Simbolika e Lu me çorapet: Gjuetia për peshqit e mëdhenj e papërfunduar

September 13, 2018 21:48

Simbolika e Lu me çorapet: Gjuetia për peshqit e mëdhenj e papërfunduar

I ftuar në studion e Sokol Ballës, ambasadori Donad Lu ka dhënë mesazhet e fundit për Shqipërinë.

Kryediplomati amerikan tha mbrëmjen e sotme se është diçka e pazakontë që të huajt përfshihen kaq shumë në jetën e një vendi.

“Ne në komunitetin diplomatik, jemi munduar të ndihmojmë dhe të mbështesim por arritjet e vërteta kanë qenë të gjitha shqiptare” – tha Lu.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla se cili është dështimi më I madh në këto tre vite e tetë muaj në këtë vend? dështuar Lu tha se: Dështim? Nuk do të thosha dështim, por diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar.

Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Jam i skandalizuar që ende nuk është kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu. Jam i skandalizuar që Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Fatmir Xhafaj, Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave” – tha Donald Lu.

Sipas tij, Arta Marku është person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj.

“Mendoj se është një përmirësim madhor krahasuar me paraardhësin. Kam pritshmëri të mëdha për çfarë do t’i duhet të bëjë për të pasur sukses. Nëse ndokush dyshon për qëllimet e mia në lidhje me atë kompani apo Z. Llalla, të lexojnë letrën që unë i shkrova. I bëja thirrje Z. Llalla të respektojë ligjin. Kjo mund t’i duket skandaloze dikujt që në mënyrë rutinë injoron ligjet e këtij vendi” – tha Donald Lu.

Gazetari Balla e ngacmoj zotin Lu duke i përmendur dhe një element të veshjes së tij, pikërisht peshqit në çorapet e tij.

“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”

l.h/ dita

September 13, 2018 21:48
Komento

10 Komente

  1. Hosteni September 13, 22:25

    Gjuetia e paperfunduar ?! Ore…kur filloi kjo gjueti ? Tall bythen ky apo ….?!

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 13, 23:06

    Degjo intelektualin o ambasadari i nderum Lu dhe ki kujdes kurrizin,

    sepse:

    Like Floriri qe qeshi dhe u gajas ne takimin e kortezise me ty ka shume gjasa te mballose nje leter lamtumire turpi dhe rezili per nje ambasador te nerum te SHBA ne Tirane,

    njashtu:

    Sic ja ngjiti edhe ish ambasadorit te panerum Withers do kohe me pare qe vrapoi si lepur ne mes te nates ne Rinas bashke me Fatmir Mediun per te hequr etiketetat e fishekeve kineze qe i kishin gaditur per t’ja shitur Ushtrise Amerikane ne Afganistan,

    sepse:

    “PESHKU I MADH” ESHTE NE PRESIDENCE DHE JO TEK PROKURORIA E TIK LLALLES

    qe:

    Akuzoi i pari firmen Bankers Petroleum dhe ju personalisht ne afera korruptive mafioze qe i kane nxirre jeten katunareve te Fierit si kurre me pare ne historine e vendit tone,

    ndryshe:

    PSE ESHTE LENE NE HARRESE TOTALE SAJE QORRI I RILINDJES ENVERISTE?

    Reply to this comment
  3. Adih September 14, 00:56

    Nuk eshte DESHTIM ,por eshte e PA PERFUNDUAR ,shprehet z i nderuar LU: .Prandaj ,ju o popull jo pesimiste por duhet te jeni optimiste ,ska kthim mbrapsht .E ka piketuar ne shina te drejta dhe te sigurta AMERIKA ,demokratizimin dhe te reformimit te nje shteti ligjort te denje Shqiptar .Kete presim edhe njerezit e tjeshte mbare ne Shqiperi .
    E forte ,corapet me peshq te medhenj .te veshura nga Z amb LU::..Prandaj edhe LUL Basha Dhe Monika LIKES duan te bejne VETTINGUN ” POLITIK “Por edhe Rama ,nuk po di cte beje ,mban shprese mos bej ndonje remuje opozita ??!!
    Te themi te drejten ,pa ndihmen e Amerikes dhe te Gjermanise ,BE se ,ne populli i mjere shqiptar ,pervec varferise se skajshme ,por mbi te gjitha , fare pa dinjitet ,nuk do benim as edhe nje gje ,per te ardhmen e femijeve tane . Pra , me gjithe zemer themi : ZOTI ta bekoje Ameriken dhe BE .Personalisht i nderuar Z Amb LU ju urojme gjithe te mirat juve dhe familjes tuaj ,per punen e palodhur dhe kembengulese e ndihmen ,qe na keni dhene ,ju faleminderit me gjithe zemer Z LU:

    Reply to this comment
  4. Adih September 14, 00:58

    Nuk eshte DESHTIM ,por eshte e PA PERFUNDUAR ,shprehet z i nderuar LU: .Prandaj ,ju o popull jo pesimiste por duhet te jeni optimiste ,ska kthim mbrapsht .E ka piketuar ne shina te drejta dhe te sigurta AMERIKA ,demokratizimin dhe te reformimit te nje shteti ligjort te denje Shqiptar .Kete presim edhe njerezit e tjeshte mbare ne Shqiperi .
    E forte ,corapet me peshq te medhenj .te veshura nga Z amb LU::..Prandaj edhe LUL Basha Dhe Monika LIKES duan te bejne VETTINGUN ” POLITIK “Por edhe Rama ,nuk po di cte beje ,mban shprese mos bej ndonje remuje opozita ??!!
    Te themi te drejten ,pa ndihmen e Amerikes dhe te Gjermanise ,BE se ,ne populli i mjere shqiptar ,pervec varferise se skajshme ,por mbi te gjitha , fare pa dinjitet ,nuk do benim as edhe nje gje ,per te ardhmen e femijeve tane . Pra , me gjithe zemer themi : ZOTI ta bekoje Ameriken dhe BE .Personalisht i nderuar Z Amb LU ju uroj , gjithe te mirat juve dhe familjes tuaj ,per punen e palodhur dhe kembengulese e ndihmen ,qe na keni dhene ,ju faleminderit me gjithe zemer Z LU:

    Reply to this comment
  5. info analitike September 14, 09:20

    Shoku Lu i paska shpallur gare kriepsikos se kush behet me karagjoz mediatik.

    Reply to this comment
  6. Jimi September 14, 19:58

    Takimi i yte i lamtumires me qoftlargun dhe don Meten na mallengjeu aq shum, sa na u mbushen syte me lote kur e pame!

    Reply to this comment
  7. Jimi September 14, 20:06

    Me c’duket nuk kane mbetur peshqit ne corapet e tua, por me duket se ke ngelur ti ne dhembet e peshkaqeneve!?

    Reply to this comment
  8. Mark .U.K September 14, 21:32

    Ju LU nuk mund te quheni peshk i madh po mesatar.Edhe ju ky gjatoshi ju futi ne loje .Se Romana po si po.Vetem krahaso pamjen tuaj kur erdhet e kur po iken.Dukesh me i ri se para kater vitesh!

    Reply to this comment
  9. Shoki Lu ciu llullu September 14, 21:35

    si mer si bone nji gojore Rames O degjenerate .
    por ngele tu i lepi topet e fishkme e te qelbura shpellarit
    dhe sumn e ndjeshme te bashes !
    Rames u kla ngjel qejfi .
    o sy putane kineze

    Reply to this comment
  10. Aleksander Thana September 14, 21:57

    Kjo eshte tragji- komedia shqiptare. S’ kemi nga te luajme. Poshte greku, larte Serbi e Sali serbo- greku ne mes. Ose sic eshte thene dikur, ” si veshka ne mes te dhjamit”! Zaberhanet, ose ndryshe, ambasadoret, kane mbushur bankat e tyre me parate e droges e te gjitha rruget e thjera te perfitimit nepermjet korrupsionit qe lulezon ne Shqiperi, si merite qe te gjithe ja kane njohur, mender kryekriminelit Berisha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*