Sigurimi i Detyrueshëm Motorik, primet rriten me 5.3 %

July 1, 2016 18:08

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik, primet rriten me 5.3 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-maj 2016 arritën rreth 3,144 milionë lekë, ose 5.34% më shumë se në periudhën janar-maj 2015.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2016, pati një rritje prej 3.32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.43% krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj 2016 pati një ulje prej 0.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Ndërsa pati një ulje të numrit të kontratave prej 1.68% krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2016, pati një rritje me 16.29% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-maj 2015. Edhe numri i kontratave u rrit me 19.31%.

July 1, 2016 18:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*