Silvio Berlusconi është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme në San Raffaele në Milano. Sipas mediave vendase, ish kryeministri italian nuk ka probleme të rënda shëndetësore.
Drejtuesi i Forza Italia po kryen analizat rutinë dhe mund të largohet nga spitali mbrëmjen e sotme ose maksimumi nesër në mëngjes.
I pari që i uroi shërim të shpejtë ishte sekretari federal i Lidhjes Matteo Salvini.
Auguri Silvio! 💪🏻https://t.co/XTlpKAkJoE
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) March 28, 2023