Siguria ushqimore/ Viça të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia me certifikatë false

September 11, 2018 12:11

Siguria ushqimore/ Viça të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia me certifikatë false

Fiks fare tregon mënyrën sesi viçat kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqipëri.

Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumente false, kryesisht nga Prespa, dhe shiten në Shqipëri si mish BIO.

Gazetarët e ” Fiks fare” udhëtuan  për në Tetovë të Maqedonisë, ku kërkuan të gjenin  formën se si tregtarët maqedonas të lidhur me shqiptarë, sillnin në vendin tonë kafshë të pakontrolluara.

Gjatë bisedës me dy tregtarët që drejtonin punën në tregun e gjësë të gjallë në Tetovë, u mësua se si përgatiten dokumentet dhe matrikullat false për viçat që hyjnë nga Maqedonia të pavaksinuar

Sipas njërit prej pronarëve të këtij tregu “Për futjen e bagëtive në mënyrë jo ligjore, kontrabantistët kanë zgjedhur t’i kalojnë nga  Struga, dhe Prespa me furgona, pak nga pak”.

Ndërkohë që të siguron për dokumentet e çdo bagëtie që do marrësh  rregullimin e tyre sipas procedurave që kërkohen dhe e gjitha kjo kundrejt pagesës prej 15 euro për çdo krekë bagëti.

“Unë kam 16 vite që merrem me këtë punë dhe punoj me Shqipërinë. Nëse e vendos të punosh me mua, çdo dokument i mbyll unë”,  i drejtohet ai gazetarit të Fiks Fare . Mënyra ishte e thjeshtë, në treg blihen viça të pa matrikulluar  dhe tregtari maqedonas i matrikulon, i pajis  me certifikatë nga veterineri dhe me anë të mashtrimit plotëson edhe dokumentet për doganë . “Me të gjitha këto s’ka kush të ndalon ty”,  shprehet tregtari maqedonas gazetarit të Fiksit.  “Çdo gjë hyn në sistem” vazhdon ai.

Gazetarët i kanë kërkuar tregtarit maqedonas që të kalojnë të paktën 20 viça, ku pesë prej tyre ishin të pamatrikulluar dhe pa raportin e veterinerit.

“Të thashë një herë për atë mos u mërzit, i bëj unë të gjitha punët. Unë të thashë çdo gjë që hyn tek unë edhe jo legale, del legale këtë ta dish dhe jam i vetmi në Maqedoni që e ushtroj këtë aktivitet me Shqipërinë”, tregon tregtari i bagëtive ne Tetove, duke shtuar se ka marrëdhënie të tilla tregtie me të gjithë tregtarët shqiptarë  të mishit.

o.j/dita

 

September 11, 2018 12:11
Komento

1 Koment

  1. Jes September 11, 14:24

    Mjafton ky fakt qe Rama te dergoje ne gjyq drejtorin e AKU dhe te shkarkoje ministrin e Bujqesise!
    Ndryshe do te thote qe edhe vete Rama eshte pjese e krimit shteteror per zhdukjen fizike te popullit shqiptar!
    Kjo eshte e lidhur edhe me heshtjen e Rames ndaj denoncimit ne media qe prej gushtit 2014 qe buka prodhohet me miell kanceroz serb!
    Cfare duhet te beje me teper nje kryeminister per t’u shkarkuar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*