Sigurimet, tregu që nuk njeh krizë

January 3, 2015 21:10

Sigurimet, tregu që nuk njeh krizë

Të dhënat e fundit zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se tregu i sigurimeve u zgjerua me 37 për qind krahasuar me një vit më parë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve për siguracionet e automjeteve.

Sipas të dhënave deri në fund të nëntorit kompanitë e sigurimeve arkëtuan në total nga primet 10.4 miliardë lekë ose 2.8 miliardë më shumë se vitin e kaluar. Në të njëtën kohë dëmet që paguan u rritën me vetëm 6.43 për qind ose rreth 150 milionë lekë.

Shifrat tregojnë se zgjerimi i tregut të sigurimeve ka ardhur thuajse i gjithi nga mjetet motorike, sigurimi i të cilave është i detyruar me ligj.

Sipas AMF, konsumatorët shqiptarë kanë paguar këtë vit për sigurimin e makinave apo mjeteve të tjera motorike që zotërojnë 2.7 miliardë lekë më shumë se në 2013-ën. AMF thotë se shkaku kryesor ishte rritja e çmimeve.

Dy vitet e mëparshme për shkak të luftës për treg mes kompanive, çmimet e siguracioneve për makinat zbritën në nivele minimale, deri në 5 mijë lekë. Kjo ngriti shqetësime jo të vogla për qëndrueshmërinë financiare të gjithë industrisë, pasi çmimet nuk mbulonin as kostot më minimale.

Pas presioneve të forta nga AMF, në fillim të këtij viti kompanitë i rritën çmimet me mbi dy herë ndonëse përmes një skeme që shkaktoi dyshime si lëvizje e koordinuar. Dhe ndryshe nga herët e tjera, këto te  ardhura duket se i kanë rezistuar tundimit që vjen nga lufta për treg duke i mbajtur të qëndrueshme.  / TCh

January 3, 2015 21:10
Komento

5 Komente

  1. lilo January 3, 22:23

    kompanitë e sigurimeve GRABITËN në total nga SHQIPTARËT 10.4 miliardë lekë
    ose 2.8 miliardë më shumë se vitin e kaluar
    ose duke e krahësuar me vitin 1997

    Reply to this comment
  2. kampaçurreta January 3, 22:53

    HAJDUTE TE LIGJERUAR.

    Reply to this comment
  3. xixa January 3, 22:58

    TE GJITHE SHTETET E BOTES MUNDE TE LEVIZESH ME MJETE MOTORRIKE VETEM NE SHQIPERI NUK MUNDE TE SHKOSH. A KA MENDUAR NDONJEHERE QEVERIA SHQIPTARE SE PSE NUK NJEH KUSH SIGURACIONET SHQIPETARE.

    Reply to this comment
  4. Sokol January 4, 15:42

    Shifrat e thone qarte:Trusti i sigurimeve me ne krye Avniun e Tropojes ka korrur nje sukses te papare vitin e kaluar ne fushaten e rrjepjes se qytetareve.Ky sukses as qe mund te mendohej se do te arrihej pa bekimin e qeverise,bashkepunimi i se ciles nuk eshte se kushton shume,vetem ca milione nga 70 milione qe sigurimtaret kane futur ne xhepa per nje vit.
    Se po te doje qeverija te jete me qytetaret dhe jo me trustin e sigurimtareve e ka shume kollaj ta rregulloje kete pune:E ka nje autoritet qe ben bilancin vjetor te te ardhurave dhe shpenzimeve te trustit per pagim demesh dhe mbi keto te dhena cakton cmimet tavan te sigurimeve per vitin e ardhshem.Por duhet te jesh qeveri e ndershme qe te veprosh keshtu.

    Reply to this comment
    • Abi January 5, 15:45

      @Sokol
      Te lumte Sokol. I ke rene pikes. Avniu-kapteri prej Trapoje ben ligjin mbi kete treg te deformuar qe mbeshtetet vetem te detyrimi I policit rrugor qe I kerkon siguracionin drejtuesit te mjetit motorik. Ku jane sigurimet vullnetare? Ato shprehin besimin e publikut te kompanite e sigurimit. Kush I kontrollon demet ne Shqiperi se si dhe sa paguhen??? Avni kapteri dhe Qemal (Disha) pijaneci paguajne sa u do menderja atyre.
      Turp per institucionin fantazem AMF qe i le te livadhisin keta horra. A i kane kontrooluar ndonjehere investimet e ketyre fantazmave? I kane teresisht ne kundershtim me Ligjin. Po fondet reserve ne raste fatkeqsish (termete, inondata) a perllogariten sipas formulave bashkekohore aktuaristike apo aktuaret i firmosin qorrazi sic u thote Avnia me Qemal pijanecin se perndryshe I heqin nga puna…
      Ky treg eshte bere si tregu i Sudes dhe Xhaferrit… TURP…………….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim