Silva: Falë Zotit nuk përfundova me Mourinho-n

March 18, 2018 21:20

Silva: Falë Zotit nuk përfundova me Mourinho-n

Ylli i Leicester, Adrien Silva është shprehur i lumtur për dështimin e dikurshëm të transferimit të tij te Chelsea, kur ishte ende një futbollist i ri i Sporting-ut.

“Falë Zotit që Mourinho donte të fitonte menjëherë, dhe nuk kishte kohë të priste lojtarët e rinj që të rriteshin. Ka qenë një moment shumë i çuditshëm dhe unë isha shumë i ri”, është shprehur Silva për “The Guardian”.

“Mourinho erdhi dhe më takoi dhe as që nuk e dija përse. Por kur një klub do diçka, bën çdo gjë për ta arritur. Ai erdhi të më shihte në Portugali dhe më pas shkuam te Chelsea për të parë qendrën stërvitore. Ishte një mundësi e rëndësishme për Sporting-un, por që nuk u realizua”, vijoi më tej ai.

Më shume se dhjetë vite më pas, Silva është transferuar në Angli. Por, atij nuk i është lejuar të luajë me Leicester deri në janarin e këtij viti, për shkak se kishin kaluar 14 sekonda nga afati i fundit i merkatos.

“Nuk mendoj se ka qenë e drejtë”, ka thënë Silva. “Unë nuk bëra asnjë gabim. Nuk do ta kuptoj kurrë atë vendim të FIFA-s, edhe pasi Leicester bëri gjithçka ishte e mundur për ta ndryshuar. Do ta kuptoja po të bëhej fjalë për orë, por u fol për sekonda. Mendoj se ka qenë një vendim i gabuar.”

s.a/dita

March 18, 2018 21:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*