Sikur opozita t’u blinte ushqim të moshuarve. Kurse ai me tuta i Surelit…

March 18, 2020 19:10

Sikur opozita t’u blinte ushqim të moshuarve. Kurse ai me tuta i Surelit…

 

Nga Edona Llukaçaj

 

Kur Shqipëria ndërronte sistemin, veshi nisi të më kapte një mori emra partish në bisedat e të rriturve. Me mendje fëmije mundohesh t’i jepja kuptim gjithçkaje që po ndodhte përreth dhe si duket, e paqartë, pata pyetur të ndjerin babin tim: “Ne…me cilën parti jemi?”.

Prisja që vetullat t’i ngryste, siç bënte kur kurioziteti e pabindja fëminore i kalonte caqet, ndëshkim i një burri zakonisht të heshtur. Por më tha atë që ndër vite ma kujtoi shpesh, herë me të njëjtat fjalë e herë me të tjera këshilla, si baba e si mik: “Ne jemi me partinë e atyre që duan punën dhe punojnë fort”.

Jam munduar të jetoj në përputhje me këto fjalë të një babai që, jo vetëm në kohë krizash, vinte theksin te puna e ndershme dhe e përkushtuar dhe te aftësia. Në botëkuptimin tim, e kam pasë edhe kriter vlerësimi.

Këto kohë të çmendura me armiq të padukshëm që na kanë rrethuar nga katër anët, kam ndjerë mirënjohje të thellë për mjekët, infermierë e çfarëdo punonjësi të fushës në betejën me të panjohurën; a secilit, prej furrtarit deri te nënpunësi i bankës, që i duhet të vazhdojnë të kontribuojnë për të mbajtur në këmbë sistemin, i cili minimalisht po zvarritet, ndërsa e ardhmja mund të jetë e zymtë.

Si shumë prej nesh, në bazë të kriterit të aftesisë dhe përkushtimit, jam ndjerë e velur nga politika që teksa ulëret se nuk kemi frikë, në fakt, përhap panik e paqartësi me mënyrën se si menaxhimi i krizës po ndërmerret.

Padyshim që kufizimet, që edhe mund ta kenë kaluar masën, ishin të nevojshme. Duke marrë parasysh mungesat reale në sistemin tonë shëndetsor, përtej investimeve flluska ndër vite, që dukshëm paskan qenë të pamjaftueshme, masat drastike të vetëizolimit të detyruar janë një zgjidhje e shpejtë dhe e pashmangshme për çdo pushtetar të zënë gafil nga virusi.

Nuk vlen t’i referohesh kryeopozitarit që përdor paaftësisht çdo krizë. Përpjekjet e tij në luftën për pushtet, si një mik Shkodre thoshte, i ngjajnë atyre qaravitjeve të Mahidevran përballë çdo lëvizjeje të Hyrremit te “Sulltani i Madhërishëm”, një prej shumë telenovelave turke që po i marrim në doza të larta si anti-stres teksa rrimë të kyçur.

Përtej çdo shakaje, doza e së cilës në kohë krize mund të jetë me pak e kontrolluar, vërtet çfarë po bën opozita? Përveç shfaqjeve karantinore, a thua nuk i kishin përkrahësit e saj aq fonde sa të blinin online maska e t’ua shpërndanin falas atyre të moshuarve pa përkrahje që i bënë çamçakëz? Po dy trasta ushqime sa për t’i evituar daljet, do ishin mbingarkesë?

Por ai që, faktikisht, zhgënjen sërish është ky i “një milion shuplakave”; qasja e  tij arrogante bëj si dua e nuk pyes për njeri, se jam vetë komandant i luftës time, sepse kam bërë zborin në Mamurras e atje jam bërë superhero, se ju bëni mirë të më bindeni, se përndryshe…

Qasja se ju mjeranë që ju kap koronavirusi i ri duhet të më dëgjoni veç mua e asnjë tjetër, sidomos jo mediat, ekspertët, apo ata që guxojnë të mos bien dakord me mendimin tim, paçka se unë dje kam vendosur t’ju lë pa informacionin që mund të jetë vital, sot do t’ ju jap informacion të sheqerosur për të mos bërë panik.

Nuk ka mikrob më vdekjeprurës se padija. Por kjo është ajo mendësia që tall pamëshirshëm teksa i mëson popullit “zhuls” si të lahet, kur të ushqehet e si të stërvitet me metoda bashkëkohore në kushtet e shtëpisë. E meqë gjithçka kështu duket nën kontroll, mund të bëhet edhe ndonjë video instruktuese gatimi apo mënyrash inovative për përgatitjen e maskave me mjete rrethanore.

Ndoshta do i shërbenin disi përpjekjes për të na bërë të harrojmë se, ndonëse u patën shprehur në mënyrë të përsëritur se ishin gati për të gjithë skenarët e përhapjes së koronavirusit, kemi një prej përqindjeve më të larta të infektimit të mjekëve në raport me numrin e të infektuarve.

E kjo ngre pyetjen se për këta që “po bëjnë punë të shkëlqyer” a e kishin marrë mundimin të përgatisnin ndonjë copë strategjie për t’i mbrojtur të paktën bluzat e bardha, simbolikisht ushtarakët me grada të kësaj lufte?

Prandaj duhen me patjetër edhe ca dalje bombastike me tuta, që padyshim “do bëheshin virale”, për të dhënë mesazhin se po e luftojmë të gjithë në të njëjtën llogore armikun e për të hequr vëmendjen nga problemet e padresuara apo pyetjet llogjike.

Duhet që heshtja të mbulojë të vërtetat e tipit se mund të jenë testuar gjithsej më pak se 1% e 75 000 personave që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë qëkur pandemia u përhap në vendin fqinj. E të testuarit, sigurisht, nuk janë të gjithë udhëtarë.

Duhet të mos e mendojmë se të paktën dy nga ata që kanë rezultuar pozitivë kanë qenë në të njëjtin avion dhe nuk e dimë nëse bashkëudhëtarët e tyre minimalisht janë kontaktuar për kujdes të shtuar.

Kemi marrë me mend se ata që kanë rezultuar pozitivë në vend janë introvert, se ndryshe nuk do kishin kontakte kaq të limituara. Nuk duhet të na shkojë në mend se ndoshta në gjurmimin e rasteve kanë qenë që të pazotë ose thjesht selektivë.

Nuk duhet të besojmë se po pritet evidentimi i rasteve nga simptomat, pasi kanë arritur gradën 3 apo 4 të sëmundjes, nga vetë qytetarët në shtëpi e që do telefonojnë 127 e po i ndihu fati edhe asistohen.

Prandaj duhen dalje më sensacionale “të kultit gjitholog”. Përndryshe, mungesa e tyre mund t’i hapë rrugën mediave të venë pikëpytje e të ngrenë pyetje, si ia kërkon profesioni. Pyetje mbi rezultatin e angazhimin real të liderit për ta përballuar këtë situatë, mbi ekzistencën e një plani post-izolim, pyetje për të mësuar të vërtetat e asaj që po ndodh.

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 18, 2020 19:10
Komento

36 Komente

  1. TS March 18, 18:51

    Sh sakte pjesa per mjeket, sh logjike. Vertete pse jemi me numrin m t lartë të mjekve të infektuar??

    As këtë nuk e parandaluam dot?

    400.milion euro koncesione dhe të na sëmuren mjekët për mundesë veshjesh e maskash??

    Po është për të ulërirë ore

    Dhe i lexuat sot c thoshin??

    Pasi e shitën si histori suksesi maskat e skaduara, tani i kërkojnë personelit shëndetësor t’i qepin vet maskat në kushtet e shtepisë, duke përdorur çarçafë apo garza.

    Kanë shtatë vjetë që bërtasin se po bëjmë shtet dhe është dashur Covid-19 që mbretin e rilindjes ta nxjerri lakuriq.

    Reply to this comment
  2. Aladini me Eskortë March 18, 19:22

    Shqipëria ka 30 vjet diletantizëm në pushtet.
    Nga shiu në breshër përherë
    Këtyre politikanve tanë edhe 1 miliard tua bësh rrogat sërish do dlshtojnë.
    Para se t jenë hajdutë, janë të paaftë, kaq dinë.
    Edhe ne si popull jemi ende parapopull.
    Me këtë lemeri që na kanë parë sytë këto vite dhe vazhdojmë i lejojmë vetes luksin të zgjedhim në krye doktora dhe sportistë piktora.
    Për më tepër narcistë me ego të sëmurë.
    Nuk njeh gjeografia e Europës kryeministra që dalin nëpër llogje televizive cdo ditë e cdo javë si në Shqipëri

    Reply to this comment
    • ? March 18, 21:26

      30 vjet diletantizem ne pushtet??? Jo mor mik e ke gabim, Shqiperia ka qysh ne 1944 me diletantizem, xhailizem, interespersonalizem, hajdutizem ne pushtet. Prandaj lene ate 30 vjetshin dhe thuaj 76 vjet. Me nje fjale 30 vjete jane te eskortes se 46 te tjerat jane te Aladinit.

      Reply to this comment
      • Flamuri March 18, 22:26

        Jo more “pikepyetje nuk ke pune me shtetin e para 90-tes qe quhej socialist,se ishte shtet per se mbari!
        Ai shtet e krijoi Shqiperine nga hici,e gjeti pa shkolla,pa drita,pa uje te pijshem,pa rruge,pa hekurudha,pa miniera,pa fabrika,uzina e kombiunate,pa ushtri,pa universitete,pa pyje,pa arsim e shendetesi moderne,te gjitha falas per te gjithe,pa teatro,estrada,opera,pa universitete,pa hidrocentrale,pa stadiume etj,etj dhe i krijoi te gjitha vete me djersen e popullit ku te gjithe vertet ishin te varfer,por nuk njihej as si fjale korrupsioni,depresioni,droga,prostitucioni dhe njeriu trajtohej si njeri e jo si skllav!
        Ndersa pas 90-tes gjithcka u grabitr,u shkaterrua ne emer te parulles kriminale te luftes kunder komunoizmit,qe ne fakt ishte lufte kunder popullit shqiptar!
        Kaq besoj mjafton,qe ju kelyshet e reaksionit antishqiptar te bindeni se Shqiperia pas 90-tes jo vetem qe nuk shkelqeu,por shkoi 100 vjet prapa,pa asnje shprese rimekembjeje!

        Reply to this comment
        • ? March 19, 03:01

          O Mul(t)i, po i ngaterron pak gjerat, une nuk thashe qe Shqiperia shkelqeu pas 90s, perkundrazi, thashe qe edhe para 90s ishte njelloj mut. Ato perrallat qe nuk te kane ikur akoma nga truri i ke me te jetuar, apo t’i ka treguar gjyshi. Jo per gje se nuk eshte puna qe te gjithe ishim te varfer, qe t’i biesh drejt duhet te thuash qe po vdisnim nga uria, se perndryshe perse do te merrnin arratine nje milion shqiptare me rrezik jete, neper ambasada, e neper malet e Greqise apo neper karakatinat e flotes tregtare shqiptare drejt Italise? He mo Flamur qe valon nga pordhet, a me jep dot pergjigje per keto apo do te me prrallisesh per shkolla e per spitale te babqemos qe vinin era shurre?

          Edhe nje gje tjeter, e kush te tha qe socialist do te thote per se mbari? N’gjum e pe ti?

          Reply to this comment
          • Flamuri March 19, 11:18

            E more pikepyetje kellire!
            Ne 90-ten iken me pak se 20-30 mije vete,ndersa edhe sot kane ikur nga Shqiperia pa pushim me qindra e mijra shqiptare!
            Vetem vitin e kaluar aplikuan per llotarine amerikane rreth 400 mije shqiptare gje qe do te thote se pervec politikaneve,hajduteve dhe krimineleve te gjithe duan te ikin nga ky vend se nuk shohin asnje te ardhme per femijet e tyre!
            Leri pordhet me politike,o gomar pa samar,por ne socializem shendetresia ishte ne nivel te larte dhe gjithmone ne sherbim te te gjithe popullit!
            Atehere ishte gjithcka falas,vizitat,analizat,mjekimi,shtrimi ne spital etj dhe askush nuk te tregonte privatin apo mungesen e reagenteve sic bejne sot!
            Ne farmacite e spitaleve kurre nuk mungonin ilacet,se nuk beheshin tendera korruptive,qe as tani ne fund te marsit nuk ka reagente ne spitale per tiroiden se nuk eshte bere tenderi etj!
            Mos derdellit per gjerea qe une i kam provuar ne kurriz,ndersa ti i ke me te degjuar babain tend burgaxhi!
            Atehere,o plehre antishqiptare mjeku,onfermieri,mamia etj ishin prane njerezve,deri ne fshatin me te larget,ashtu sic shkoi drita,uji,farmacia etj!
            Ndersa sot ushqimet,pastrimi,larja e teshave,blerja e barnave,ruajtja e objekteve,sterilizimi i seteve kirurgjikale,laboratoret e analizave etj ,qe dikur i kryente shteti me kosto shume te ulur,sot u jane dhene privateve me PPP qe fitojne qindra milione euro ne vit!
            Harxhoj kohen kot me ty o gerdalle antishqiptare se ti gjykon si ca femije qe justifikohen ndaj njeri tjetrit se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend!”
            Hyyyy plehre ballisto-zogiste i kthyer ne rilindas pederast!

          • ? March 19, 13:52

            O Flamut, e shof qe te qeka betonizuar truri dhe sahati te ka mbetur te kongresi i 4 i Partise se Pidhit te Sateme. Edhe une harxhoj kphen kot me nje idiot te certifikuar. Vazhdo na sill ndonje faqe nga veprat me rrena te Enver Bythes.

          • Pali Miska karrocieri March 22, 08:56

            Ketij flamutit i paska pjerdhur enveri ne koke me kohe, nuk ka spital qe e merr persiper.
            Obobobo ku jemi katandisur me skllever muzhike te tille

  3. mali March 18, 19:36

    Kjo foto na ngjall besimin qe do ta mundim Coronen.Kemi komandante plot optimizem dhe kjo eshte gje e mire ne lufte.

    Reply to this comment
  4. Loni March 18, 19:57

    Flori e kullume, ma Shqip e Realisht nuk ka, me burrni!
    Ka ârdh sahati me ndrru teshat me gjini t’brisht prz! ‍♂️⭐

    Reply to this comment
  5. Ladi March 18, 20:40

    Do zoti dhe nuk eshte e vertet. Poor nqs ky fars mbi njerzimin, eshte krijuar nga personat, grupet, shtet, apo kushdoqofte, per mua dhe jo me pak se 99% te gjykimit mbareglobal, jane antinjerzor dhe antizot. Si mund te luhet kaq rende me jeten e njerzeve, kur vete natyra i mbron ne te gjitha dimensionet e saj!? Si guxoni te dilni ju antinjerez dhe antizot me krijesa te pa dukshme artificiale, tu merrni jeten, pasi deri tani i keni shfrytezuar dhe varferuar deri ne palce per interesa tuajat!!???? Nqs sdo mundet tju ndeshkoje njeriu i thjeshte dhe i urte, shume shpejt te jeni te bindur se do tju ndeshkoje zoti. Edhe shkenctaret me te medhenjt qe njeh shkenca deri me sot, i druheshin antinjerzeve, pasi çdo zbulim, keta kavie, do ti perdorin ne dem te njerzeve dhe jo ne te mire te tij. Historikisht jane rrjepur per se gjalli popujt, por kjo e fundit ishte nje maskarallek me dimension apokaliptik. Do ndeshkoheni domosdoshmerisht nqs jeni autoret e kesaj masakre qe po merr jete njerzish dhe qe po traumatizon mbar njerzimin.

    Reply to this comment
    • Ernest March 18, 20:41

      I emocionove..e preke anti-njerezit.. !!
      Po luften e pare bot, te dyten..etj.. a nuk e planifikuan po keta deri ne detaje..po bombat ne Japoni..eth..
      Paraja nuk njeh ndjenje njerezore or shoq..

      Reply to this comment
      • Ne delet March 19, 10:39

        OK Ernest,
        po mileti është mesuar te qahet e te lutet
        ( ‘bëjë Zot enderr!’ ‘zoti e do Shqiperine’, ka thon Sala I pari…)
        Mjere ne delet qe su beme dot burra!

        Reply to this comment
      • Po sikur te vere Drejtesi Corona? March 19, 10:51

        OK korcari, sakte.
        Po ky edvinVirusi Botnorpo knoqet, shyqyr me dul englenxhe, gezon. E qe ka rast te urdhnoje me dorë te hekurt, si liderr Botnor…
        Ditziu.
        Natyrisht,
        Tjetra qe benn shtetrrethim e shtrengon vidat, është qe t’i jape vetes alibine qe ky milet kazan nuk merr vesh ndryshe, e pra duhet shpall gjendje e jashtezakineshme.
        thaq Udbashi e hapi peten…
        Mirepo nxijne e sterrojne e ckermiten e ‘ jemi ne lufte’, hedhin tymse,
        kellira fatzeza me do shoke.
        Vente Drejtesi Corona! .

        Reply to this comment
  6. Virusi dhe pushteti March 18, 20:56

    Ky KM legen eshte bere gjitholog. Na bllokon me arrogance ne aktivitetin tone dhe tall bythen. Ne fillim na vuri ne dispozicion numrat e policise per te akredituar me nder mjetet per levizje. Imagjinoni AKREDITIM MJETI hajde terminologji hajde. Pastaj kur u bllokuan numrat nga thirrjet pafund nuk u shkoi mendja pafilleve qe njerezit duan te jetojne se nuk kane nje shtet ne dispozicion si KM thane shkruani me email. Shkruan email njeriu duke i besuar propagandes pergjigje fare. Pasi u bene nja 60 mije email sipas policit tek dera e drejtorise se Tiranes krijuan nje forme online e perkthyer keq ose e paperkthyer fare. Forma kishte 2 orare 6-8 dhe 16-17. Si i behet per ata qe punojne ne nje qytet tjeter. Zgjidhja eshte te shkruash tek email-i i djeshem. Epo mire shkruan njeriu email pergjigje leshte. Shkon ne drejtori te policise ata pyesin per email. U tregon email dhe i thone qe do tja dergojne konfirmimin me email. Konfirmim leshte. Si i behet me kete lesh pushtet ka njeri te ma tregoje.

    Reply to this comment
  7. Zgalem March 18, 21:10

    Ishte nje rastesi fatlume , qe ne keto dy ngjarje tragjike te Shqiperise,( termeti dhe corana ) , ne krye te shtetit u ndodh Edi Rama , nje menazher me talent,puntor pa sqime , shpirt artisti dhe human . Po te ishte ndonje tjeter , tragjedia do te ishte pa fund . Pervoja ka provuar se shtetaret para ardhes , i falnin tatimet , faturat dhe pasuri militanteve . Ne se ndonje prej tyre , do te kishte qene aksidentalisht ne vend te Rames , Shqiperia do te behej cope cope . Do t’i ngjante Gerdecit , 21 janarit dhe do te vidhej dhe aq pak flori sa ka mbetur . Zgalem

    Reply to this comment
    • Bela Napoli March 18, 21:19

      Shyqyr o Zot
      Do kishim vdekur pa të
      Ai dhe ata para tij janë kujdesur shumë për ne.
      Aq shumë sa nuk rrinim dot më në Shqipëri se na vinte zor, na i bërën borxh
      O shyqyr o zot të rroj sa malet, cfarë fati o nëne
      Marrtë nga ditët tona

      Reply to this comment
    • ? March 18, 21:52

      Zgalem, e vetmja gje qe me vjen per te thene tashti eshte:

      O Zot, po perse e ke bere kete Zgalemin Rrote Kari?

      Reply to this comment
      • Pali Miska karrocieri March 22, 09:04

        Oboboobo zgalem mavria, bythelepires personal i pushtetit dhe skllav muzhik i byrose.

        Prandaj jemi aty ku jemi, nga servila dhe idiote te tille jane me shumice
        Obobobo

        Reply to this comment
  8. Mandi March 18, 21:43

    qe kur erdhi ky qelbaniku tradhetar i djallezuar , te gjitha gjerat mbrapsht ne kete vend..i biri i kriminelit ca prisni o fshatare dembela te genjyer..

    Reply to this comment
  9. Zigur Qarri March 18, 22:01

    Fale zotit qe kemi Ramen KM se ky tope-babalja Lulushka eshte ku rafsha mos u vrafsha.

    Reply to this comment
    • ? March 18, 22:09

      Ziguro, nu te dija kaq shakaxhi mer qerrata, Fale zotit qe kemi Ramen KM? Na dhjeve gazit fare, dhe une nunk jam ai qe dhitet perher tu qesh.

      Reply to this comment
  10. Qytetar March 19, 01:28

    Cfare kerkoni saktesisht ju zo jusha.gazetare?
    A e dini ju qe jemi ne lufte??
    Jo vertetë dua te si, cfare kerkoni qe nuk i ndaheni Edi Rames te gjithe ju???

    Reply to this comment
    • YD March 19, 01:29

      Lajm i fundit: Fjala e Kancelares Merkel

      -Kërkund Zonja Merkel nuk thotë: kjo është luftë!

      -Ju lutem lexojeni dhe kujtoni njeriun që na thotë:
      Luftë, luftë, luftë!!!

      Fjalimi i kancelares Merkel drejtuar popullit gjerman.

      Zgjodha disa paragrafë, që kanë vlerë universale. Sepse kemi nevojë të dëgjojmë mesazhe të tilla, kudo ku ndodhemi nga liderët tanë.

      “Po ju drejtohem sot në këtë mënyrë të pazakontë, sepse dua t’ju flas si Kancelare në emër edhe të gjithë kolegëve të mi në Qeverinë Federale. Kjo është pjesë e demokracisë së hapur, që do të thotë se ne marrim vendime politike transparente dhe i shpjegojmë ato.
      Se ne justifikojmë dhe komunikojmë veprimet tona, që të bëhen të kuptueshme e të zbatueshme.

      Dua t’ju shpjegoj se ku jemi me epideminë aktuale, çfarë po bën qeveria federale dhe nivelet e shtetit për të mbrojtur të gjithë komunitetin tonë dhe për të kufizuar dëmet ekonomike, sociale dhe kulturore.
      Por, gjithashtu dua t’ju shpjegoj pse kemi nevojë për këto masa dhe si mund të kontribuojë secili nga ju.

      Synimi kryesor është ngadalësimi i përhapjes së virusit në rrugën e tij përmes Gjermanisë. Dhe këtu duhet të mbështetemi në një veprim, është ekzistencial: të mbyllim jetën publike sa më shumë që të jetë e mundur. Sigurisht, me arsye dhe gjykim, sepse shteti do të vazhdojë të funksionojë, patjetër, që furnizimi
      do të vijojë të sigurohet dhe ne duam të ruajmë sa
      më shumë veprimtari ekonomike. Por ne do duhet
      të zvogëlojmë gjithçka që mund të rrezikojë njerëzit, gjithçka që mund të dëmtojë individin, por edhe komunitetin.

      Unë e di se sa dramatike janë kufizimet: nuk ka më evente, nuk ka panaire tregtare, nuk ka koncerte dhe për momentin asnjë shkollë, asnjë universitet, asnjë kopsht fëmijësh, asnjë lojë në shesh lojrash nuk funksionon.

      Këto kufizime nuk kanë ekzistuar kurrë në Republikën Federale. Më lejoni t’ju siguroj: për dikë si unë, për të cilin liria e lëvizjes është një e drejtë e fituar një herë e përgjithmonë, kufizime të tilla mund të justifikohen vetëm me domosdoshmërinë absolute.

      Tashmë është shumë e vështirë për biznesin, kompanitë e mëdha dhe bizneset e vogla, për dyqanet, restorantet dhe punonjësit e lirë. Javët e ardhshme do të jenë edhe më të vështira.

      Unë ju siguroj se Qeveria Federale po bën gjithçka mundet për të qetësuar ndikimin ekonomik – dhe mbi të gjitha për të mbrojtur punësimin. Ne mund dhe do
      të përdorim gjithçka që duhet për të ndihmuar sipërmarrësit dhe punëtorët tanë përmes këtij testi
      të vështirë.

      Dhe të gjithë i garantoj se furnizimi me ushqim është i sigurt në çdo kohë. Edhe nëse raftet pastrohen për një ditë, ato do të rimbushen. Do të doja t’u thoja të gjithëve që janë jashtë në radha në supermarkete: nuk ka kuptim të blini për të patur stoqe. Por me moderim. Sjelljet sikur nuk do të gjendet më kurrë asgjë nëpër dyqane janë të pakuptimta dhe plotësisht të pasakta.

      Ne jemi demokraci. Ne nuk jetojmë nga shtrëngimi e kufizimi, por nga njohja dhe pjesëmarrja e përbashkët. Kjo është një detyrë historike dhe mund të realizohet vetëm së bashku. Jam absolutisht e sigurt se do ta kapërcejmë këtë krizë.”

      Reply to this comment
  11. KORÇARI March 19, 08:33

    Këto masa SHTETRRETHIMI kaq të Rrepta , tregojnë se sa të papërgatitur ishim si shtet për të përballuar gjëndje të jashtzakonshme.
    Jam shumë dakord me masa parandaluese por këto masa kaq të rrepta tregojnë që s’ishim gati dhe se SISTEMI YNË SHËNDETËSOR është për të qarë hallin.

    Reply to this comment
  12. Kaloresi i leshtelikes force e pare March 19, 16:42

    Keni pare?asnje shtet nuk ka vendosur bllokim te levizjeve,mbullje te sistemit arsimor,pra ato masa qe me i quajme shtetrrethim.vetem ne shqiperi infektohen mjeke.vetem ne shqiperi nuk kane masa mbrojtese.shume shume,ne itali ka disa mjeke te vdekur dhe te infektuar,asgje me rendesi.merkeli madje beri gabim qe mbylli shkollat.doni tu dergoj ndonje foto nga padova,ku njerezit jane te izoluar nga privimi i te drejtes per te levizur?lere,po shpifin edhe ndaj trump,se gjoja ka vendosur masa.po,ai “shalegjati”ka shkelur te drejtat e njeriut.eshte diktator. Vetem nje mund ta “shpetoje”shqiperine.ose luli,ose saliu,ose arta.zgjidhni njerin dhe vendoseni.shikoni se cbehet :-diktatori i kerkon shtetit diktator ndihme ndaj korones.absolutisht jo.vetem amerikes dhe europes.e keni pare si e ndihmuan italine?bollek dynjaja.vershuan ndihmat nga an e anes.pra ,luftoni per te drejten e levizjes se lire dhe jeni te fituar.e degjuat?edhe voltana kerkon shpallje emergjence dhe vete ngroh vezet.konkluzioni-te aftet e pd,lsi dhe aleateve te tyre te marrin drejtimin sa me shpejt.

    Reply to this comment
    • Zhapiku March 20, 11:37

      Kaloresi,
      si ne katundin tim qe ka per prezident Makaronin perveç magazinave dhe faramacive çdo gje eshte mbyllur.
      Biles po spate leje qarkullimi (printohet ne linje) merr 138 euro gjobe.
      Sa per covid-19 instituti i spitalit patollogjik te Marsejes ka gjetur vaksinen dhe po testohet tek ata qe jane infektuar dhe,rezultatet po priten me padurim.
      Por duhet ditur me saktesi qe me te ekspozuar dhe me delikatet karshi ketij virusi jane te moshuarit.Sic…
      sa per maskat dhe mjetet e tjera te mbrojtie edhe katundi im u gjet bythe zbathur,aq sa paniku ka pushtuar tere katundaret e katundit aq sa kane filluar te vjedhin maskat qe gjenden neper ambulancat apo qendrat sanitare.
      Ka mjeke te infektuar sepse ishin te zbuluar dhe te pa mbrojtur karshi ketij virusi pergjate nderhyrjeve te tyre tek tek te infektuarit rende.
      Ka personele mjeksore,infermjere,ndihmes infermjere qe jane po bythe zbathur per shkak te injorances dhe paaftesise se prezidentit makaron dhe qeverise se tij.
      Ndaj ide d’rama eshte vellai i tij binjak.
      po spati maska perdoret shalli dhe lahet çdo dite,po spati dizifektues duarsh perdoret leng limoni,po spati ilaçe perforcohet imuniteti me vaj ulliri+limon dhe zarzavate (sigursiht nqse ka),sepse sa me shume vitamina te kete organizmi aq me i forte eshte rezistenca e tij.
      edhe ne katundin tim jane boshatisur magazinat sepse njeriu majmun dhe dele bie kallup ne panik,dhe kush thote panik kupton manipulim dhe nenshtrim me anen e frikes.
      Ndaj mbroni pasurine tuaj me te shtrenjte qe jane gjysherit apo stergjysherit e juaj sepse jane me te ekspozuarit,”na hane buken” ndaj kerkojne sataniket ti shuajne nga faqia e dheut.
      Katundi im deri me tani me te prekurit jane ata me imunitet te dobet(qe kane kaluar semundjie te renda) dhe mosha madhore mbi 75 vjeç e siper,ndersa femijet jane larg kesaj fatkeqesie per fatmiresine e imunitetit te tyre,por prinderit si lejojne te afrohen me te medhenjte dhe puthjia eshte e pamundur.
      pra o majmune shqipetare ne kopeshtin zologjik ide d’rama mos u friksoni por merni masat me paraprake si per veten por edhe per famijjet e juaja sepse po i besuat dhe mbeshtesni shpresen tuaj tek regjimi satanik allbanez as qe do dilni nga kjo sketarre,aq sa po ja dalin te demtuarit nga termeti.Provat i keni te qarta mu perballe syve por zdini te shihni.
      Covid-19 thote jam ujku ju pellisni jo ti je gjurama.
      Delet majmuna dhe papagalle shqipetare,ktu ne katundin ku jetoj ka pleq nga 80 vjeç qe dalin ne rruge pa e çare me nderen ka dhe te rinj qe dalin (si robota) me maske dhe me doreza dhe rrine nga 5 metra larg.
      Ju puth me dashamiresi nga katundi im.
      Kurajo dhe zgjuaresi dhe vendosmeiri solidariteti karshi epidemive dhe mos prisni nga kermat pushtetare dhe poliqitike,vampirat drama e kompani,saliqia klanike,lulqia prostituale ngelen vampira.
      kurajo dhe solidaritet i uroj nga larg popullit tim ALBANEZ!!!

      Reply to this comment
  13. Florida March 19, 17:22

    Ne te gjithe artikujt e gazetes Dita ka vetem mllefe dhe xhelozi patollogjike ndaj Kryeministrit.Jeni te gjithe experta dhe specialiste per gjithecka ne cdo situate.O mjerane e gjithe bota u kap e pa pregatitur,shtetet e zhvilluara perendimore,kane te njejten problem s ka teste per gjithe banoret,Ne SHBA s ka doreza,s ka disefektante per duart,s ka maska,jane mbaruar qysh pare 10 diteve por asnje nuk ankohet,kurse ju bashke me opoziten ordinere hajdute dhe kriminele perhap I panik

    Reply to this comment
  14. z March 19, 17:55

    Shume sakte Florida! Te ishte Saliu si me 96-97 do te ishin sheruar pa u semurur asnje! Ka kaq injorante te zgjebosur Shqiperia pa tru, sa qe kemi keto komente idiotesh!

    Reply to this comment
  15. Andi March 19, 18:22

    Per plehra si ty Rama ka qene lakuriq cdo dite te qeverisjes se tij prandaj sajo ndonje gje tjeter o kurva babales se dhe kesaj radhe i hengre ate qe nuk thuhet Rames.

    Reply to this comment
  16. Babale March 19, 18:56

    O Edona! Kete pune e bene mire vetem babai yte shpirteror, Sali Berisha! Ai merre nja tre a kater snajpera dhe vete pese, del ne fushe te mejdanit dhe kur ta shofesh Koronen t’ja mbathi nga syte kembet.

    Reply to this comment
  17. kasem gahinji March 19, 19:44

    Ne oren 16.30.ne ballo in ulur duke lexuar keto komente.mes pallateve nje park i bukur, qe sot eshte teresisht i shkrete, parku santa Rita ne padova.degjoj nje se ne altoparlant ku behej thirrje te zbatoje masat e ndalimi te qarkullimit.u nutrita te shoh:-makina e policise bashkiake kish hyre ne park dhe bente thirrje,sepse kish marre lajmerim nga nje qytetar per tre adoleshente, me numur ,qe luanin ne park.me hyrje e makines se policise bashkiake u zhduken.pasi i re quark rrugeve te parkut duke perseritur THIRRJET, melina doli dhe vazhdoj THIRRJET ne rruget e shkrete te zone.nderkohe nje manine e policise se shtetit futet dhe qarkon.ndalon,vazhdon,dhe largohet.pra ndalimet,shtetrrethimet,preokupimi per jete,pra lufta per njeriu behet kudo.lufte kunder jetes vetem te opozite shqiptare e molotovit shoh.pse sepse eshte lufte per karrike e kolltuk.jo per njeriu.

    Reply to this comment
  18. Barty72 March 20, 22:12

    Po ju qe keni vjedh miliona ca do ju jep i shqiptareve

    Reply to this comment
  19. ~~~~~~~~# March 22, 12:36

    Me vjen shume keq qe populli kerkon lemoshe nga nje pjelle e kriminelit te byrose .Rama behet k.minister kur babai i tij kriminel pushkatoi se bashku me dajon KOLEKEN mijera intelektuale shqipetare ..Kur do hetoen ato vdekjet nga keta killera te poshter ..turp turp e turp per votuesit e vellezerve te sllobodanit e vucicit turp`~

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim