SIMBOLET OGURZINJ – Një këndvështrim që nuk mëtoj ta ndaj me askënd

October 5, 2016 21:15

SIMBOLET  OGURZINJ – Një këndvështrim që nuk mëtoj ta ndaj me askënd

I nderuar Z. Thano!

Po ju dërgoj një material që mund të ngjallë shumë polemika, prandaj gjykojeni vetë nëse është i botueshëm.

Njeriu dhe njerëzimi në përgjithësi, gjatë veprimtarisë së tij shoqërore, kulturore, ekonomike dhe politike, ka synuar gjithmonë që, një punë të kryer, ose të planifikuar për ta kryer, ta shënojë me diçka, t’i vërë një shenjë, e cila të mbetet edhe pas njeriut, ose brezit, për të mos thënë që t’u mbetet edhe brezave të tërë pasardhës.

Popujt, që në lashtësinë e tyre, ende pa dalë në dritë shkronjat, për të shprehur një fjalë apo një mendim, kanë përdorur simbole nga më të ndryshmet. Kjo ka lindur si domosdoshmëri, jo vetëm për të komunikuar midis të njëjtit brez, por edhe nevojë që, siç e përmendëm më sipër, t’u lënë të dokumentuara brezave që vinin pas, ngjarjet, apo bëmat e brezave paraardhës. Në disa popuj ato shenja-simbole paraqiten në formë hieroglifësh me figura shpendësh e kafshësh, si në Egjiptin e Lashtë, ose në forma të tjera siç ndodh me hieroglifët e shkrimit kinez, japonez etj. Zhvillimi i mëtejshëm i shoqërisë njerëzore, i kulturës dhe i shkencës, çoi në krijimin e shkronjave që kemi edhe sot, të cilat kanë ardhur gjithmonë duke u zhvilluar e duke u përsosur.

Nevoja për të pasur një simbol të vetin u ka lindur edhe kolektivave fetare, partive, organizatave, madje edhe familjeve të veçanta. Për këtë rastin e fundit ka shembuj të gjithfarshëm kur, familje të pasura, duke dashur të mbeteshin të dalluara nga të tjerat, kanë adaptuar një simbol për vete. Për ta vërtetuar këtë ndoshta nuk ndihet fare nevoja, pasi kushdo ka hasur në jetën e vet simbolin apo emblemën e ndonjë familje të madhe, më e theksuar kjo në periudhën e mesjetës. Ndër këto shenja, simbole apo emblema, vendin kryesor e zënë përfytyrimet e “mbretërve” të kafshëve e të shpendëve, luanit dhe shqiponjës, por edhe të kafshëve të tjera si ekzistuese ashtu edhe të përfytyruara, si dragoi apo ndonjë tjetër. Nuk ka dyshim se në bazën e këtyre zgjedhjeve të veçanta, ka diçka të përbashkët: pushteti, fuqia. Çdokush që ka zgjedhur një simbol, në pjesën më të madhe të rasteve, ka mëtuar, jo aq të shprehë dallimin nga të tjerët, sesa fuqinë e vet dhe epërsinë ndaj tyre.

Në këtë vazhdë kanë ecur edhe fetë, partitë, apo organizatat e ndryshme që kanë krijuar njerëzit për qëllime nga më të larmishmet. Ndër këta simbole të kënaq syrin ai i ruajtjes së mjedisit që përfaqësohet nga figura e një pande, një kafshë e bukur që është duke u zhdukur, ose ai i UNICEF-it, që paraqitet nga disa figura fëmijësh e kështu me radhë.

Por ndryshe nga simbolet e organizatave bamirëse dhe humanitare, simbolet e feve, të paktën të atyre kryesoreve, dhe të shumë partive, mbartin në vetvete një kuptim shumë të dyshimtë, madje, në gjykimin tim, edhe ogurzi.

Le ta fillojmë me simbolin e fesë së krishterë, kryqin. Që në fillim duhet të themi se, sipas disa zbulimeve të fundit, kryqi është një simbol shumë më i lashtë, i cili i ka rrënjët në Egjiptin e 3-4 mijë vjetëve më parë, dhe është huazuar nga ata që tani e mbajnë si simbolin e tyre. Kryqi, sipas legjendës së krishterë, është bashkimi i dy trarëve të drunjtë, mbi të cilin njerëz të egërsuar dhe logjikëhumbur kanë mbërthyer me gozhdë një njeri bamirës, pra, në fakt është një vend ekzekutimi, një send i mbuluar me gjak njeriu të pafajshëm, një send mbartës i një kufome, në fund të fundit, një objekt që vetvetiu të kujton gjakun, krimin, vrasjen, vdekjen.

Përpara se të kalojmë në analizën se çfarë kuptimi i është dhënë atij simboli në shekuj, mendoj se e vlen të theksohet se glorifikimi, nderimi, përgjunjja përpara tij, mbajtja e tij në çdo mjedis familjar, ose edhe varja e tij si mjet zbukurimi në qafë, është në vetvete një veprim që ngjan shumë makabër, paçka se si dhe sa janë të ndikuar njerëzit nga shpëlarja shekullore e trurit për t’i veshur atij kuptime të tjera. Është njëlloj sikur t’i përgjunjesh, të varësh në mur, apo në qafë një arkivol, i cili gjithmonë të kujton vdekjen, mosqenien, humbjen, dhe njëherazi ogur të zi, pesimizëm.

Unë personalisht, sa herë e shoh atë simbol ogurzi më duket sikur prej tij kullon gjaku i një njeriu të mirë e të pafajshëm. Pale, por është caktuar edhe një ditë në vit, kur atë send e hedhin në ujin e akullt dhe priftërinjtë nxitin njerëzit të hidhen në atë ujë, të plevitosen dhe të nxjerrin kryqin. Kjo bëhet për t’i bërë besimtarët e pa ditur të besojnë qorrazi tek ai. Aq e vërtetë është kjo, saqë asnjë prift nuk e merr ndonjëherë mundimin të hidhet vetë në ujin kallkan për të nxjerrë kryqin.

Kjo shenjë-simbol ndodhet e ngulur në majat e çative të kishave dhe sidomos në majat e kambanoreve të larta me qëllimin e vetëm që të jetë sa më i dukshëm, sa më dominues dhe, për pasojë, më sugjestionues tek ata që e shikojnë e sidomos që e besojnë. Por kjo do të ishte gjysma e së keqes sikur ai kryq të mos kishte “anën tjetër të medaljes”. Shikojeni me vëmendje, a nuk ngjan sikur në majë të kambanores është ngulur një shpatë e gatshme që, në rastin më të parë, të kapet nga ana e sipërme, ajo e shkurtra, të shkulet që andej dhe të godasë këdo që do ta shohë të nevojshme përdoruesi i saj?

Po të këqyret me kujdes, kryqi ka tri pjesë: atë vertikalen, më të gjatën, e cila ndodhet poshtë pjesës horizontale dhe pjesën e sipërme, më të shkurtër. Çfarë ndryshimi ka një shpatë, bie fjala, ajo e Skënderbeut që njihet më mirë nga ne shqiptarët, nga kryqi që ndodhet në majën e kishës, apo në ndonjë vend tjetër që nuk ka fare kishë, por që është vendosur atje për të treguar se zot i vendit është kryqi? Asnjë. Por ka një përqasje tjetër shumë të habitshme midis kryqit dhe shpatës dhe kjo nuk ka të bëjë me pamjen e ngjashme të jashtme, por me unitetin e tyre.

E para ka lindur shpata, pastaj kryqi i ngjashëm me të. Parë nga ky këndvështrim, kryqi nuk është gjë tjetër veçse një shpatë, e cila në një ditë të caktuar shërbeu për të derdhur gjakun e një njeriu dhe që sipas gojëdhënës ka qenë Jezu Krishti. Por, sikur të ishte vetëm kjo, edhe historia do të mbaronte këtu. Ndërsa historia e ngjashmërisë së kryqit me shpatën, pikërisht këtu edhe fillon. Është pikërisht shpata ajo që, pas kryqëzimit të Krishtit në të, si për të dashur të “shfajësohet” apo të shpaguajë gjëmën që bëri me Krishtin, nisi plot zell e tërsëllëm punën për të përhapur disa ide që, për të qenë sa më të besueshme në masat e pa ditura të popujve, u quajtën “të shenjta”, sikur ishin thëniet e vetë Zotit dhe të cilat, të përmbledhura në një libër të quajtur Bibla (nga greqishtja “libër”) u shpërndanë pa kursim dhe u lexuan tërë solemnitet përpara njerëzve besimtarë.

Askush me “pesë para` mend” nuk besoj se e vë në dyshim që ai libër është shkruar nga disa njerëz, natyrisht shumë të mençur, të cilët, për të nënshtruar grigjat (sipas të folmes së jugut, kopetë) e njerëzve injorantë, ua shitën sikur ato thënie kishin zbritur nga vetë goja e Zotit. Ama, se si kishte ndodhur kjo “zbritje”, nga frika se u dilte gënjeshtra në shesh, ata nuk e thoshin, pasi, të gjithë ata që e besojnë Zotin, thonë se ai ndodhet diku në qiell dhe nuk ka të dhëna të ketë zbritur ndonjëherë në tokë. Në fillimet e saj, pati njerëz që e besuan këtë legjendë, por pati nga ata që nuk e besuan, madje e përqeshën keqas. Atëherë, atë që nuk arriti ta bënte kryqi simbol shenjtërimi, filloi ta bënte kryqi-shpatë, ose shpata-kryq.

Duhet thënë se shndërrimi i kryqit në shpatë, historikisht njihet si më i suksesshëm në këtë vepër me përmasa tashmë kontinentale e ndërkontinentale, pasi njerëzit, nga frika, filluan t’i bindeshin shpatës-kryq më shumë nga sa e kishin besuar kryqin-shpatë dhe, me kalimin e shekujve, të gjendur nën këtë trysni fizike dhe shpirtërore, filluan më shumë t’i faleshin, tashmë kryqit-shpatë, madje ta puthnin atë (a nuk është e njohur shprehja, dora që nuk pritet, puthet?), të binin në gjunjë përpara tij-saj dhe ta varnin në qafë si shenjë zbukurimi, por njëkohësisht edhe t’i bindeshin në mënyrë të heshtur. A nuk ngjan njëlloj sikur të përulesh, ta puthësh, ose ta varësh në qafë litarin me të cilin të kanë varur njeriun që ti adhuron? Ku është logjika këtu?

Për të vërtetuar këtë ka shembuj të shumtë. Mjafton të themi se dy-tre-katër shekujt e parë pas kryqëzimit të Krishtit, ajo që me kalimin e kohës mori emrin “feja e krishterë” u përhap e u detyrua me zjarr e me hekur. Janë të panumërta viktimat e asaj dyndje “bindëse” për të përqafuar fenë e re të sajuar në mënyrë krejt artificiale dhe natyrisht jo nga Krishti, i cili kishte vdekur për t’u bërë mirë njerëzve, por nuk kishte lënë asgjë të shkruar. Luftërat e gjata e të përgjakshme që u quajtën “kryqëzata”, të nisura me pretekstin për të mbrojtur varrin e Krishtit nga “të pafetë”, nuk ishte gjë tjetër veçse përpjekje që, nëpërmjet dhunës, të shndërronin sa më shumë popuj në fenë e tyre, ose të ruanin ndër disa popuj fenë e ngulitur dikur po me anë të shpatës. Jo vetëm kaq, por edhe vetë të krishterët që guxonin të bënin ndonjë reformë në dogmat tejet të rrepta të krishterimit, ndëshkoheshin dhe shkishëroheshin, siç ndodhi për shembull me Martin Luterin (1485-1546).

Krerët e fesë së krishterë, ata të qendrës, domethënë, papët, apo kryepeshkopët e “nënfesë” ortodokse, ashtu si edhe rangjet më të ulëta, si njerëz që ishin, kishin defektet e tyre, por kishin një përparësi: i fshihnin ato defekte (vese) poshtë veladonit priftëror, mbi të cilin qëndronte i varur kryqi-shpatë, që jo rrallë mund të shndërrohej në shpatë-kryq.

Për t’u bindur për këtë mjafton të përmenden gjithë ato mendje të ndritura të njerëzimit të cilët u dogjën të gjallë apo u zhdukën nga inkuizicioni fetar. Për t’u bindur për këtë mjafton të lexosh jetën e papës Aleksandri VI (Borxhia) që ka jetuar në fund të viteve 1400 dhe fillim të viteve 1500 dhe që është shkruar me aq mjeshtëri nga Aleksandër Dyma (që, duhet thënë, se nuk është i vetmi mëkatar, pasi ekziston edhe një libër tjetër me titullin “Pirati që u bë papë” e plot të tjera), apo Inocenti VIII etj. Edhe më vonë, madje edhe sot e gjithë ditën, kushdo që dëshiron, mund të gjejë në jetën e prelatëve “përdëllimtarë” që shiten si të shenjtë, vese dhe krime të njerëzve më të rëndomtë, përfshi edhe krimin më të urryer, pedofilinë.

Për habinë e kujtdo që ka një farë logjike të shëndoshë, ka disa vende që fenë e kanë vënë mbi shtetin, mbi të drejtën, apo mbi të gjitha institucionet e tjera shoqërore, dhe kjo nuk është rastësi, është synimi i prelatëve të kishës të qëndrojnë sa më larg nga opinioni, si të thuash mbi atë opinion, të pa kapshëm prej tij, të pa kontrollueshëm, e për pasojë të kenë dorë të lirë të bëjnë prapësitë nga më të pabesueshmet dhe njëkohësisht të mbeten të pa ndëshkuar nga askush.

Një simbol tjetër është ai që vëmë re mbi kulmet e çative të objekteve të kultit të fesë islame: mbi çatitë e xhamive, në majat e minareve, mbi muret e teqeve e të tyrbeve të ndryshme. Ai simbol shitet si një gjysmëhënë. Po ta shikosh me kujdes, ajo nuk është fare një gjysmë hëne. Gjysmëhëna është një gjysmë rrethi, kurse simboli në fjalë që ndodhet në vendet më të dukshme të objekteve të kultit të fesë islame është vetëm një drapër i hënës, siç thirret nga populli pjesa që duket në fillim të hënës së re.

Pse atëherë besimtarët islamë e quajnë gjysmëhënë dhe jo drapër hëne? Sepse drapri tingëllon keq, pasi është mjet dhune, korrje, dhe si i tillë nuk do të përligjte qëllimin që i kishin vënë ata që e kishin krijuar. Feja islame lindi në shekullin e gjashtë të epokës së re nga një njeri që, pa dyshim ishte më i mençuri i turmës tjetër, me qëllim që, me anë të dogmave të saj, t’u kundërvihej dogmave të fesë së krishterë, apo edhe të ndonjë besimi tjetër, siç ishte hebraizmi. Edhe kjo fe, për t’i bërë predikimet e profetit të vet sa më të besueshme përpara njerëzve të pa ditur, ngarkoi njerëz, që pa dyshim ishin shumë të mençur, dhe i përmblodhi ato në një libër që u quajt Kur’an (nga arabishtja, “lexim”).

Mirëpo, ashtu si besimi i krishterë nuk e pati të lehtë të përhapej, edhe feja islame hasi në vështirësi edhe më të mëdha pasi i duhej të përballej, përveç të tjerëve, edhe me fenë që ishte shfaqur dhe ishte rrënjosur mbi pesë shekuj përpara saj. Kështu që, pasi u pa që veprimet dhe thirrjet paqësore nuk po e arrinin qëllimin e dëshiruar, krerët e saj, për ta rrënjosur fenë e re, nisën rrugën e paraardhësve të tyre, pra dhunën. Tani nënkuptohet, “gjysmëhëna” nuk vlente më për të bindur njerëzit si shenjë gjysmëndriçimi, prandaj u shndërrua në shpatë-drapër, ose drapër-shpatë. Le të sjellim ndër mend shpatat në formë drapri me tehun e mprehtë nga jashtë të ushtarëve turq që u dyndën në fillimet e mijëvjeçarit të dytë nga Azia në Evropë dhe Afrikë që, me përdorimin e saj, të “bindnin” popujt të përqafonin fenë e tyre, si “më të mirën” nga të gjitha besimet dhe “më hyjnoren” nga të gjitha hyjnitë. Janë të njohura luftërat e shumta nga të cilat u derdhën lumenj gjaku njerëzish të thjeshtë, luftëra këto të zhvilluara që sa qe gjallë Muhameti, krijuesi i islamizmit, dhe pastaj, nën shembullin e tij, edhe brezat pasardhës, deri sot e kësaj dite. Pra duke përdorur simbolin ogurzi që ndodhet mbi objektet islame të kultit, domethënë shpatën në formë “gjysmëhëne” (lexo “drapërhëne”), feja islame filloi të përhapej në të gjitha vendet pagane, apo të krishtere ku ndiqet edhe sot, pra në rreth një miliard njerëz.

Por ajo që të bën të vësh duart në kokë teksa analizon sjelljen e këtyre dy besimeve kryesore fetare është fakti se, të dyja ato e kryejnë këtë dhunë, i kryejnë këto krime me anë të simboleve të tyre ogurzinj, tashmë në formë të sofistikuar (flas në kohën e tashme sepse ato vazhdojnë edhe sot, gati me të njëjtin intensitet), në emër të Zotit. Si është e mundur që besime të ndryshme e shfrytëzojnë këtë Zot në mënyra të ndryshme? Në qoftë se ai Zot ekziston vërtet, pse nuk e ndëshkon njërin krah dhe t’i tregojë se rruga që ndjek nuk është ajo e tija. Pa folur pastaj që nuk mendoj se Zoti, po qe se ai është vërtet, do të lejonte që thëniet dhe porositë e tij të nguliteshin ndër njerëzit me anë të shpatës-kryq, apo të shpatës-drapërhënë. Dhuna është e papranueshme për Zotin e vërtetë.

Por, sikur të mos mjaftonin këto, edhe midis të njëjtave besime janë krijuar fraksione, të cilat gjithashtu mëtojnë se kanë të drejtën “ekskluzive” të predikojnë thëniet e Zotit, apo të Allahut. Madje, për fatin e keq të njerëzimit përparimtar, ka edhe sot e gjithë ditën njerëz që, përpara se të shpërthejnë bombën që mbajnë nën sqetull, të vriten vetë dhe të shkaktojnë gjëmën e të tjerëve, thërrasin: Allah akbar (Allahu është i Madh). Personalisht nuk e kuptoj se ç’lidhje ka në këtë punë makabre madhështia e Allahut. E vetmja lidhje është që organizatorët, nxitësit, shtytësit e këtyre veprimeve, ashtu siç bënin edhe të parët e tyre, të bindin njerëzit injorantë se nuk janë ata që janë zotër të fatit të tyre, por dikush jashtë tyre, që në këtë rast është Allahu, dhe meqenëse puna është kështu, ti o njeri injorant, qofsh i gjallë, apo i bërë copë-copë nga shpërthimi, nuk je gjë tjetër veçse një vegël në dorë të tij, që në këtë rast ai ka urdhëruar të përfundosh ashtu. Aq e vërtetë është kjo që thamë, saqë nuk kemi dëgjuar asnjëherë që të jetë hedhur në erë, në emër të Allahut, ndonjë klerik apo ndonjëri nga krerët e këtyre bandave që gjithçka mund të jenë, por me Allahun nuk kanë fare të bëjnë. Pa folur pastaj për luftërat e përgjakshme midis njerëzish të të njëjtit besim, si, bie fjala, midis katolikëve e protestantëve, midis katolikëve e ortodoksëve, midis myslimanëve shiitë e synitë e të tjera.

Në këtë katrahurë, të bën përshtypje dhe të nxit pyetjen edhe diçka tjetër: a ka vetëm një Zot apo janë dy, njëri i njërës palë dhe tjetri, i tjetrës? Këdo nga palët kundërshtare, madje armiqësore, të pyesësh të përgjigjet: jo Zoti është një për të gjithë. Atëherë, o njerëz, për kë vriteni ju? Për Zotin apo për krerët dhespotë tuaj që ju kanë vënë përpara si kope bagëtish dhe ju shtyjnë drejt kasaphanave të luftërave me theksim fetar? Si është e mundur, o njerëz, që nuk e kuptoni një gjë kaq të thjeshtë?

Të gjitha këto a nuk i nxitin njerëzit e mësuar të mendojnë se nuk është Zoti që e ka krijuar njeriun dhe është udhërrëfyes i tij, sepse po të ishte kështu nuk do të lejonte që, në emër të tij, të derdhej gjithë ai gjak i krijesave po të tij, por është njeriu që e ka krijuar zotin për të përligjur një veprim, apo një fenomen që nuk është në gjendje ta shpjegojë, ose edhe për t’i shtyrë të pa diturit t’i nënshtrohen të diturit me një mjet që as nuk mund të shikohet as nuk mund të preket prej tij dhe të cilit i kanë vënë emrin Zot.

Të gjitha këto dasi fetare detyrimisht të shtyjnë t’i krahasosh ato me partitë politike. Me të vetmin ndryshim se, ndërsa fetë-parti përgjërohen dhe veprojnë, deri në shpërthimin e luftërave midis tyre, në emër të Zotit,  partitë-fe përgjërohen dhe janë gati gjithashtu të shpërthejnë luftëra, në emër të popullit, pavarësisht nga fakti që vetë populli do ta bëjë luftën, pra do të shkojë mish për top për krerët e partive. Të gjithë, si të parët edhe të dytët, domethënë si klerikët-krerë të feve-parti edhe krerët-klerikë të partive-fe kanë vetëm një qëllim të fundit, të mbushin bankat e tyre (jo xhepat sepse ata nxëjnë shumë pak) me para’, ose më e pakta të plotësojnë tekat e tyre prej maniakësh.

Dhe, më në fund, mjafton të hulumtojmë nëpër labirintet e kujtesës sonë, nga sa kemi parë, dëgjuar apo lexuar, dhe do të bindemi se pothuajse të gjithë klerikët e çfarëdo feje dhe të çfarëdo rangu kanë bashkëpunuar me pushtuesit e atdheut të tyre, madje janë bërë edhe vegla të tij kundër besimtarëve të vendit të vet. Ky nuk mund të jetë një konstatim pa rëndësi dhe pa një kuptim e ndikim të thellë.

Në përfundim të kësaj pjese lidhur me simbolet fetarë, dua të bëj një saktësim që e quaj detyrë timen. Në fillim dëshiroj t’ju sjell një citat nga imzot Theofan Noli që e kam nxjerrë nga vepra e tij “Beethoveni dhe Revolucioni Frëng”. Ai shkruan: “Për atë (Beethovenin – sh. im) mbretëria e diturisë është më e dashura dhe më e larta nga të gjitha monarkitë kishtare dhe shtetërore. Kjo vë epërsinë e arsyes mbi të gjitha, mbi papët dhe peshkopët, mbi mbretërit dhe princat…”. Në përqasje me këtë mendim të shkëlqyer dua të shkoqit sa më poshtë.

Nuk kam asgjë kundër, madje i përqafoj të gjitha këshillat njerëzore dhe bamirëse të Biblës e të Kur’anit. Unë kundërshtoj hyjnizimin e tyre dhe i përmbahem mendimit se ato janë shkruar nga njerëz të mençur dhe jo nga hyjni. “Arsyeja mbi të gjitha”. Gjithashtu dua të theksoj fort respektin tim të thellë për të gjithë ata besimtarë të vërtetë (unë nuk i njësoj besimtarët e vërtetë me ata që çirren se janë besimtarë ditën dhe të vrasin natën, qofshin këta edhe klerikë të feve të ndryshme). Nuk jam i një mendje me ata klerikë, për të mos thënë me të gjithë klerikët, të cilët, gjatë kremtimeve të festave fetare, u bëjnë thirrje besimtarëve t’i luten Zotit t’u falë mëkatet.

Unë mendoj se këtu qëndron më e keqja. Besimtarëve duhet t’u bëhet thirrje të mos bëjnë të këqija sepse Zoti nuk ka për t’ua falur kurrë edhe sikur ata, pasi kanë kryer një krim-mëkat, të rrinë e të luten ditë e natë t’u falet mëkati. Besimtarët e vërtetë që nuk bëjnë mëkate sepse kanë frikën e ndëshkimit të Zotit dhe besimtarët që ngushëllohen në fatkeqësitë e tyre se ajo që u ka ndodhur është dora e Zotit, gëzojnë respektin tim më të thellë.

Në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XX, në horizontin botëror u shfaq një simbol i ri, i pa njohur më parë, i një “feje” të re, simbol jo më pak ogurzi se paraardhësit e tij. Ishte drapër e çekani.

Këtë simbol e adaptoi, për të mos thënë e sajoi, “feja” bolshevike. Edhe ajo, njëlloj si paraardhëset e saj, i dha atij simboli kuptimin që i leverdiste më shumë dhe që mund të mashtronte sa më shumë njerëz nga ndjekësit e saj. Zyrtarisht, ajo e shpalli atë si “simbol të unitetit të klasës punëtore (çekiçi) me fshatarësinë (drapri)”. Duhet dhënë haku se, si gjithmonë, edhe në këtë rast pati shumë njerëz që u mashtruan nga ajo dredhi dhe e ndoqën pas, madje jo për pak kohë, por për gati tre të katërtat e shekullit të kaluar dhe jo pak njerëz, por gati një e katërta e popullsisë së rruzullit tokësor. Se si dhe pse e ndoqën, ky është një problem tjetër, të cilin do të rrekemi ta shtjellojmë më poshtë.

Por cili ishte kuptimi i vërtetë i atij simboli? Sa për draprin nuk besoj se ka nevojë ta përsërisim atë që thamë për fenë islame. Është po ai mjet dhune, por i mbuluar me gjethen e fikut të mbrojtjes së fshatarësisë. Çekani është gjithashtu një mjet dhune. A nuk shërben edhe ai për të goditur, madje ky është destinacioni i vetëm i tij: goditja. Madje, për hir të së vërtetës, duhet thënë se çekani që paraqitet në simbolin, për të cilin po flasim, nga pamja e jashtme nuk është fare çekan, ai është edhe më i rëndë, edhe më i egër, është vare, nga ato që përdoren për të thyer gurë.

Gjatë pushtetit bolshevik në Rusi, por edhe në vendet e tjera satelite të saj, që adaptuan të njëjtin simbol më vonë, u vu në jetë një luftë me një emër gjithaq mashtrues sa edhe vetë simboli që u përdor për ta identifikuar atë: lufta e klasave. Po çfarë ishte lufta e klasave? Për të qenë më konkretë le ta themi që në fillim, ishte po ajo luftë që bënin fetë me njëra-tjetrën, apo rrymat e së njëjtës fe midis tyre, për të mposhtur anën e kundërt dhe për të dominuar e për t’u pasuruar ana tjetër që tregohej më e fortë. Në rastin e bolshevizmit luftën e klasave e zhvillonte shteti kundër nënshtetasve të vet, për interesin gjoja të klasës punëtore e të fshatarësisë, me anë të mjeteve përfaqësuese të tyre në simbol, çekanit për punëtorët dhe draprit për fshatarët. Në të vërtetë ajo luftë nuk kishte të bënte fare me klasat, në emër të të cilave gjoja zhvillohej.

Ajo bëhej vetëm për të goditur edhe punëtorët edhe fshatarët, madje ata më shumë sepse ishin edhe më të shumtë në numër, së bashku me elementet e tjerë që guxonin të shprehnin qoftë edhe pakënaqësinë më të vogël ndaj pushtetit diktatorial, absolut, ndaj atij pushteti që i falej “kryqit-drapërhëne” të vet, domethënë, drapër e çekanit. Aftësinë ogurzezë e makabër të atij simboli e provuan në shpinën e tyre miliona e miliona vetë nga e njëjta racë njerëzore, madje edhe nga të afërmit e një gjaku me të, por edhe popuj të ndryshëm që guxuan të mos donin të përfaqësoheshin nga ai simbol.

Erdhi një kohë kur, ata që e krijuan drapër e çekanin, e panë se nuk po u shitej në tregun politik të brendshëm, e veçanërisht në atë të jashtëm; në këto kushte ndërmorën një dredhi, e zakonshme në të tilla raste: mbi drapër e çekanin vendosën një yll. Kjo shtesë, natyrisht që nuk shkonte fare me simbolin ogurzi, aq sa i shkon gomarit shala, apo maçokut çizmet, por ideatorët menduan se duke i shtuar simbolit të tyre zindjellës, simbolin e dritës, do të mund t’i jepnin pakëz dritë të parit nga i dyti dhe kësisoj do të bëhej më i pranueshëm.

Por ndodhi pikërisht e kundërta, përpara sesa ylli t’i jepte atij nga drita e vet, simboli ogurzi i drapërit dhe çekanit i tejçoi atij nga errësira e vet dhe e errësoi. Në këtë mënyrë, edhe ylli me pesë cepa e humbi krejtësisht kuptimin e vet të mirëfilltë dhe u shndërrua, jo vetëm në bashkëpunëtor të simbolit kryesor, por u bë pjesë përbërëse e tij, madje shkoi edhe më tej: shërbeu si karrem për të kapur në grep të gjithë ata që nuk i besonin drapërit e çekanit, por që në fillim i besuan yllit dhe menduan se doli shpëtimtari i tyre. Në të vërtetë ylli u bë varri i tyre i hapur edhe më shumë, sepse u bë njësh me varrin që kishte hapur më parë drapëri e çekani.

Por shekulli XX mund të thuhet me plot gojën se kishte qenë shekulli i simboleve ogurzinj. Në qoftë se gjatë gjithë shekujve të kaluar ishin krijuar vetëm dy të tillë, në shekullin XX, simbolet ogurzinj ndoqën njëri-tjetrin, sikur të ishin në garë se kush do të ishte më ogurzi se tjetri.

Në këtë kuadër, në fillimet e viteve 20 të atij shekulli, në Itali iu shpall botës një simbol, në pamje të parë shumë karizmatik, sepse evokonte Romën e Lashtë, ishte ajo që ne shqiptarët e kemi quajtur thjesht “sëpata e fashizmit”, por që në të vërtetë, historikisht, ka një kuptim paksa më ndryshe.

Në Romën e Lashtë, gjykatësit dhe funksionarët e lartë të saj shoqëroheshin nga roja, të cilët mbanin mbi sup një tufë shufrash hekuri të lidhura fort me njëra-tjetrën (simbol i shprehjes “bashkimi bën fuqinë”), në majën e të cilave kishin mbërthyer një sëpatë. Ky mjet quhej atëherë fascio dei littori (fashio dei litori). Këtë simbol mbrojtës, Musolini e nxori nga analet e historisë dhe ia ngjiti partisë së tij, të cilën edhe e quajti fashiste. Ai simbol, tashmë dihet nga të gjithë, nuk pati më fare të bënte me origjinën mbrojtëse të tij, por u kthye në një mjet dhune të egër kundër atyre që mendonin ndryshe nga Musolini dhe nga krerët e partisë së tij. Ai e shfrytëzoi simbolin e vet kundër të gjithë kundërshtarëve të tij politikë, pastaj edhe kundër popujve që pushtoi. Pra sëpata e tij preu sa mundi koka njerëzish të pafajshëm.

Natyrisht, ashtu si të gjithë përdoruesit e simboleve në fjalë, Musolini, jo vetëm nuk e përmendi ndonjëherë destinacionin e vërtetë të simbolit të tij, por përkundrazi, e lëvdonte atë si shpëtimtarin dhe mbrojtësin e lirisë e barazisë së popullit të vet dhe të popujve që pushtoi. Duhet thënë se, si zakonisht, edhe në këtë rast, pati njerëz që e besuan atë simbol. Në këtë gjë ndikoi në mënyrë të veçantë fakti që evokonte një periudhë të lavdishme të Romës dhe të gjithë Italisë. Por me kalimin e viteve, kundërshtarët e regjimit sa vinin e shtoheshin. Atëherë simboli-sëpatë mori kuptimin e vet të vërtetë, prerjen e kokave të gjithë kundërshtarëve të ideatorit, ose zbuluesit të ri të tij.

Ndryshe nga dhunuesit paraardhës, Musolini, për të pasur sa më shumë ndjekës, përdori një dredhi tjetër. Ndërsa të parët (të krishterët e myslimanët) shfrytëzuan Zotin si pikë referimi, dhe të dytët popullin, në emër të cilit zhvillonin luftën e klasave, ky i fundit i përdori të dy: edhe Zotin edhe popullin. Zotin e shfrytëzoi për të bërë me vete klerin katolik që kishte shumë ndikim në masat e gjera popullore të Italisë dhe më gjerë, ndërsa popullin e shfrytëzoi për t’i treguar se gjithçka që bënte ishte në të mirën e tij, prandaj dhe duhej ta ndiqnin pas deri në sakrificën më sublime duke dhënë edhe jetën në luftërat që shpalli kokëngjeshja e tij.

Aq i dhënë qe Musolini pas simbolit të tij saqë, kur pushtoi Shqipërinë dhe, me synimin që t’u mbushte mendjen shqiptarëve se kishte ardhur këtu për të mirën e tyre, veprim ky që është karakteristik për të gjithë pushtuesit, filloi të bënte ndërtime. Puna e parë që bëri ndërtoi bulevardin, të cilin ne sot e thërrasim “Dëshmorët e Kombit”. Po të shikohej atëherë nga lart, nga avioni, ai ishte një kompleks i tërë arkitekturor, në të cilin bulevardi ishte bishti i sëpatës së fashizmit, Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” përbënte tehun e sëpatës, myqa e sëpatës ishte Akademia e Arteve, ndërsa ndërtesa e universitetit ishte fundi i bishtit. Natyrisht, më vonë u bënë ndërtime të tjera të shumta që e prishën këtë konfiguracion, por në fillimet e veta dukej qartë shëmbëllimi.

Pavarësisht nga kjo “dëshirë çliruese” dhe “dashuri prindërore” që Musolini u orvat të shfaqte ndaj nesh, nuk hezitoi për asnjë çast ta përdorte “sëpatën” e tij me të gjithë egërsinë që e karakterizonte kundër të gjithë patriotëve shqiptarë që nuk donin të jetonin nën hijen e fashios së liktorit.

Në fillim të viteve tridhjetë të shekullit XX, në Gjermani u ngjit në skenën e historisë një tjetër diktator, ndër më të egrit që ka parë historia. Natyrisht, si të gjithë diktatorët, edhe ai duhej të kishte simbolin e vet. Për këtë edhe ai nxori nga fosilet e historisë dhe zgjodhi atë që në gjuhën e zakonshme shqipe është quajtur “kryqi i thyer”, por që në të vërtetë quhet “Svastikë”.

Historikisht, Svastika është një simbol fetar shumë i lashtë, i cili përfaqëson perëndinë Indu të Diellit, të quajtur Siria. Emri e ka prejardhjen nga fjala sanskritishte Svastis, që do të thotë lumturi, shëndet. Adolf Hitleri e zgjodhi atë si emblemë të partisë së vet nacionalsocialiste dhe që në gjermanisht quhej Hakenkreuz, që fjalë për fjalë do të thotë “Kryqi me këmbë”. Svastika, historikisht është quajtur simbol i arjanizmit, pasi mendohet që popujt indoevropianë të Indisë kanë qenë pararendësit e arjanëve. Hitleri e zgjodhi këtë simbol, ndoshta edhe sepse ai nuk ishte shfrytëzuar më parë nga asnjë fe, apo diktator tjetër.

Po ta vërejmë me kujdes, kryqi i thyer ngjan me një kafshë shumëkëmbëshe që të tremb kur e sheh, ngjan me një turbinë që të duket sikur ka ndaluar përkohësisht për t’u mbushur me frymë, që, nuk do të vonojë e do të fillojë rrotullimin e saj të vrullshëm dhe, me tehet e thikave të saj të shumta, do të bluajë gjithçka që e rrethon, pra do të fillojë sërish grirjen e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ajo vijë që e ka ngritur atë në piedestal, ose, për ta bërë edhe më familjar shëmbëllimin, mund të themi se i ngjan asaj thikës që kanë aparatet elektrike shtëpiake për grirjen e qepës.

Natyrisht të gjitha këto shëmbëllime, duke parë qëllimin fillestar historik të krijimit të atij simboli, do të dukeshin si tendencioze sikur të mos kishte qenë historia që e shoqëroi atë simbol dhe krimet që e shoqëruan daljen në dritë dhe udhëtimin e tij të shkurtër nëpër histori.

Tashmë kush nuk e di që, sapo hipi në kolltukun e kancelarit të Gjermanisë, në vitin 1933, Hitleri, me simbolin e tij në dorë, filloi dhunën më të paparë në histori kundër një etnie të tërë, siç ishte ajo hebre, me synimin që ta shfaroste nga faqja e dheut duke e “grirë” nën “thikat” e mprehta të simbolit të tij. Pastaj, po me atë simbol, tashmë ogurzi, në dorë u sul kundër shteteve e popujve sovranë të Evropës dhe i pushtoi, duke shpallur kështu luftën më të madhe dhe më të përgjakshme që ka përjetuar njerëzimi, Luftën e Dytë Botërore, e cila, sipas disa llogaritjeve, i ka gllabëruar mbi gjashtëdhjetë e pesë milionë jetë njerëzish, pa folur pastaj për dëmet e tjera në të gjitha drejtimet. Ishte rezultat i asaj lufte që gjysma e shteteve të Evropës iu bashkuan, dashje-pa dashje simbolit tjetër ogurzi, drapërit e çekanit.

Vlen të shënohet këtu se të gjithë simbolet ogurzinj të shekullit XX përfunduan në koshin e plehrave të historisë, kështu ndodhi me sëpatën e fashizmit, me kryqin e thyer dhe… Por le të mos nxitohemi. Me drapërin e çekanin nuk ndodhi pikërisht e njëjta gjë. Të paktën për Shqipërinë. Këtu tek ne ai pësoi një metamorfozë shumë të çuditshme dhe enigmatike në të njëjtën kohë, madje për shumë njerëz edhe të pa besueshme.

Pas rrëzimit të regjimit që kishte për simbol drapërin e çekanin, në Shqipëri u krijuan dy parti kryesore, në fillim ajo që e quajti veten “demokratike”, pastaj ajo që e quajti veten “socialiste”. Si parti të reja të krijuara, nëna e tyre, partia komuniste, si nënë që ishte, nuk mund t’i linte pa gjë pjellën e saj. Kështu që simbolin e vet ua ndau “vëllazërisht” të dyjave. Njërës i dha draprin, tjetrës çekanin.

Shikojeni me kujdes simbolin e partisë demokratike, a nuk e ka një pjesë të saj në formën e draprit? Madje për të treguar se ai drapër ka si destinacion të vetin prerjen dhe korrjen e “armiqve”, maja e tij përfundon me disa njolla që nuk përfaqësojnë gjë tjetër veçse njollat e gjakut që ka derdhur ai, drapri. Mos t’ju ngatërrojë ngjyra. Jo vetëm sepse ka edhe gjak blu, por kryesorja është maskimi i qëllimit, i destinacionit të vërtetë të tij: dhunës. Deri sot kemi qenë dëshmitarë të “kokëprerjeve” të kundërshtarëve të diktatorit që mban në dorën e vet të pa lëkundur draprin dhe do ta mbajë, si të gjithë diktatorët paraardhës, deri sa njerëzit ta durojnë t’i godasë me të. Pastaj edhe ai do të përfundojë tek simbolet e tjerë ogurzinj.

Partia mëmë, me zemërgjerësinë e saj, ia dha çekanin partisë tjetër që erdhi pas të parës, asaj socialiste.

Hidhini një sy simbolit të Partisë Socialiste. Është një grusht i shtrënguar fuqishëm, që nuk është tjetër veçse çekani i mëmës, por që ideatorët, për ta bërë më të besueshëm në sytë e atyre që aq marrin vesh dhe i besojnë, çekanit i dhanë formën e dorës së njeriut të mbledhur grusht, dhe jo grusht dosido, por të shtrënguar kërcënueshëm dhe i vunë sipër një trëndafil. Kamuflazh më të bukur vështirë se gjen. Çekani-grusht që mban një trëndafil në dorë. A nuk të kujton ato lulet e bukura insektengrënëse, të cilat i joshin insektet me bukurinë e vet dhe pastaj i gëlltisin? Ky simboli i fundit “socialist” ka vetëm një ndryshim të vogël nga sivëllai i tij, drapri “demokratik” dhe pikërisht, ende nuk e ka gjetur diktatorin që do ta tundë në duar për të tmerruar kundërshtarët, të cilët nuk do ta ndjekin pas verbërisht, siç kanë bërë të gjithë diktatorët me simbolet e tyre të zemrës përgjatë gjithë historisë njerëzore.

Tani për tani, ashtu siç kanë bërë të gjithë simbolet ogurzinj të historisë në fillimet e tyre, këta dy simbolet tanë të fundit, po lulëzojnë. Se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, duhet të presim e të shohim. Historia është e pamëshirshme.

Ashtu siç theksova për besimtarët fetarë, edhe në këtë rast këmbëngul se kam respekt të thellë për të gjithë ata njerëz të ndershëm, të cilët, pa u mashtruar nga premtimet parazgjedhore dhe për pasojë, të rreme, të krerëve të partive të tyre, u besojnë jo fjalëve të bukura, por veprimeve konkrete, se qëllimi që ata i kanë vënë vetes nuk është përfitimi vetjak e familjar, por e mira e popullit dhe lartësimi i kombit.

October 5, 2016 21:15
Komento

2 Komente

  1. gjermani i fundit October 5, 23:38

    Svastika eshte simboli i motos kozmike. Draper e cekan simbolizojne ndertimin dhe te korrat e bollshme, mjetet me te cilat klasa punetore me ane te punes konsolidon mireqenien. Kryqi eshte simboli i lashte i forcave qe pershkojne njera-tjetren, kurse legjenda thote se nje perandori romak iu fanit ne qiell, me duket Adrianos, dhe magjistari i thote: me kete shenje do fitosh. I thone gjysmehena pjellore dhe kjo simbolizon Token ne periudhen e pjellorise, mbjelljes, zhvillimit e korrjes, ciklet vitale te jetes.Asnje simbol nuk ka per baze prerje kokash e shtypje guresh, kurse grushti simbolizonte unitetin.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 October 6, 16:47

      gjermono,ke dhënë një shpjegim për disa nga këto shënja,por të del dikush tjetër dhe i fut të kundërtën!
      çfar ti bësh!?
      asgjë seicili sheh atë që do të shohë!!
      paraqiti këto shënja dikujt që nuk ja di kuptimin,as për të mirë e as për të keq,dhe do të shoshësh se nuk do të ketë reagim!!
      përdorimi i shënjave,shkrimit dhe deri tek armëve është problemi!!mënyra dhe qëllimi për të cilin i përdor!!
      sidoqoftë njeriu do diçka të diskutojë,do të ketë fijen e tij të kashtës për të mos u mbytur!

      Reply to this comment
  2. Kaci October 6, 09:12

    Me dukesh sh empirik per nje debat te tille.

    Reply to this comment
  3. Amerikani... October 6, 12:17

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!

    Reply to this comment
  4. Amerikani... October 6, 12:18

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!.

    Reply to this comment
  5. Amerikani... October 6, 12:18

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!..

    Reply to this comment
  6. Amerikani... October 6, 12:19

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!…

    Reply to this comment
  7. Amerikani... October 6, 12:19

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!….

    Reply to this comment
  8. Amerikani... October 6, 12:20

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!…..

    Reply to this comment
  9. Amerikani... October 6, 12:20

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!……

    Reply to this comment
  10. Amerikani... October 6, 12:20

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!…….

    Reply to this comment
  11. Amerikani... October 6, 12:26

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!……..

    Reply to this comment
  12. Amerikani... October 6, 12:26

    Kryqi eshte ogurzi, por vetem per djallin…!!! Sa kohe te ekzistoje ky djall ne forma te ndryshme , do kete gjithmone perballe Kryqin e Jezusit…!!! Eshte pikerisht ky Kryq qe iu dha botes falas para 2000 vjeteve, pikerisht per t’i drejtuar ata drejt Drites, Rruges dhe se Vertetes…!!! Zoti, per te treguar ekzistencen e Vet, u misherua ne Jezusin-njeri, dhe ju shfaq botes me tere dashurine dhe madheshtine e Tij…!!! Jezusi u vu ne Kryq, per te lare mekatet e botes, dhe nga ai qast njerezimi beri Beselidhjen e Re me Zotin, qe ne kete bote te mbizoteroje Paqja, Dashurie dhe Falja per te gjithe …!!!………

    Reply to this comment
  13. Vladimir October 6, 19:43

    Nje kend-shikimi interesant. Nuk e kisha menduar. Ja vlen te reflektohet mbi te.
    Lidhur me institucionet fetare, ndonse ateist, une i çmoj per misionin qe kane kryer e kryejne dhe per mesimet e vyera qe edukojne. Fete, permes frikes se zotit, sollen ne brazde njerezit- bisha, injorante, pa asnje lloje formimi intelektual. Edhe sot ka mjafte te tille. Njerezit e pakultivuar, kur nuk kane as frike nga zoti, behen perbindesha. Koha gradualisht, me zhvillimin, kultivimin dhe emancipimin e shoqerise njerezore, po e zbeh rolin e feve ne Boten e qytetruar.
    Ne, shqiptaret i kemi borxh katolicizmit gjuhen e shkruar dhe librat e pare ne gjuhen tone, ndersa myslymanizmit i kemi borxh ruajtjen e identitetit kombetar te shqiptareve jashte kufijve shtetror te Shqiperise.

    Reply to this comment
  14. Burim Bardhari October 7, 06:58

    Trinia domethenese e Simboleve.

    Simbolet enkas jane ambivalente qe dykuptimesia te hutoje vezhguesit kinse me mesazh pozitiv dhe te mbroje pronaret e tyre qe pershkojne gjithe boten dhe gjitha sferat shoqerore duke transmetuar nje mesazh tjeter, celesin e njohurive te lashta qe duhet te percillen deri ne momentin e duhur te shpalosjes perfundimtare,
    prandaj nuk i shpeton ketyre simboleve qe perseriten vazhdimisht, yllit ose diellit, qofte 5-cepesh, 6, 7 ose 8-cepesh, shqiponjes, lapidarit, kryqit kozmik qe eshte perdorur edhe nga romaket para periudhes se Krishtit, kreshtes te henes qe nuk besoj se ka lidhje me draperin qe duket si shkronja ‘c’ por faktikisht eshte dielli i fshehte, qe mbulohet nga hena, prandaj flamujt me kreshten e henes nuk e kuptojne mashtrimin optik se eshte dielli ne pyetje dhe si perforcim eshte ylli prane qe nenkupton diellin ne fuqine e dyte, Nese sodisni qiellin, hena gjate asnjeheres faze nuk merr trajten e draperit ose te germes ‘c’ por eshte eklipsi i diellit. Nje nga qellimet e simbolit te diellit nuk nenkupton vetem besim pagan i verber por besimi se prejardhja e njerezimit eshte nga ndonje diell tjeter me kater planete si toka, ose yjesi tjeter qofte dielli i dyte Siri(us) apo yjesia Plejada me 7 yje paj edhe yjesia e Orionit (Osirit sipas egjiptianeve te lashte). Nese fshihet prejardhja e mirefillte e njerezimit atehere duhet pranuar se pronaret e simboleve jane mjeshter te medhenj dhe nuk jane pagan te cmendur.

    Simbolet poashtu qellimisht mbillen ose vendosen mu para syve, ne vende publike sepse fshehtesia e nje mesimi te lashte mund te perfundoje ne varr pasiqe material i shkruar sic jane librat e shenjte mund fare lehte te deshifrohen si te kodifikuara me fshehtesi tjera ndersa fshehtesimbajtesi i fundit mund te zhdkuket aksidentalisht dhe se dyti, askush nuk e kerkon fshehtesine ne shesh te hapur, ne vend publik, (in plain sight), qe eshte nje psikologji shume e sakte.

    Simbolet vertete jane mjet komunikimi por nuk duhet te intrpretohen ne menyre dogmatike se cfare domethenie zbulojne por ne te kunderten, ate qe mbulojne, kuptimin e dyte qe eshte qellimi paresor i ndertimit te simbolit.

    Meqe dija dhe informacioni perbejne bazen e fuqise dhe pushtetmbajtjes atehere nuk eshte e rastesishme se ekzistojne fshehtesite; deri ne shpikjen e shtypshkronjes se Gutenbergut kisha e xhamia ishin de fakto ‘bibliotekat’ dhe universitetet ku kontrollohej dhe transmetohej dijenia perbrenda klubit te njejte ose pronareve te qarkut te njejte mirepo shtypshkronja mundesoi qarkullimin e mendimeve te lira ashtu sic ben sot Interneti, bibilioteka virtuale e Aleksandrise te periudhes moderne, ndonese bashke me mendime te avancuara akademike ka edhe shume zhurme injorantesh ose dezinformatoresh.

    Kulturat e boshtit greko-romak vertete e pushtuan Egjiptin e lashte ushtarakisht por ama u pushtuan edhe vete nga kultura egjiptiane lashtesisht me superiore si rezultat i se ciles kulture edhe mitologjite perkatese greko-romake jane imitim i asaj egjiptiane, ndersa deshmia me e madhe eshte nepermjet te simboleve sic eshte lapidari dhe piramida pothuajse ne cdo shoqeri.

    Derisa Leka dhe Qesari e pushtuan Egjiptin me ushtri te medha Memedaliu shqiptar e pushtoi ate me fare pak bashkevendas dhe ndertoi dinastine e tij prej 150 vitesh. Perbrenda xhamise qe mban emrin e tij (Mohamed Ali) ne Kairo, qe eshte ne keshtjellen / citadelin e Saladinit, simboli i diellit eshte dukshem i pranishem si dhe shqiponja qe ishte simbol i Saladinit por edhe i Perandorise Romake dhe me vone Bizantine, Gjermane, Amerikane etj. qe edhe sot stolis ballinen e bazilikes te shen Pjetrit ne Vatikan. Rrjedhimisht, jo se njerezimi nuk ka imagjinate kreative dhe nuk mund te ndertoje simbole tjera por qellimi eshte se koshienca e njohurive te lashta te percillet sido qe te jete e mundur, qofte nepermjet te fese si ideologji, qofte ideologjise politike me revolucione, qofte mitologjise ose horoskopit te njome qe perseri eshte qenesisht besim ne diell ku fatrrefimi eshte i lidhur me vendndodhjen e diellit diten kur linden njeriu. Me e lezecme eshte yjesia e virgjereshes sepse sido qe te lidhen yjet, piket ne qiell, asesi nuk mund ta dime se eshte vertete pasqyrimi virgjereshes ose jo, ndersa femra me barre mund te vizatohet fare lehte me bashkimin e yjeve por jo virgjeresha qe perndryshe perfaqeson virgjereshen Isida te mitologjise egjiptiane se bashku me Athina Parthenos ne Akropolis, qe nenkupton Athina virgjereshe dhe i paraprinte virgjereshes Meri /Mari me 5qind vite, ndersa Isida me mijera vite. Greket metojne se jane shpikesit e kultures Perendimore mirepo shume mesime e disiplina qe jane pagezuar ne gjuhen e tyre jane ripaketime te njohurive te lashta egjiptiane sepse atje u ngrit biblioteka e madhe e Aleksandrise, atje vajti edhe Pitagora dhe pas sundimit te dinastise se Ptolomenjeve cdo gje mori permasa helene, por te mos harrojme se piramidat ishin te ndertuara kur u pushtua Egjipti nga Leka dhe Ptollomenjte, dimensionet e saj edhe sote e kesaj dite jane mrekulli matematikore qofte te numrit te njohur Pi ose Fi, Perpjestimit te Arte ose Mesatarja e arte.

    Reply to this comment
  15. Burim Bardhari October 7, 07:00

    Trinia Domethenese e Simboleve.

    1- Simbolet enkas jane ambivalente qe dykuptimesia te hutoje vezhguesit (kinse) me mesazh pozitiv dhe te mbroje pronaret e tyre ne hije qe pershkojne gjithe boten dhe gjitha sferat shoqerore duke transmetuar mesazh tjeter, celesin e njohurive te lashta qe duhet te percillen deri ne momentin e duhur te shpalosjes perfundimtare, prandaj nuk i shpeton ketyre simboleve qe perseriten vazhdimisht, yllit ose diellit, qofte 5-cepesh, 6, 7 ose 8-cepesh, shqiponjes, lapidarit, kryqit kozmik qe eshte perdorur edhe nga romaket para periudhes se Krishtit, kreshtes te henes qe nuk besoj se ka lidhje me draperin qe duket si shkronja ‘c’ por faktikisht eshte dielli i fshehte, qe mbulohet nga hena, prandaj flamujt me kreshten e henes nuk e kuptojne mashtrimin optik se eshte dielli ne pyetje dhe si perforcim eshte ylli prane qe nenkupton diellin ne fuqine e dyte, Nese sodisni qiellin, hena gjate asnjeheres faze nuk merr trajten e draperit ose te germes ‘c’ por eshte eklipsi i diellit. Nje nga qellimet e simbolit te diellit nuk nenkupton vetem besim pagan i verber por besimi se prejardhja e njerezimit eshte nga ndonje diell tjeter me kater planete si toka, ose yjesi tjeter qofte dielli i dyte Siri(us) apo yjesia Plejada me 7 yje paj edhe yjesia e Orionit (Osirit sipas egjiptianeve te lashte). Nese fshihet prejardhja e mirefillte e njerezimit atehere duhet pranuar se pronaret e simboleve jane mjeshter te medhenj dhe nuk jane pagan te cmendur.

    2- Simbolet poashtu qellimisht mbillen ose vendosen mu para syve, ne vende publike sepse fshehtesia e nje mesimi te lashte mund te perfundoje ne varr pasiqe material i shkruar sic jane librat e shenjte mund fare lehte te deshifrohen si te kodifikuara me fshehtesi tjera ndersa fshehtesimbajtesi i fundit mund te zhdkuket aksidentalisht dhe se dyti, askush nuk e kerkon fshehtesine ne shesh te hapur, ne vend publik, (in plain sight), qe eshte nje psikologji shume e sakte.

    3- Simbolet vertete jane mjet komunikimi por nuk duhet te intrpretohen ne menyre dogmatike se cfare domethenie zbulojne por ne te kunderten, ate qe mbulojne, kuptimin e dyte qe eshte qellimi paresor i ndertimit te simbolit.

    Reply to this comment
  16. vasili October 7, 12:18

    Jam gjithmone per polemiken qe mbart qofte dhe ide ekstreme,por qe respektojne kufij te logjikes,historise dhe kultures.
    Por ky i mesipermi eshte nje demonstrim vulgar i monstruozitet anti human,kur sot me shume se kurre kemi nevoje per te verteten e kundert:
    Kryqi eshte simbol i madh historiki vuajtjeve te njeriut,qe sakrifikoi jeten e vet,per njerzit.Dhe shume nga ata ishin nga ata qe kerkonin kryqezimin e tij.
    Fatkeqesisht kjo eshte dhe nje pjese e natyres se qenies njerzore
    Kush me ndjek mua-tha Jesui-duhet te mbaje peshen e kryqit.Pra duhet te beje dhe sakrificen ekstreme,per ti sherbyer njerezve.
    Pra krejt ne te kundert,cfare shkruan ky Shyti,nje i disekulibruar mendor,apo nje kripto islamist i semure,qe per te perligjur bombat prej isisi,kunder kristianizmit ,ben dhe nje kundervenie te mjere myslymanizmit.
    Per ate respekt,qe kam per ju z.Thano,fituar nga shkrimet tuaja te guximeshme dhe te paaneshme,me habit se si i keni hapur driten jeshile,ketij shkrimi alogjik dhe anti human.
    Dhe ne vazhdim z.kryeredaktor,verej se sa here bej nje polemike te argumentuar me fakte qe i njohin te gjithe kundrejt ndonje shkrimi te islamit,ai nuk e sheh driten e gazetes tuaj.
    Duket ajo qe prezanton islami,nuk do te ndeshet asnjehere me nje opozite te faktuar dhe argumentuar..

    Reply to this comment
  17. Skendermbreti October 8, 07:55

    Fete – Ideologji Partish te Parlamentit te Njejte!

    Tri besimet monoteiste jane motrat e prinderve te njejte, sepse sado qe kane tipare personalitetesh te vecanta ato jane nen ndikimin e te njejtit frymezim te lashte, qofte mesopotamik ose egjiptian prandaj edhe simbolet e tyre transmetojne fshehtesite e njejta nepermjet te simboleve ose shkrimeve fetare perkatese.

    Monoteizmi si koncept fetar per here te pare u prezantua nga faraoni reformator Akhenaten (Atenism) por nuk zgjati sepse trashegimtaret e tij e perbuzen bindjen e tij ne nje perendi. Poashtu konceptet fetare te Krijimit, te Ringjalljes dhe te Gjykimit burojne qe atje sepse ata besonin ne Krijues, besonin ne Ringjallje ngase merrnin me vete pasurite e kesaj bote per udhtimin matane varrit dhe kur vdiste faraoni zemra e tij peshohej per mekate, i behej gjykimi, dhe keto prova i gjeni nese i lexoni hieroglifet qe jane deshmi te prekshme dhe nuk jane te sajuara.

    Storja e lindjes se Mojsiut dhe ngritjes se individit te paprivilegjuar ne oborr mbreteror poashtu eshte kopjuar nga biografia e Sargon-it nga Akkad-i (shih botimin e fundit, te gushtit te National Geographic) i cili ishte me nje mije vite para Mojsiut.

    Perralla e Mojsiut si edhe feve tjera pershkojne nje mekat shume te madh per te cilin asnje fetar nuk duhet te jete krenar sepse njeriu pershtatshmerisht ngrihet ne te njejtin nivel me Zotin e Plotefuqishem, madje Mojsiu del se farketon marreveshje me zotin, sikurse behet fjala per kontrate dypaleshe duke kerkuar statutin e popullit te zgjedhur ne kembim te besimit ose pervetesimit te zotit si shpetimtar i tij dhe popullit tij. Apoteozat ekzistojne edhe sot, sic eshte ajo e Washington-it mirepo edhe besimet e epokes se re e kane gabim sepse njeriu nuk behet zot kur ai ka shume nevoja dhe duhet ta vizitoje banjen.

    Nuk e di se sipas ciles logjike njeriu mund t’i imponoje kondita Perendise (Children of the Covenant and Chosen People – Femijet e Marreveshjes dhe Populli i Zgjedhur) dhe madje te kerkoje nga zoti qe te luftoje armikun e tij, faraonin tiran. Ndonese eshte nje rrefim shume i bukur sepse ofron shprese per vegjeline nuk ka fakte se ai kishte jetuar me te vertete, te pakten keshtu pohohet ne Wikipedia dhe disa burime tjera; Mojsiu i takon periudhes para eres sone diku mes shekullit te 13 dhe 12 sipas besimit perkates mirepo derisa ne Egjipt ka plote prova per faraonet se kane ekzistuar dikur nepermjet te mumjeve qe jane te panumurta, per Mojsiun mjerisht nuk ka. Rrefimi pra eshte shume i qelluar per ndertimin e mitit kombetar mirepo te pakten tek ne shqiptaret Skenderbeu eshte ‘Mojsiu’ i vertete dhe shume i fresket ne koshiencen e popullit tone si dhe gjithe botes perendimore, ai doli nga vegjelia dhe luftoi kunder perandorise mercenare qe nuk kulturifikoi asnje fis (lexo komb) qe pushtoi.

    Prandaj, nese populli i tij kishte firmosur marreveshjen besoj se armiku egjiptian do te zhdukej vetem nga nje murtaje e zotit dhe jo me dhjete, ose nese engjelli i vdekjes e dinte se cili femije egjiptian eshte femija i pare perse duhej qe shtepite e popullit tij te ngjyroseshin me gjak (passover) qe te kapercehen dhe te shpetonin nga vdekja, pra nga njera ane engjelli i vdekjes eshte me fuqi mbinatyrore dhe e di se cilet jane femijet e pare te egjiptianeve por ama i duhet ‘gps’ ndihmesor per te gjetur adresat e shtepive, ndonese mos harrojme se femijet egjiptian nuk kishin faj se ishin te egjiptianeve kundershtare por kjo gje nuk e shqeteson aspak Mojsiun dhe besimtaret qe te vriten viktima te pafajshme e te kenaqen hakmarresit.

    Le te mos harrojme se vete populli i Mojsiut sot i lutet Zotit qe Ai te zgjedh ndonje popull tjeter sepse te gjorit kane vuajtur tre ose kater persekutime te renda qe normalisht nuk duhet t’i ndodhte nje populli te zgjedhur sado qe ai te kete devijuar sepse ‘marreveshja’ me zotin nuk ndryshon ne menyre kapricioze. Ai as nuk vret te ‘birin’ e vetem qe te bind njerez te pabindur te cilet edhe pas gjithe ketyre profeteve meslindore asgje nuk ndryshojne. Poashtu sikur profeti Muameti te kishte ‘kalin’ perrallor do ta perdorte ne lufte kunder paganeve arab por ne nje beteje i humbi dy dhembet dhe engjejte nuk i ndihmuan ta siguronte fitoren e dyte.

    Nese besoni ne Zotin e Madh eshte ceshtje personale mirepo besimi ne mitologji mund te kete vetem ca te verteta historike dhe ca me shume mesime morali, si kjo se si te mbijetoje vegjelia kur perballet me bullin tiran.

    As me permbytjen e madhe te periudhes se Ndues (Noah ose Nuhu) njerezimi nuk ndryshoi dhe vazhdon te bej gabime sepse ashtu eshte gatuar qe te mesoje nepermjet te gabimeve ndonese te perseritura kohe pas kohe.

    Te pakten egjiptianet e lashte ishin mjeshter te vertete dhe kur duhej te rrefenin historine e tyre e benin nepermjet e arkitektures, rrefimit ne gure. Te tjeret vetem kopjuan ate qe mesuan prej tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*