Simeone i kënaqur: Mund të humbisnim më thellë

February 26, 2015 12:20

Simeone i kënaqur: Mund të humbisnim më thellë

I kënaqur edhe me humbjen. Mund të duket paradoksale, por Diego Simeone i gëzohet shumë faktit që Atletico e Madridit shmangu një disfatë me goleadë ndaj Bayer Leverkusenit, që nuk do të mund ta gjejë në një ditë më këtë keqe se kaq skuadrën spanjolle. Dy dëmtime që në pjesën e parë dhe kartoni i kuq i Thiagos, sipas El Cholos e bënë gjithcka shumë të vështirë:

“Ishte një takim shumë i komplikuar për ne, por unë kam shumë besim se do të fitojmë ndeshjen e kthimit dhe do të kualifikohemi. Na u desh të bënim dy ndërrime të detyrueshme në pjesën e parë, ndërsa gati 20 minutat e fundit i luajtëm me një lojtar më pak. Gjithsesi, ne arritëm të mbijetonim. Leverkusen kishte mundësi të fitonte më thellë, por nuk e bëri. Prandaj unë jam i kënaqur, sepse kemi një mundësi të mirë në fushën tonë.”

Trajneri i Bayer Leverkusen, Roger Schmidt, shprehu keqardhjen për mosarritjen e një fitoreje më të thellë, pasi suksesi minimal në “Bay Arena” lë gjithcka të hapur. Gjithsesi, 47-vjecari theksoi se ishte shumë e rëndësishme që skuadra e tij nuk pësoi gol në shtëpi.

February 26, 2015 12:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*