në fokus sigurinë civile, u mblodh sot për analizën e muajve qershor-korrik si dhe për shtimin e masave gjatë muajit gusht si muaji më i nxehtë dhe me fluks më të lartë pushuesish.

August 6, 2015 10:53
Komento

1 Koment

  1. Banori Tiranes August 6, 15:48

    Prefekti i Tiranes eshte nje cope mishi me dy sy. Pronari funeral ALBA..kur beri shkolle ky??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*