Siguria në plazhe, Rama nxjerr fotot: Ka ende defekte, fajin e kanë bashkitë!

July 15, 2018 11:58

Siguria në plazhe, Rama nxjerr fotot: Ka ende defekte, fajin e kanë bashkitë!

Rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri gjatë këtij viti është një fakt i pakontestueshëm, po aq sa është edhe rrezikshmëria për jetën e pushuesve në brigjet e vendit tonë, prej mungesës së kushteve elementare të sigurisë.

Vetëm të shtunën e kaluar në plazhet tona humbën jetën tre persona dhe bilanci është i rëndë, nëse përfshijmë edhe numrin e atyre që janë mbytur në det që nga nisja e sezonit turistik në muajin maj, dhe kjo ndodh sepse bizneset që operojnë në plazhet shqiptare, në shkelje flagrante të ligjit për turizmin nuk ofrojnë kushte sigurie.

Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama shkruan sot në Facebook se për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë.

“Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren👍#SmileAlbania😀🇦🇱”, shkruan Rama.

a.s/dita

July 15, 2018 11:58
Komento

5 Komente

  1. Mark .U.K July 15, 12:12

    Shko more .are se 98% e vendit nuk ekszistojn.

    Reply to this comment
  2. Syrja Qarri July 15, 14:03

    Po perse e prishe kete radhe me ngarkimin e fajit.
    Mund te vazhdoje avazin “fajin e ka Saliu” dhe delet do te vazhdonin avazin e te besuarit .

    Reply to this comment
  3. Kris 1 July 15, 14:06

    Sa i gjate eshte ky llozi ben mire qe nje te diel te sherbeje si roje ne plazh.Nuk ka nevoje as per kulle vrojtimi.
    Vendimet e qeverise i firmos Mesi ndersa ky ben llogje ne Facebook

    Reply to this comment
  4. dhe mos u tremb, nga psalljet e spartak ngjeles, per kthimin e prones te i zoti, por tmerrohu nga ndonje uragan popullor, qe do jo cfaros nga faqja e dheut . July 15, 14:38

    MOS u me me kerkesa te kota . Kerkesa e vertete dhe kryesore eshte licensimi dhe taksimi ligjor i “pronareve” te plazheve . Te siguroj se keta fare pronare plazhesh, jane kontigjenti me kriminal, qe vepron ne Shqiperi, qe vjelin miliarda, ne nje sezion . Dhe shtetit i japin takse, sa per t’u bere miliarder ju funksionaret e shtetit, duke asgjesuar pjesen tjeter te kombit ne papunesi e ne pa pronesim, legjitim . T,a them me vertetesi, se per mijra m.katror plazh, paguajne sa per nje kjoske kater me kater, (kur po paguajme dhe shtepite ne ajer). Ndersa tatim fitimin, mund t’ja kerkosh dhe nentedhjete e nente pike nentedhjetenent per qind .

    Reply to this comment
  5. Arben July 15, 17:16

    rrofte edkokaina.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*