Sigurimi vullnetar, si të përfitosh pension më të lartë

Pranvera Kola November 30, 2012 15:43

Sigurimi vullnetar, si të përfitosh pension më të lartë

Nëpërmjet skemës së sigurimeve vullnetare jo vetëm mund të rriten të ardhurat e pensionit, por mund të mbulohen me kontribute edhe vitet e munguara që të mos rrezikoni marrjen e pensioneve. Detajet e plota mbi fushat dhe masën e kontributeve që duhet derdhur për secilën kategori

Pranvera Kola

Ligji i sigurimeve shoqërore lejon kategori të caktuara që kur të përmbushin kriteret të trajtohen me pensione më të larta sesa ato që mbështet skema e detyrueshme. Në këto kushte, personat e interesuar për më shumë të ardhura sesa përfitimet bazë të pleqërisë, invaliditetit, si dhe atyre familjare mund t’i drejtohen skemës së sigurimeve vullnetare që të përfitojnë më shumë të ardhura.

Njëkohësisht kjo skemë mund t’u vijë në ndihmë edhe shumë personave të tjerë që janë në prag të mbushjes së kritereve për të përfituar pension, por që nuk kanë vjetërsinë e duhur kontributeve që kërkohet për secilën kategori. Duke mbuluar me kontribute vullnetare vitet e munguara të cilat mund të derdhen njëherësh ose të ndara në periudha të caktuara. Në rastet kur këto kontribute të munguara derdhen njëherësh për një ose shumë vite, aplikuesi përfiton edhe zbritje të shumës që duhet të paguajë duke nisur nga 1.5, deri në 6 për qind të kostos totale. Bashkangjitur shkrimit do t’i gjeni të detajuara të gjitha llojet e përfitimit që kjo skemë lejon, si dhe kushtet që duhet të plotësohen për të siguruar pensionet më të larta.

Ligji përcakton që nga kjo skemë mund të përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Përfitojnë të gjithë ata persona që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm ata që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre, si dhe kur nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, sipas rastit, është përfitues i pensionit bazë të pleqërisë, pensionit të pjesshëm të pleqërisë, pensionit të reduktuar të pleqërisë, pensionit të invaliditetit, si dhe pensionit të pjesshëm të invaliditetit. Ndërsa personi i siguruar për vitin korrent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin maksimal, sipas llogaritjeve është përfitues i pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë, si dhe dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë. Gjithashtu, skema e sigurimeve vullnetare lejon edhe përfitimet familjare, sipas rasteve kur përfituesi plotëson kushtet e përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore.

Fushat që mbulon sigurimi vullnetar

Katër janë fushat kohore që klasifikohen si pjesë e skemës së sigurimeve vullnetare për të përfituar pension maksimal ose pension bazë në rastet kur personi përkatës për arsye të ndryshme nuk është më pjesë e skemës së sigurimeve të detyrueshme shoqërore. Konkretisht sigurimet vullnetare mund të derdhen për vitin korent, sigurim vullnetar për periudha të kaluara, për më shumë të ardhura, si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

Kategoritë që mund të paguajnë sigurimin vullnetar për më shumë të ardhura?

Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korrent.

Shuma që duhet të paguhet për sigurim vullnetar për pensione më të larta

Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6 për qind, pra është sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore  18 295 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6 për qind, pra sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, çka do të thotë sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë. Duke derdhur sigurime vullnetare për pensione më të larta mund të përfitohet pension bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, si dhe pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

Sigurimi vullnetar për vitin korrent

Sigurim vullnetar për vitin korrent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:

Kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension

Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm

Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi

Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar

Masa e kontributeve që derdhen në skemën vullnetare për vitin korrent

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3952 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore, 18 295 lekë x 21.6 për qind. Për pagesat paradhënie aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje deri në 6 për qind mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar, si dhe 3 për qind mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

Përfitohet zbritje 1.5 për qind mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korrent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 3952 lekë, deri në pesëfishin e saj. Duke derdhur sigurimet vullnetare për vitin korrent aplikuesi mund të përfitojë pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe ato familjare sipas përcaktimeve ligjore të detajuara në ligjin e sigurimeve shoqërore. Krahas këtyre përfitimeve bazë të përmendura me përfshirjen në skemën e sigurimeve vullnetare aplikuesi mund të bëhet përfitues i pensioneve më të larta se sa niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare.

Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.

Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

Masa e kontributit që derdhet për të siguruar periudhat e kaluara

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me Vendim të këshillit të Ministrave për degën e pensioneve).

Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 3 952 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 18 295 x 21.6 për qind. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje. Shembull: Shtetasi A.D. ka gjithsej 15 vjet periudhë kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t’i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi A.D do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre vjeçare.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:

Vjetërsi pune, e cila ndikon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit

Në këtë fushë kanë të drejtë të përfshihen të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit. Ky sigurim bëhet nga të vetëpunësuarit vetëm për vitin korrent.

Përfitimet në këtë kategori kanë të bëjnë me paaftësi të përkohshme në punë.

Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme në punë fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës.

Procedura që ndiqet për derdhjen e sigurimeve vullnetare

Personi i interesuar paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentet përkatëse që kanë të bëjnë me fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon, fotokopje të letërnjoftimit elektronik. Nëse personi i interesuar bie dakord për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

Duke disponuar këtë “Urdhër veprim” personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar). Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar ose të hapë librezë të re nëse nuk ka

Pranvera Kola November 30, 2012 15:43
Komento

3 Komente

  1. MIRUSHE CAPI November 17, 11:49

    KAM IKUR NE VITIN 1993 EMIGRANTE NE ITALI DUA TE PAGUAJ TE PAKTEN 5 VITE A MUNDEM DHE SI FLM

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*