Siguria rrugore, në nëntor investimi 987 milionë lekë

December 21, 2015 09:20

Siguria rrugore, në nëntor investimi 987 milionë lekë

Në të gjithë vitin buxhetor, për sigurinë dhe sinjalistikën rrugore janë vënë në dispozicion 1.3 miliardë lekë. Deri në fund të muajit nëntor janë financuar rreth 986.8 milionë lekë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë investime të konsiderueshme gjatë këtij viti në drejtim të sinjalistikës rrugore, si dhe kanë filluar edhe dy projekte të tjera të sinjalistikës në dy akse rrugore shumë problematike që është projekti Rrogozhinë- Korçë-Kapshticë dhe Tiranë-Fushë Krujë- Shkodër-Hani i Hotit.

Por megjithëse, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka trefishuar buxhetin për sinjalistikën rrugore, sërish akset rrugore në vend kanë mungesë të theksuar të saj.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, realizimi i investimeve në këtë drejtim aktualisht është në masën 74 për qind dhe deri në fund të viti pritshmëritë janë në 130 për qind, dhe faturimi total pritet të jetë në masën e 1.7 miliardë lekëve.

Vendi ynë vuan siguri rrugore dhe sinjalistikë të degraduar, për shkak se shumë projekte janë ende në proces dhe nuk janë pajisur me sinjalistikën e nevojshme, duke qenë kështu burim aksidentesh. Por përpos rritjes së buxhetit për sinjalistikën, infrastruktura rrugore në vend ka nevoja të konsiderueshme për më shumë para përsa i përket mirëmbajtjes. /Dita/

December 21, 2015 09:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*