Silvio Berluskoni del nga spitali: Kisha shumë frikë, por tani jam aq mirë sa do bëj fushatë

May 6, 2019 18:33

Silvio Berluskoni del nga spitali: Kisha shumë frikë, por tani jam aq mirë sa do bëj fushatë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lënë këtë të hënë spitalin, pas ndërhyrjes së bërë për ngatërrim të zorrëve. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, 82-vjeçari është shprehur se tani është më i fortë fizikisht, ndonëse e pranon se ka pasur shumë frikë se mos “ky do të ishte fundi”.

Jam mirë, do të bëj fushatë elektorale. Kam pasur shumë frikë. Shumë gjëra që kanë ndodhur kohët e fundit më kanë bërë të mendoj që kam arritur në fund të rrethit, në fakt kam patur një kthesë mahnitëse“, tha Berlusconi.

Duke u ndalur te politika, Berluskoi tha se do të vijojë fushatën, duke theksuar se objektivi i Forcës Italia është ajo e të gjeturit një mazhorance të re.

Kam premtuar që do kurohem, do bëj fushatë elektorale dy javët e fundit para votimit, kështu mund të vendosem në kontakt me italianët dhe për t’i bërë të kuptoj rreth situatës ku jemi. Një situatë e një shqetësimi të gjerë. Objektivi im është të gjejmë një maxhorancë të re“, tha ai.

v.l/ Dita

May 6, 2019 18:33
Komento

1 Koment

  1. MH May 6, 22:44

    Nese don te kesh suksese ne fushate.Mos prito dhe coi haberin mikut tend Berisha per ta mbajtur mbas vetes si kone.Mund te sjellin edhe ndonji vjazuke bukuroshe shqiptare simbas mardhenieve dy palshe qe keni caktue me kohe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim