Tiranë, ngrihet Task Forca për kontrollin e tregut të gjësë së gjallë

Redaksia Online November 7, 2013 09:00

Tiranë, ngrihet Task Forca për kontrollin e tregut të gjësë së gjallë

Ngrihet Task-Forca për kontrollin e tregut të gjësë së gjallë. Prefekti i qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka detajuar konfirmuar ngritjen e Task-Forcës për kontrollin e tregjeve ku theren kafshët. Një ndër detyrat kryesore të përcaktuara për këtë Task-Forcë do të jetë kontrolli dhe monitorimi i therjeve, transportimit dhe tregtimit të mishit në qarkun e Tiranës. Në mbledhjen e parë të zhvilluar gjatë paradites së djeshme, u hartua plani i masave për përmbushjen e dispozitave të Aktit Normativ të Qeverisë, si dhe u caktuan grupet e përbashkëta të punës, të cilat do të fillojnë kontrollin në zonat kryesore të kryeqytetit dhe më gjerë.

Lidhur me problematikën e ngritur së fundmi prefekti Vorpsi theksoi se shqetësimet rreth cilësisë ushqimore janë tepër të rëndësishme dhe kërkojnë një kujdes të madh. “Në Bashkitë Tiranë dhe Kamëz si dhe në Komunën Paskuqan, situata paraqitet kaotike. Kjo për shkak se Bashkia Tiranë nuk ka një thertore, apo në Kamëz mungon një strukturë veterinare. Ne vërejmë punën e dobët të institucioneve vendore përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për këtë situatë. Grupi task-forcë që është krijuar, do të jetë aktiv në ushtrimin e kontrolleve deri në përmirësimin e situatës dhe krijimin e kushteve optimale nga të gjithë subjektet tregtare”, deklaroi  Vorpsi.

Grupi Task-Forcë i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë përbëhet nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe më konkretisht: “Taulant Kalo (Drejtor Rajonal i Autoritetit Ushqimor), Ardian Çipa (Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë), Vilma Rakipi (Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve), Edmond Stojku (Drejtor i Autoritetit Shëndetësor Rajonal), Ermion Arapi (Drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit), Kryetari i Bashkisë apo Komunës sipas rastit të shqyrtimit të çështjes”.

Redaksia Online November 7, 2013 09:00
Komento

4 Komente

  1. barba November 4, 16:33

    Vetem vullneti do te zbatoj ligjin per te kontrolluar ushqimet qe konsumon populli.
    Ata qe e kane per detyre te kontrollojn e marin rrogen por detyren nuk e bejne,prandaj duhen neshkuar qe te ndeshkojne dhe ata

    Reply to this comment
  2. bushi November 4, 18:33

    Eshte nje skandal i vertete i shitjes se mishit ne merkaten e Shkodres , ne kushtet e nje higjene skandaloze, te nje papastertie qe vetem me vendet e plehrave krahasohet, ku theren kafshet ne syte te njerzve e aq me shume ne syte te femijve , me derdhje gjaku e baglave gjithandej , mbuluar nga dyndje mizash (gjate veres), qytetaret tashme te ambjentuar nga sikleti i ambjentit , blejne produktin qe kerkojne dhe ne heshtje largohen te lemerisur per gjendjen qe egziston , besoj task force e krijuar do jape zgjidhje …!!

    Reply to this comment
  3. Bocari November 5, 00:23

    Zoti minister, beje Shqiperine nje bio-shtet dhe do jemi te fituar. EU dhe bota kerkojne te kthehen ne prodhime natyrore por ka marre fund gjithshka, eshte teper vone. mungesa e induastrilizimit ka ne kete rast per Shqiperine gjera pozitive. Ne kete pike nuk kemi nevoje ti shkojme mbrapa Europes, por te mesojme nga gabimet e EU. Prodhimet BIO-kjo duhet te jete drejtimi i zhvillimit te bujqesise dhe blektorise ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. abc November 7, 22:18

    Nuk eshte vetem problem kushtet higjenike. A ka laboratore per matjen e perberesve te mishit??? Nese ka kush i administron??? A ka mbivendosje kompetencash??

    Ne fakt ushqimet e tregut shqiptar jane te frikshme. Pothuajse te gjithe vuajma nga mukoza e gojes, ndersa mishi eshte i pangrenshem…

    Gjithshtu dysheket ne treg atje ku importohen jane prodhuar per reklame neper mobilerira dhe tregtaret e dyshekeve kane nganje “license” mobileri per tu maskuar ne dogana, por ne treg ata shiten per gjume. Kush ekontrollon tregun e konfeksioneve e te dysheke jorganeve???

    Ato jane te rrezikshme per mushkerite e njerezve e mund edhe te shkaktojne vdekje ne gjume…

    Ministria perkatese ka inspektoriat?

    Ore do punohet me profesionalizem per shendetin e mirefillte te cdo qytetari????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim