Simptomat që tregojnë nëse rrezikoni nga talasemia

June 26, 2018 19:22

Simptomat që tregojnë nëse rrezikoni nga talasemia

 

Duke qenë se trupi juaj ka më pak qeliza të kuqe gjaku kur keni talasemi, shenja më e zakonshme që mund të keni është anemia. Sa më e rëndë të jetë talasemia, aq më pak hemoglobinë ka trupi dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia. Kur ju keni anemi mund të ndiheni të lodhur apo të dobët.

Ju mund të keni:

  • Marrje mendsh
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Dhimbje koke
  • Ngërçe muskulore
  • Vështirësi në përqendrim etj.

Një nga problemet e tjera te personat me talasemi është zmadhimi në masë të madhe i palcës së kockave, duke i bërë ato më të holla dhe lehtësisht të thyeshme. Kjo vjen për arsye se palca e kockave përpiqet të prodhojë gjithnjë e më shumë qeliza të kuqe për të luftuar aneminë, pra duke punuar më tepër se normalisht.

Një tjetër organ që preket është shpretka, ku një prej funksioneve të saj është filtrimi i gjakut për të luftuar infeksionet. Kur keni talasemi, shpretka do të punojë shumë për të prodhuar më shumë qeliza gjaku, dhe për këtë shkak ajo nuk mund të përballojë punën për të filtruar gjakun dhe për të luftuar infeksionet.

Për këtë arsye njerëzit me talasemi janë me imunitet të dobët, që do të thotë se janë më të prekshëm nga infeksionet dhe ndonjëherë kanë nevojë për mbrojtje shtesë (si për shembull vaksina të gripit dhe vaksina të tjera).

 

p.k/dita 

June 26, 2018 19:22
Komento

1 Koment

  1. Iliria e bashkuar June 26, 22:54

    Njerzit me anemi nuk jane thjeshte me te dobtit. Kush eshte i dobet do te thote te semuresh shpesh, do te thote, larg qoft, semundje te rezikshme. Ky shkrlm nuk eshte aspak i plote. Gjeja e pare eshte ndalimi i martesave i cifteve me anemi. Te gjithe njerzit duhet te bejne analizat per te njohur vehten. Te perforcohen gjithe jeten me vitamina dhe kripra. Marja e gjekut nuk eshte zgjidhja e perkryer, kujdes nga semundjet. Njerzit qe kane vizatime ne trupe e kane te ndaluar te japin gjak. Mjeksia shkollore nuk jep ndonje zgjidhje te madhe dhe nje mundesi shume e mire eshte mjeku popullor- natyropat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*