Sikur të ishim pak marksistë!

May 7, 2018 10:37

Sikur të ishim pak marksistë!

Xhevdet Shehu

Para dy ditësh filozofi i madh, ndoshta më i madhi i të gjitha kohërave, Karl Marksi kishte 200-vjetorin e lindjes. Është shkruar e folur shumë për të në këtë përvjetor, thjesht se ai është i pakontestueshëm dhe i paarritshëm në filozofinë e tij. Ai vazhdon të studiohet dhe të analizohet në shumanshmërinë e mendimit ekonomik dhe filozofik të tij, madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por kurrsesi nuk mund të flaket.

E mallkojnë për Manifestin e Partisë Komuniste (1848) me bashkautor Frederik Engelsin, (pasi ai manifest u shndërrua në një doktrinë që solli komunistët në skenë dhe sundoi për rreth një shekull gjysmën e botës) ndërsa e mbivlerësojnë për “Kapitalin”, një vepër themelore nga më të studiuarat edhe sot e gjithë ditën në mbarë botën.

Marksi është një nga shumë pak filozofët modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga pasardhësit, mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Duket si anekdotë, por është e vërtetë se pak kohë para vdekjes së tij, Marksi mori pjesë në një mbledhje të dishepujve të tij dhe u tmerrua nga ato që dëgjoi. Duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve “marksistë” të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit ai lëshoi këto fjalë proverbiale: “Nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam marksist”.

Më vonë, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, që krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut lindor sovjetik, flamurin e të cilit e kemi valëvitur edhe ne në Shqipërinë tonë për rreth gjysmë shekulli, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Pas kolapsit të regjimeve komuniste në kapërcyellin e viteve ’90 të shekullit të kaluar, emri i Marksit ka qenë një tabu dhe etiketimi marksist është konsideruar një mallkim nga politikanët tanë të paditur. Por edhe nga studentët dhe intelektualët të cilët e identifikonin Marksin me regjimin komunist që kishte perënduar, sikurse pohohet edhe në këtë shkrim të Profesor Fatos Tarifës.

Ndoshta për kohën kur tregon episodin me studentët Tarifa (1991) mbase ishte me vend ky të huajësim nga Marksi, sikurse dhe nga Lenini e Stalini, (nga Enveri po se po) pasi sapo kishim dalë nga një regjim diktatorial. Në fund të fundit kjo ka qenë një sjellje jo vetëm e jona. Në të gjithë Lindjen janë sjellë kështu. Më kujtohet një episod me të cilin është marrë shumë politika jonë në mesin e viteve ’90: Profesor Servet Pëllumbi, nënkryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, mbase njeriu më i ditur që ka pasur ajo parti, vetëm pse deshi ta përmendte në programin e asaj partie që kjo forcë politike udhëhiqet nga idetë përparimtare bashkëkohore, social-demokrate dhe marksiste, etj, gati u linçua jo vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga të vetët. Sepse pavarësisht se shumë pak vetë në Shqipëri (përfshi edhe udhëheqësit komunistë të kohës) e kishin lexuar filozofin e madh të dy shekujve më parë, Marksi i kujtonte shumëkujt, Leninin, Stalinin dhe Enverin. Ky po na kthen regjimin komunist, thanë për Profesor Pëllumbin dhe e hoqën fjalën “marksiste” nga programi i PS-së.

Që të ndodhte kështu njëzet e ca vjet më parë ishte deri-diku e pranueshme dhe e kuptueshme. Por që të vazhdohet me një mendësi të tillë edhe sot e kësaj dite është për të ardhur keq. Marksi, ndërsa në SHBA e vende të tjera konsiderohet një idhull nëpër universitete e akademi, tek ne jo vetëm që është “harruar” por edhe sulmohet verbërisht. Në këtë kontekst ndodhi dhe ai barbarizmi i pardjeshëm ndaj veteranëve të Luftës së Dytë Botërore te Varrezat e Dëshmorëve. Ata (demokratët) u tërbuan pse veteranët mbanin portretet e Enverit, pa e ditur se as veteranët nuk valëvitën flamurin e Marksit, as të ashtuquajturit tanë “demokratë” nuk e kanë kuptuar se ç’është Marksi dhe marksizmi si ideologji dhe si praktikë.

Në të vërtetë, nuk do të ishte keq sikur politikanët tanë të djathtë e të majtë të ishin sado pak marksistë. Nëse nuk e kanë lexuar në atë kohë kur Marksi ishte “i lirë”, përsëri nuk është vonë ta lexojnë tani që është “i ndaluar”. Nuk do t’u bëjnë keq idetë e tij. Dhe të mos kenë frikë se do t’i quajnë “marksistë”.

Sidoqoftë, është një fakt i pamohueshëm se edhe anti-Marksistët më të fuqishëm të botës i janë rikthyer shkrimeve dhe veprave të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë. Sepse si askush tjetër këtu e dyqind vjet më parë Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të herë pas hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrëdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte përfitime të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negociata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund t’i lëshojë karriget pa dhunë.

Pikërisht kjo i tmerron antimarksistët e sotëm. Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhendur në gurin e varrit të Marksit është: “Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni!”, një parullë që u shndërrua në devizë për të gjitha partitë komuniste të botës. Me këtë nuk dua të them se partitë tona kanë nevojë për këtë parullë, se jo vetëm janë tepër larg ideve marksiste, por edhe po e bënë këtë thirrjen nuk i dëgjon kush.

Por le të marrin të paktën thelbin e doktrinës ekonomike dhe sociologjike të filozofit të madh. Njerëzit e mençur që mund ta bëjnë këtë nuk kanë munguar e nuk mungojnë në këtë vend, ndonëse janë të pakët.

 

May 7, 2018 10:37
Komento

12 Komente

  1. intelektuali May 7, 11:47

    Ne prisnin te dilte enveristi fillozof, Fatos Tarifa dhe te mbronte kauzen e Partise se Punes, tani na doli gazetari i Nexhmijes qe flet ne emer te tij per BABA Marksin:

    C’A KA BO VAKI O GAZETA DITA?

    sepse:

    Punet po behen carap dhe nuk po marim vesh gje:

    A DUHET EDI RAMA TE DEGJOJE XHEVDETIN DHE MARKSIN DHE TE BEJE REVOLUCION PROLETAR PER TE SHKATERRUAR IMPERIALIZMIN DHE KAPITALIZMIN?

    apo:

    Te degjoje intelektualin dhe te mos e dredhe BYTHEN enveriste si “Kurvat ne Bordello” dhe te mbetet ne NATO dhe t’i meshoje Merkelit me lobime per antarsim ne BE njashtu sic na e lane amanet “Deshmoret e vertete te Atdheut” do kohe me pare kur Enveri i vrau dhe i maskroi me nje egersi te papare?

    Reply to this comment
  2. A. Shehu May 7, 11:54

    1 – Lufta e klasave
    2 – Prone shteterore 100%
    3 – Monoparti
    Keto jane 3 parimet baze te marksizmit, pak marksiste nuk kane me asnje deshire te jene as komunistet e konvertuar ne kapitaliste. Provojeni ta mendoni nje shtet me 100% prone shteterore, pa prone private. Ne se nuk arrini ta mendoni, vizitoni faqen per Korene e Veriut ne internet. Sa per ato tjerat, lufte klasash a monopartizem, ato me gjithe nostalgjine qe kane disa eshte utopi te mendohet se mund ti realizoje ndonje qeveri shqiptare se do ja tridhnin koqet e do ja vinin ne balle.

    Reply to this comment
    • Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni May 7, 12:59

      Prone shteterore do te thote prone e qytetareve, sepse shteti lind nga vota e qytetareve.

      Prone private, do te thote rend skllavo-pronar, ku nje pakice, permes pronesise mbi token dhe fabrikat, detyron shumicen te punoje per te.

      Maloket, nje popullsi ish sklleverish, nuk e kuptojne dot se si mund te jetohet pa skllaveri, por Shqiptaret keshtu kane jetuar gjate gjithe historise.

      Persa i perket mono partitizmit apo pluri partitizmit, serish, ne asnje fushe te jetes nuk ekziston dicka e ngjashme me pluri partitizmin.

      Per c’do problem, mund te ekzistoje nje, asnje, ose me shume se nje zgjidhje. Nese ekziston nje apo asnje zgjidhje, nuk ka kuptim te zgjedhesh midis disa partive qe ofrojne te njejten zgjidhje (apo asnje zgjidhje).

      Nese ekzistojne disa gjidhje, keto zgjidhje jane ose te barazvlefshme, ose jo.

      Nese jane te barazvlefshme, serish, nuk ka kuptim te krijosh disa parti qe perfaqesojne zgjidhje te ndryshme por qe kane te njejtin rezultat.

      Nese zgjidhjet nuk jane te barazvlefshme, atehere, njera nga zgjidhjet eshte ajo me e mira, nje tjeter eshte me e keqja, dhe te tjerat jane midis ketyre ekstremeve.
      Edhe ne kete rast nuk ka kuptim te krijosh parti qe ekzistojne per te perfaqesuar zgjidhjet me te keqija, kur nje zgjidhje, ajo me e mira, mjafton.

      Eshte kjo arsyeja pse ne asnje fushe te jetes nuk ka pluri partitizem.

      Inxhinieret nuk formojne parti, ca partizane te nje teknike, ca partizane te nje teknike tjeter. Te gjithe inxinieret konvergojne tek teknika me e mire.

      Po keshtu doktoret, nuk formojne parti, ca partizane te nje kure, ca partizane te nje kure alternative.
      Te gjithe doktoret konvergojne tek kura me efikase per c’do semundje.

      Vetem ne kapitalizem, ku qeveria ekziston sa per show, sepse ekonomia, qe qeveria supozohet te administroje, eshte ne fakt prone private e nje pakice skllavopronaresh, vetem aty ekziston pluri partitizmi per te krijuar iluzionin se qytetaret po “zgjedhin” fatin e tyre. Po cfare po zgjedhin? Qeveria kapitaliste s’ka asgje ne dore. Ja, vetem rruge dhe lulishte mund ate beje maloku qe po na realizon endren demokratike, kaq eshte fuqia e votes ne kapitalizem.

      Kapitalistet vete, qe jane pronaret e vertete te ekonomise, jo vetem qe nuk zgjidhen asngjehere gjate jetes se tyre, por te drejten per te qene kapitalist ja lene trashegim pasardhesve, te cilet lindin skllavopronar.

      Reply to this comment
  3. Lisi May 7, 13:32

    O Xhevdet !
    Ç’merresh me Marksin ?!
    Marksi është i huaj për Shqiperinë . Duhet një nivel i caktuar kulturor për të kuptuar Marksin .
    “ Marksisti i madh Enver “ , që e quante veten marksisti më i madh në botë , i mbushi muret e Shqipërisë me parrullat – lavdi marksizëm-leninizmit , nderkohë që s’njihte as Marksin , as Leninin . Ai , në Shqipëri , i nxori bojën e kallajin Marksit dhe Leninit .
    Ndërsa krye demokrati shqipetar , alabaku Sali Berisha , flet per Marksin , sikur flet per ndonjë hetues të Gestapos . Nuk duhet të mërzitemi me Saliun , ai injorancën dhe pabesinë , i ka gjenetike !
    Për lexuesin do sjell disa thënie të Marksit :
    – Sllavët janë tumori kanceroz i Evropës
    -Francezet janë të degjeneruar kokëbosh
    – Anglezët janë matrapazë të perbuzur dhe të dhunshëm
    -Gjermanët janë dembelë dhe të trashë
    -Ebrejtë ( çifutët ) janë elementi më antishoqëror
    Marksi është i pamëshirshem . Të paktën kështu më duket mua !

    Reply to this comment
  4. Breton May 7, 14:21

    Askush (as komunistet) qe dine dicka nga filozofia nuk e quan Karl Marksin filozof.
    Marksi ishte nje ekonomist dhe mendimtar i shquar i kohes se tij, qe, sic pranon edhe vete, mori nga Hegeli tre ligjet e dialektikes se mendimit njerezor, dhe i paraqiti si ligje te zhvillimit te shoqerise njerezore.
    Ai nuk ka krijuar ndonjw sistem filozofik, sic kane bere Platoni, Kanti ose Hegeli. Askush nuk mund te tregoje ne c’veper Marksi ka treguar cila eshte filozofia e tij.
    Ai ngarkoi Engelsin te mirrej me zhvillimin e nje sistemi filozofik te ri por vepra e E Engelsit “Diialektika e Natyres” mbeti fragmentare, ne forme shenimesh te shkeputura dhe ajo qe ne e quanim Materializmi Dialektik dhe Historik u perpunua mbi bazen e fragmenteve te Engelsit te “Dialektikes se Natyres” nga Instituti i Studimeve Marksiste ne Moske.

    Reply to this comment
  5. Breton May 7, 14:22

    Askush (as komunistet) qe dine dicka nga filozofia nuk e quan Karl Marksin filozof.
    Marksi ishte nje ekonomist dhe mendimtar i shquar i kohes se tij, qe, sic pranon edhe vete, mori nga Hegeli tre ligjet e dialektikes se mendimit njerezor, dhe i paraqiti si ligje te zhvillimit te shoqerise njerezore.
    Ai nuk ka krijuar ndonjw sistem filozofik, sic kane bere Platoni, Kanti ose Hegeli. Askush nuk mund te tregoje ne c’veper Marksi ka treguar cila eshte filozofia e tij.
    Ai ngarkoi Engelsin te mirrej me zhvillimin e nje sistemi filozofik te ri por vepra e E Engelsit “Diialektika e Natyres” mbeti fragmentare, ne forme shenimesh te shkeputura dhe ajo qe ne e quanim Materializmi Dialektik dhe Historik u perpunua mbi bazen e fragmenteve te Engelsit te “Dialektikes se Natyres” nga Instituti i Studimeve Marksiste ne Moske nga mesi i viteve 30-te te shekullit te kaluar..

    Reply to this comment
  6. Pushti i UDB-se May 7, 15:52

    iNTELOLESHI , FLE ME LAPTOPIN TE KOKA DHE E KONTROLLON HERE PAS HERE , KUR I DEL GJUMI , PER TE PARE NE SE KA “USHQIM” PER TE . NDAJ , NUK ESHTE RASTESI , QE JO VETEM ESHTE PRONTO , NE CDO ARTIKULL PIKANT , ME KOMENTE TE GJATA DHE REPLIKA TE SHUMTA BAJATE , POR EDHE NXITON TE JETE KOMENTUESI I PARE , ME SHPRESE QE TE NDIKOJE SA ME TEPER TEK LEXUESIOT E ME PASME . PER NJE NJERI TE PUNESUAR VETEM PER TE BERE KOMENTE CORODITESE , KJO GJE ESHTE FARE “NORMALE”, SE KESHTU AI SIGURON BUKEN E GOJES DHE NDONJE VOGELSIRE REZERVE , PAVARESISHT SE ZHGERRYHET DITE E NATE NE GJIRIZET E HUAJA ANTISHQIPTARE . ATDHEU ESHTE PER NJEREZIT , SE PER SHTAZET AS MUND TE IMAGJINOHET !

    Reply to this comment
  7. PidhiISateme May 7, 19:39

    Shyqyr qe nuk jemi hiç marksiste.

    Reply to this comment
  8. demo May 8, 13:42

    Marxizmi ngordhi dhe nuk ngjallet me.
    Po sikur te ngjallet Komuna e Marxit te paret qe do ta vrasin jane keta ish komunistet me troje ne bregdet,me shumekateshe ne mes te Tiranes,me Concessione miljardere..Po ish bijt e Partise jane ata qe do ta vrasin Marxin dhe ndonje te lajthitur qe gjen dy pleq kapterra ne rruge per te permbysur kapitalizmin e Hajduteve!
    Po keta e qajne Marxin si si ajo katundarja nga Fieri,qe vrau burrin ne Vlore,se nuk takonte dot Jaranin.Keta kodoshe per syrata qajne Marxin,por syrin ja luajne kapitalizmit katundar,se te brekegrisur i ngrysi nata,miljardere i zuri dita.Keta jane LLUMI PROLETARIATIT,QE ME SHUME SE MARXISTE,KOMUNISTE,FASHISTE,ISISE,KETA JANE PISE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*