Sigurimet shëndetësore, ja si do të ndryshojë skema për profesionistët e lirë

November 20, 2015 20:27

Sigurimet shëndetësore, ja si do të ndryshojë skema për profesionistët e lirë

Qeveria ka sjellë në Kuvend një nismë të re e cila synon rregullimin e deklarimit të pagës për efekt të kontributit shëndetësor për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik si profesionist të lirë.

“Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt të llogaritjes të kontributeve si dhe kriteret e përcaktimit të saj, do të caktohen nga Këshilli i Ministrave”.

Aktualisht, për të vetëpunësuarit përfshirë edhe profesionet e lira, paga mujore për efekt të sigurimit të llogaritjes së kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor është sa dyfishi i pagës minimale, e barabartë me 44 000 lekë.

Masa e kontributit është 3.4% e kësaj page e cila shkon në vlerën 1 496 lekë. Ky projektligj synon ndryshimin e pagës për efekt të llogaritjes së sigurimeve shëndetësore, e cila propozohet të jetë paga maksimale për efekt të pagesës së kontributeve që është e njëjta pagë maksimale e cila aplikohet edhe për përllogaritjen e detyrimit për kontributin shoqëror. Kontributi që do të paguhet do të jetë në masën 3 299 lekë.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm në këtë projektligj lidhet edhe me heqjen e një barre të detyrueshme financiare për pagesën e kontributeve nga personat e papaguar të familjes. Kjo për arsye se në bazë të ligjit të procedurave tatimore, në rast konstatimi të mospagesës së kontributeve nga kjo kategori, zbatohen penalitete të ligjit. Për këtë arsye, hiqet ky detyrim ligjor i pagesës së kontributeve për këtë kategori dhe lihet në vullnetin e tyre për derdhjen e kontributeve. /DITA

November 20, 2015 20:27
Komento

16 Komente

  1. samo November 20, 20:39

    PO SI MUND TE VESH PAGEN MAKSIMALE PER LLOGARITJE MORE QYP, PO NE BAZE TE KUJT APO KONSULTAVE ME PJESHKEN TENDE…DO E MARRESH PRAP VOTEN MENDON O LARTEGJATSI ??? DO MARRESH K….

    Reply to this comment
  2. @@@@ November 20, 21:04

    Dmth do na marresh 3 fish ate qe gjasme na hoqe keshtu?

    Reply to this comment
  3. arjana binjaku November 20, 21:29

    kjo eshte absurde si mund te llogaritetet kontributi per pagen maksimale ,kur prezumohet qe keto kontribute jane per vet personin kur ai te dal ne pension por nese une vet perfituesi kerkoj nje pension minimal ti si shtet si mund te me detyosh qe une te paguaj kontribut per te perfituar pensionin maksimal .po nje gje duhet te dine qe nuk ka per te harruar populli se ashtu si iken shpejt keto dy vite do te vij po shume shpejt edhe viti 2017 po sado te perpiqet te behet e mire kjo qeveri ne ato dite ta harroj voten time dhe te shume socialisteve si puna ime te cilet tashme nuk ndihen me te tille .

    Reply to this comment
  4. @@@@ November 20, 21:43

    Une do vazhdoj Arjana te ndihem po voten joooo me mjaft me amatorizma e cilimij,te pakten nuk do i kem ne ndergjegje

    Reply to this comment
  5. as November 20, 21:54

    Masa e kontributit shoqeror per efekt pensioni duhet te hiqet, pasi ky duhet te jete detyrim personal i individit. Secili individ duhet te kete llogarine e tij personale ne nje bamke qe mund te quhet banka e sigurimit te jetes. Shuma e derdhur ne vite duhet ti takojne deri ne fund te jetes investusit dhe me pas sipas testamentit.
    Gjithkush duhet te mendoje vet per sigurimin e jetes se vet, nuk ka pse te meret shteti me kete pune. Nuk jemi ne sistemin socialist por ne ate kapitalist. Nje clirim i shtetit nga kjo bare do ti pres rrugen abuzimeve jo te vogla qe behen me fondin e sigurimeve shoqerore.
    Te vetmit kontribute qe duhet te derdhen jane ato shendetesore dhe keto duhet te mbulojne vetem dite qendrimi ne spital.

    Reply to this comment
  6. lelo November 21, 01:29

    O njerez behet fjale per nje rritje 1800 leke ne muaj qe per nje profesionist te lire nuk eshte asnje gje.Nese do te perdorte pagen max per llogaritjen e sigurimeve shoqerore atehere do te ishte marrezi.

    Reply to this comment
  7. iliri Tirane November 21, 07:54

    SHTET HARBUT…….SI MUND TE TAKSOHET NJE I VETEPUNESUAR NE KETE MENYRE ME VETI 5 NE FAMILJE???? BOLL SE PO NA RIPNI, NJE TAXSE NA E MERNI DYHERE. TAKSE PASTRIMI TEK FATURA UJIT….PO KJO TAKSE TEK BIZNESI, TAKSE TABELE KUR NUK KEMI TABELE SE JEMI RRUGEVE…..? (nuk kemi as zyra as te punesuar, mesi po mbajme femijet me buke?) Shteti po na shrydh …. ishalla na del ndoj llotari USA se ketu nuk banohet me…..!!!!!!!!!!!! Vini gishtin kokes se vijne shpejt zgjedhjet o “RILINDASSSSS”

    Reply to this comment
  8. zhivarad November 21, 09:18

    Po ca pensioni leshi more.Behet fjale per sig.shendetesore qe nuk i hyn ne pune as dreqit pervec Beqajt surrat bythes.

    Reply to this comment
  9. Rozafa @ yahoo.com November 21, 09:31

    sakt as- Kjo menyre taksimi per kontributin shoqenor ashte si me ken kulak,Paga max e buxhetorit nuk asht paga e ´bamiresive´ qi ben ai me klientat, profesioni i lire qi pret se po i vjen klienti e se kur po i merr leket.nuk mund te trajtohet si buxhetori qi i ka paret ne xhep.
    Po sistemi tatimor qi pretendon se ka te dhenat mbi te ardhurat per sejcilin pse nuk i llogarit kontributet mbi bazen e ketyne te ardhurave….. Kujt sig Shoqenore me i dhen kontribute,keto
    te japin mbrapsht pension morrash.

    Reply to this comment
  10. viktima November 21, 09:36

    Shikoje me kujdes o lelo xhani se edhe per sigurimet shoqerore llogaritjet do te behen mbi bazen e pages maksimale qe eshte diku tek 97000 leke te reja dhe beji llogarite vet se sa eshte rritja e detyrueshme nga zoterinjte socialiste qe po luajne pingpong me taksat,sigurimet shendetesore dhe sigurimet shoqerore.

    Reply to this comment
  11. Z/Kallami November 21, 13:43

    Profesionet e lira si vete te punesuar do paguajn 3.4% te shumes 22000 leke.Po kaq do paguajne edhe si sipermarres(si Boss,ente privat apo shteterore) ne pune te vetvetes te punesuerit profesion i lire me 3.4% te shumes 22000 leke.
    Kam iden qe kjo perllogaritje te shumes se pages dyfish me 3.4% ngaqe punonjesi nuk asht i punesuam tek nji i dyte,fjala vjen tek ndonji kompani,ent privat apo shteteror qe ti vjelin % nga pagua,detyrimin si kompani,ent privat apo shteteror te pages baze 22000 qe merr me 3.4% qe i bie 748 lek.ne favor te pensionit te punonjesit.Ndersa 748 ia vjel direkt punonjesit qe se bashku dy shumat arrijn ne 1496 lek.
    Pra vete kjo kategori punsimi,vete boss vete i punesuar,do baje pagesen per pension mbi bazen e shumes maksimale te dy pagava(22000 x2=44000).Pra vet punonjesi paguan taksen per kontributin per pension te shumes 44000 me 3.4% = 1496 leke.Per ma kjarte sikur te ishin te punesuar tek cdo nji i dyte(jo tek vetvetja).I dyti do paguante kontributin e pages 22000 ne perqindje 3.4% = 748 leke.Dhe vet punonjesi do bante po kete derdhje shume 748 leke ne favorin e vet per pension.
    Per mendimin tim Kompania,enti shteterore apo privat duhet pa tjeter te paguja derdhjen per pension ne favor te punonjesit me perqindje ma te larte se 4.3%.Keshtu e ka e gjithe bota kapitaliste.Kjo per ti ardhur ne ndihme sociale punonjesit per pleqerin.
    Ndaj mos u ngutni.
    Kerkojani specialisteve pse behet mbi shumen maksimale te dy pagave mujore.

    Reply to this comment
  12. Ani November 21, 14:35

    hiq nje kategori, prof e lira mezi sig buken dhe sig i paguajne kur arketojne ndonhe lek me gjoba. Kjo edhte gjendja dhe Arjana Dyrmishi drejtiresha Bodes i mbush mendjen Canit se jane re pasur. Tmerr …

    Reply to this comment
  13. Bum bum rum November 21, 17:40

    Kur nuk dini mos beni gam,gam,Kote…Jo te gjitha i dini ju qe informoni me keqdashje por edhe ju qe komentoni.. Jeni budallallepsur te gjithe ..Jeni bere me hije…

    Reply to this comment
  14. Ani November 21, 20:12

    Edi hiq Cim Can Pek qe fle ne kembe ne min e financave dhe ver dore ne politikat fiskale qe i ben ende Bode.

    Reply to this comment
  15. Ani November 21, 20:15

    Kallam nuk je i informuar. Perllogaritja do behet mbi pagen 97000 leke qe i bie te paguajne 4 here me shume sigurime. Tung

    Reply to this comment
  16. Lleshi November 21, 23:51

    Kjo eshte vjedhje e hapur ! Madje grabitje sepse behet nen gryken e armeve dhe burgut ! Shteti nuk ka asnje te drejte te caktoje pagen e nje privati , aq me teper te nje te vetpunesuari ! Duhet nje rezistence dhe solidarizim i forte ne protestat qe do te thirren !

    Po rezulton , si deri tani , se Enveri paska qene lule ne lidhje me sjelljen ndaj popullit dhe shoqerise !

    Nuk ka lidhje fare votimi i 2017-tes ! Edhe ata qe do te vijne , qe me shume siguri eshte Lule Basha . po te njejtat gjera do te bejne ! Madje ma zi – thote populli !

    Ne e kemi problemin kryesor me sovranitetin tone ! Ne fakt kur nuk e zgjedhim neve qeverisjen , as qe kemi te drejte te kerkojme ! Prandaj rruga e vetme mbetet protesta e panderprere !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim