Siguria kombëtare, Kongresi “gërryen” fuqitë e Trump

July 2, 2017 20:52

Siguria kombëtare, Kongresi “gërryen” fuqitë e Trump

Në mënyra të ndryshme, herë pak e herë shumë, Kongresi po i merr fuqi presidentit Donald Trump për sa i takon çështjeve të sigurisë kombëtare.

Nga Rusia e deri tek buxheti për Pentagonin, republikanët në Kongres po propozojnë masa të reja për të reduktuar fuqinë e Shtëpisë së Bardhë dhe në disa raste të injorojnë plotësisht dëshirat e administratës për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Të ndërgjegjshëm për komentet dashamirëse të Trump ndaj Rusisë, senatorët miratuan një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës që i jep Kongresit aftësinë të rishikojë çdo përpjeke të administratës për të anuluar sanksionet ndaj Kremlinit.

Disa komitete të Kongresit miratuan tre ligje për mbrojtjen këtë javë, duke rritur shpenzimet e pentagonit me rreth 30 miliard dollarë, pasi disa republikanë u ankuan se buxheti i Trump dështonte në rindërtimin e premtuar nga ai të ushtrisë. Dhe në një lëvizje surprizë, një panel i Dhomës së Ulët, miratoi një amendim për të shfuqizuar autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake, që i jep SHBA autoritet ligjor për luftërat në Siri, Irak dhe Afganistan.

Megjithëse ky ndryshim i fundit zor se do të bëhet ligjet, ashtu si masat e tjera dërgon sinjale të qartë te Shtëpia e Bardhë. Analistët thonë se republikanët në Kongres po kuptojnë se Shtëpia nuk ka lidershipin adult që ata duan, prandaj Kongresi po merr një rol shumë më agresiv për sigurinë kombëtare për herë të parë pas vitesh.

Prej kohësh, një kor i vogël në Kongres ankohej se Legjislativi i kishte dorëzuar shumë fuqi Ekzekutivit, dhe megjithëse masat e reja nga disa konsiderohen të pamjaftueshme, të paktën shumica pranon se po dërgojnë sinjalet e qarta për kthimin e Kongresit në çështjet e sigurisë kombëtare.

July 2, 2017 20:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*