Sihariq: Një akademik zgjohet nga gjumi letargjik!

December 13, 2017 12:47

Sihariq: Një akademik zgjohet nga gjumi letargjik!

Safet N. Ramolli

Më 28 nëntor 2017, gati gjashtë shekuj pas ngritjes së Flamurit Kombëtar në Krujë nga Skënderbeu, 105 vjet pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë nga sundimi gati pesëshekullor osman dhe 73 vjet pas çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, një akademik shqiptar i mirëfilltë i  fushës së historisë, pohon në një të përditshme shqiptare se çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit e huaj italianë dhe gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore është bërë midis datës 28 dhe 29 nëntor 1944.

Duhet pohuar termi “Sihariq!”, sepse “akademiku” në fjalë, së paku nga viti 1990 e në vijim, (në unison me Partinë Demokratike dhe simotrat e saj) pati pohuar me zëplot dhe me vullnet “të admirueshëm” se Shqipëria është çliruar më 28 nëntor 1944 dhe se data e caktuar, 29 nëntor 1944, është politikisht e ndikuar dhe e imponuar nga politika serbe e Titos, për të patur një datë të përbashkët me Jugosllavinë, me synim për ta përdorur si një argument më shumë në favor të tezës së shndërrimit të Shqipërisë në një Republikë të Shtatë të Ish-Jugosllavisë.

“Akademiku” shqiptar mban një mbiemër politikisht të nënvizuar skajshmërisht midis të djathtës dhe së majtës, çka nuk duhet të jetë e pranueshme nga sfera e shkencës, e cila duhet të jetë përfundimisht e distancuar nga politika dhe plotësisht në shërbim të shkencës, si një argument dhe zë i fuqishëm i saj.

Për datat historike 28 dhe 29 nëntor 1944, por edhe për të tjera, në politikën shqiptare, rrjedhimisht edhe në fushën e dijeve shkencore, letrare, deri edhe të artit e sportit, të cilat fatkeqësisht janë inkuadruar dhe rreshtuar si “metastaza” famëkeqe të politikës, ka patur pozicionime për rrjedhojë edhe debate dhe reflektime, krejt të kundërta dhe të pabazuara në fakte historike.

Njëra palë ka pranuar dhe pohuar se Shqipëria është çliruar më 28 dhe jo 29 nëntor, ndërsa pala tjetër, ka këmbëngulur se 28 nëntori i vitit 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë nga sundimi pesëshekullor osman, rrjedhimisht edhe si Dita e Flamurit Kombëtar, ndërkohë që 29 nëntori i vitit 1944 është Dita e Ҫlirimit nga pushtuesit italianë fillimisht dhe atyre gjermanë më vonë.

Historiografia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit XX, edhe pse e politizuar qartësisht, është shprehur se datat 28 dhe 29 nëntor, edhe pse janë pranë njëra-tjetrës si data, janë krejt të ndryshme në përmbajtje: e para ka të bëjë me 28 nëntorin e vitit 1912 kur Kuvendi Kombëtar në Vlorë shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, kurse 29 nëntori 1944 ka lidhje të drejtpërdrejtë me datën e çlirimit nga pushtimi italo-gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo palë e mbështeste këtë vendimmarrje politike mbi bazën e dokumenteve të zhvillimit të situatave gjatë luftës për çlirimin e vendit, por edhe të dokumenteve që vinte në dispozicion pala pushtuese, përkatësisht ajo gjermane.

Ata, që ishin pjesë aktive e forcave të armatosura shqiptare, të epitetuar “Ushtria Antifashiste Nacional-Ҫlirimtare”, me veprën e tyre të dokumentuar në vijat e luftimit dhe të nënshkruar nga pjesëmarrësit e kësaj lufte me gjakun e tyre dhe të shokëve e shoqeve të rëna në luftën për çlirim, patën pohuar me zëplot se lufta për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj përfundoi më 29 nëntor 1944 me çlirimin e Shkodrës, qytetit të fundit shqiptar.

Qazim Kapisyzi, komandant i forcave partizane në krahinën e Shkodrës, shumë herë, por sidomos në pragfundin e jetës së tij, pati pohuar se ushtarët e fundit pushtues u larguan tej kufirit shtetëror shqiptar më 29 nëntor 1944. Duke marrë shkas nga polemika e pakuptimtë politike shqiptare sa i përket këtij problemi, atasheu ushtarak i Gjermanisë, midis viteve 1998- 2000 (në se ka të interesuar për datën e saktë mund t’ua vë në dispozicion, S.R) është shprehur qartësisht, se sipas kronikave të ngjarjeve, (unë e pohoj me përgjegjësi se ato janë plotësisht të sakta, të aplikuara jo vetëm në kohën e Perandorive të Lashta, por edhe më vonë deri nga vitet 1990 në vendin tonë, S.R), ushtarët e fundit gjermanë janë larguar tej kufijve shtetërorë shqiptarë nga Shkodra më 29 nëntor 1944.

Edhe shumica e historianëve shqiptarë i janë bashkuar këtyre argumenteve, duke pohuar personalisht dhe në materiale shtetërore dhe tekste shkollore, se çlirimi përfundimtar i Shqipërisë nga pushtimi i huaj gjatë Luftës së Dytë Botërore, është realizuar më 29 nëntor 1944. Por, një pjesë e historianëve, ndoshta të “urdhëruar” politikisht, çuditërisht për gati 73 vjet i janë përmbajtur tezës politike se Shqipëria është çliruar më 28 nëntor 1944. Tashmë, që Akademia e Shkencës është deklaruar “si një e vdekur e pakallur në dhé” këta akademikë dhe shkencëtarë, çuditërisht e marrin kthesën jo “me timon makine por me levë traktori”, pra 90 gradë menjëherë, çka shkenca nuk e pranon plotësisht.

Akademiku në fjalë dhe, ata që kanë të njëjtin mendim me atë për datën e çlirimit, por edhe Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë në përgjithësi, kanë patur tagrin e plotë që të unifikojnë mendimin jo vetëm për këtë datë, por edhe për probleme të tjera madhore. Një çështje mjaft e diskutueshme p.sh. ka qenë ajo kur në vitet 2009-2010, Akademia e Shkencave e Maqedonisë nxori nga shtypi Fjalorin Enciklopedik të Maqedonisë, përmes të cilit injorohet pa asnjë argument bazë autoktonia e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni; mohohet përkatësia shqiptare e disa figurave madhore si Pjetër Bogdani, Skënderbeu, Nënë Tereza etj., ashtu sikurse shqiptarët shiten fare “lirë” në treg duke i konsideruar ata ardhacakë, njerëz të malit dhe pa identitet etj. etj.

Akademikët shqiptarë nuk u ndjenë për këtë lajthitje dashakeqe të kolegëve të tyre të përtej kufirit, sepse ishin në “gjumë letargjik”, ishin të paaftë dhe u mungonte kurajo profesionale të përballeshin me këtë të keqe jo të vogël për kombin shqiptar. U desh ndërhyrja energjike e ndërkombëtarëve, veçanërisht e SH.B.A-së, Anglisë etj. që Shteti Maqedonas të shprehej, se do ta rishikonte këtë punim, që cenonte interesat e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe marrëdhëniet e fqinjësisë.

Fatkeqësisht, jo vetëm tej kufirit shtetëror, por edhe në territorin brenda kufijve shtetërorë të Shqipërisë ka patur mendime, qëndrime dhe veprime që cenojnë interesat kombëtare dhe unitetin e popullit. Në Shqipëri ka patur mjaft botime, edhe nën siglën apo kujdesin e drejtpërdrejtë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të cilat janë jo vetëm “anemike” në përmbajtje, janë skajshmërisht të politizuara partiakisht, por janë edhe zëdhënëse të inferioritetit akademik ndaj fuqisë së politikanëve apo shtetarëve.

Nën siglën e Akademisë së Shkencave është botuar Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i cili vetëm emrin ka të tillë, sepse është me vite – dritë larg së qënuri i tillë. Disa vite më parë, sipas “shpikjes” allashqiptare të teksteve alternative për sistemin shkollor, u botuan tekste me të meta në përmbajtjen shkencore, por edhe të mbingarkuar me politizime partiake.

Një i tillë, që nuk la shije të mirë dhe që u bë objekt debati jo vetëm i politikës, por edhe i disa studiuesve është “Historia e Shqipërisë 12”. Në thelb ai rezulton skajshmërisht i politizuar partiakisht, duke u pozicionuar skajshmërisht në një krah të politikës, pikërisht të asaj që përbënte shumicën atë mot. Në këtë tekst, krejt padrejtësisht, ngjarjet e vitit 1997, të cilat çuan në shpërbërjen e shtetit dhe të institucioneve të tij, në hapjen e burgjeve dhe lirimin e atyre që kishin probleme me drejtësinë, në hapjen e depove të armatimit dhe armatosjen e popullit, çka përbën burim të fuqishëm kriminaliteti, në humbjen marramendëse të kursimeve, dhe jo vetëm, të popullit, klasifikohen si “rebelim komunist”, i ideuar dhe drejtuar nga partia në minorancë, e cila abuzoi (gjithnjë sipas autorëve të tekstit) me marrjen e të tatëpjetës së firmave piramidale etj.

Viti 1997, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt është klasifikuar me të drejtë si “vit i mbrapshtë”, si “fenomeni shqiptar” etj. Këto ngjarje janë kualifikuar nga vendasit dhe të tjerët, si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që administronin vendin dhe popullin atëmot, ndërkohë që autorët e tekstit, kreun e shtetit shqiptar të kohës e klasifikojnë si “hero dhe shpëtimtar të Shqipërisë”. Nuk e di se si e ndjejnë veten autorët tashmë njëzet vjet më vonë, kur ish-kreu i shtetit, jo më larg se 11 dhjetor 2017, në ceremoninë e 27-Vjetorit të themelimit të PD, pohoi me zëplot se më 1997 PD gaboi me firmat piramidale.

Po në këtë tekst, ngjarjet e 13-14 shtatorit 1998, kur u sulmuan me të gjitha llojet e armëve institucionet e shtetit shqiptar dhe u plagosën brenda institucioneve si mbrojtës të tyre, 13 efektiva të Gardës së Republikës, ashtu si disa drejtues partish nga Televizioni Shtetëror Shqiptar pohuan gjithë entuziazëm se “shteti ra”, klasifikohen si shprehje e revoltës popullore pas vrasjes së deputetit të PD, të ndjerit Azem Hajdari.

Pra, sipas logjikës së autorëve të tekstit, sa herë që mund të ketë ndonjë vrasje, qoftë ajo edhe e drejtpërdrejtë politike, dikujt apo shumëkujt mund t’i jepet e drejta të dhunojë përmes sulmit të armatosur institucionet e shtetit! E habitshme kjo logjikë dhe ky trajtim i çështjes. Pra, “historianët” në fjalë, nuk kanë bërë as më shumë e as më pak, veçse zëdhënësin e zellshëm të partisë politike, së cilës i janë përbetuar për besnikëri.

Vetëm në kohën e sundimit monist në Shqipëri, në Kinë, në Vietnam, në Zimbabve e gjetiu tjetër, i ngriheshin përmendore dhe monumente drejtuesve të partisë, qoftë me emrin Enver Hoxha, Mao Ce Dun, Ho Shi Min apo ndonjë tjetër, në të gjallë. Drejtuesit e shtetit i gjykon dhe vlerëson, sidomos, e ardhmja, e tashmja “u kreh bishtin, u fshin këpucët dhe u shkund pluhurin” sipas interesave të çastit.

Akademia e Shkencave në përgjithësi, dhe disa akademikë në veçanti, këtë baltosje të së vërtetës, e kanë konsideruar mirëfilli si shkencë, turpin e kanë quajtur nder, dhe vesin e keq e kanë klasifikuar si shembull morali. Ata kanë qenë në përgjithësi në “gjumë letargjik” dhe me sa duket paska ardhur koha, të marrin kthesën duke u zgjuar prej tij. Ashtu qoftë! Amin!

 

 

December 13, 2017 12:47
Komento

6 Komente

  1. BUTRINTI December 13, 14:48

    PO , i nderuar Z. Ramolli por akademistet tane jane ne nje gjum te thelle. Mjafton tu drejtohesh atyre rreth themelimit te Butrintit te cilin e kane bere fakt te kryer se eshte bere nga greko–helenet , kur asnje prej autoreve te lashte helen nuk e ka pretenduar nje gje te tille. I vetmi autor helen qe e ka vizituar Butrintin para pushtimit romak ishte Hekateu i Miletit i cili e percakton qarte si nje qytet te trojeve dhe popujve Kaon. te tjeret jane shume te vonshem . Dhe perderisa Hekateu e perfshin midis qyteteve qe u rekomandon tregetareve helen per te hyre ne mardhenie tregetare me te kuptohet qe vizitat e flotave tregetare ketu ishin ndoshta te pa perfilleshme l.M.Ugolini qe drejtoj Kerkim -zbulimet arkeologjike ne Butrint referuar gjetjeve arkeologjike do te shkruaj : –se flota tregetare e Butrintit i ka rrahur brigjet e Adriatikut, Jonit eMesdheut shume shekuj apo mijevjecar para se te lindnin ato te heleneve e te romakeve. Gjumi i ketyre akademisteve ka bere qe te shkruhet e thuhet se Butrintin e themeluan helenet duke ju rreferuar urbanizimit te tij modern per shek e III i cili eshte apo perputhet me me te perparuarit e atyre moteve. keta jane akademistet tane . cfar te besh ?

    Reply to this comment
  2. Arber I December 13, 16:39

    Safet N. Ramolli (nese ky emer nuk eshte pseudonim), ti qenke njeri pa karakter, i pafytyre dhe megalloman. Per mendimin tim, gazeta DITA ka bere nje gabim te rende qe te ka lejuar ty te shkruash sipas parimit te poshter: hidh gurin e fshih doren.” Se pari, ti nuk e permend me emer “historianin” qe ti gjoja e “kritikon”; se dyti, nuk permend emrat e autoreve te tekstit “Historia 12”; se treti, shpif ne lidhje me reagimin energjik te Akademise se Shkencave te Shqiperise ndaj Enciklopedise Maqedonase; se katerit, shpif kunder Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ne tre vellime (2008-2009 pasi ajo veper dinjitoze eshte veper e qindra studiuesve qe perbenin ajken e intelektualeve shqiptare te kohes, shume te ekuilibruar dhe shume te nderuar per patriotizmin dhe dinjitetin shkencor. Pikerisht ne ate veper madhore, te cilen ti nuk ke marre mundimin te lexosh asnje rresht, dita e Clirimit te Shqiperise nga pushtuesit nazi-fashsite eshte argumentuar shkencerisht se eshte 29 Nentori 1944. Por ti qenke njeri i pafytyre!

    Reply to this comment
  3. demo December 14, 00:09

    28 apo 29 eshte skuthlleku i malokut arixhofke..Po te ishte burre malsie,duhej te thoshte 29 nuk eshte e jona,eshte e serbit.28 nentori i Ismail Qemalit eshte i shqiptareve.

    Reply to this comment
  4. Onkezmi December 14, 04:15

    Me ngaxmoi shkrimi i mesiperm me emrin Butrinti,qe nuk i heq asnje presje,po do te shtoja se ne murrin prej gurresh te medhee para se te shkosh ne kala,jane te shek 9-8 p.eres.sone (Arkeologu A.Nanaj pasi dokumentoi kete,ne nje udhetim ne Greqi me makinen e tij u perplas nga nje makineri e rene helene ne mal,dhe vdiq.Ne vendin e tij lindi heshtja,sikur te qe nje qen e jo Prof.dr.i nderuar.Heshten dhe koleget e tij,por dhe akademia)Lind puetja:Pas nje krimi,fshihet nje e vertete ?

    Reply to this comment
  5. Baxhanaku December 16, 00:02

    Historiani, i bere akademik i famshem nga saliu,pasi i sherbeu per te goditur Nolin dhe per te mburrur zogun,pasi i quajti shqiptaret qe kane zbritur nga malet…beri per te fituar lek,tekstin e kl.12 shoku Akademik Beqir Mete.

    Reply to this comment
  6. MH December 17, 16:08

    Mjere ai vend qe nuk shqitet nji sekonde nga e verteta e clirimit te atdheut me daten 29 nendor 1944 nga nazifashiztet me kuislinget tradhetaret e kombit.Boll me keto budallalleqe skandaloze ju te krimburit e qelbur te atdheut qe Nishani ju dekoroi edhe me medalje nderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*