Sinan Tafaj, 527 mijë euro fonde nga Komisioni Europian

July 24, 2014 09:13

Sinan Tafaj, 527 mijë euro fonde nga Komisioni Europian

Shqiptarja.com ka zbuluar disa të dhëna të tjera lidhur me pasurinë dhe shpenzimet marramendëse të kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj. Në numrin e saj të sotëm, gazeta shkruan se vetëm nga fondet e Komisionit Evropian, Tafaj ka marrë më shumë se gjysmë milion euro.

Sipas gazetës, veç numrit të madh të pronave të patundshme, Sinan Tafaj, ka qarkulluar dhe ka nën zotërim një pasuri të vërtetë në para. Sipas burimeve të Shqiptarja.com, Tafaj si drejtues i Shoqatës së të Verbërve, por edhe për ndërtimin e Qendrës Kombëtare së Rehabilitimit të të Verbërve, ka përfituar 527 mijë euro nga Buxheti i Komisionit Europian.

Ndërkaq, nga auditi i nisur lidhur me abuzimet për këtë qendër, është mësuar se veç 1.14 milion dollarëve, Tafaj ka përfituar edhe 2.3 milion dollarë nga buxheti i shtetit për menazhimin e kësaj qendre.

Veç kësaj, Gazeta shkruan se Tafaj rezulton të ketë bërë edhe një sërë shpenzimesh marramendëse, pasi vetëm një herë ka tërhequr nga llogaria bankare plot 8500 euro me arsyetimin se i duheshin për “shpenzime udhëtimi”!

July 24, 2014 09:13
Komento

15 Komente

  1. hegla July 24, 12:23

    Edhe i verber edhe hajdut ky

    Reply to this comment
    • dorela July 24, 12:26

      Ky jo sikur eshte kryetar i nje shoqate qe lufton per me shume te drejat per ate cka ata perfaqesojne po sikur ka qene kryeminiter e kaluar kryeministrit me gjithe ate pasuri qe i ka dale.

      Reply to this comment
  2. sara July 24, 12:28

    Po mire turp si vjen ketij qe ka vjedh gjithe keto para edhe del e na flet si burre i mire ne televizor.

    Reply to this comment
  3. marsia July 24, 12:34

    Paska bere namin ky me keq se ministrat e Saliut. Parndaj dhe eshte kunder ligjeve qe nxjerr qeveria per kete kategori qytetaresh se sdo kete me para qyl. Shume turpe per te.

    Reply to this comment
  4. alk July 24, 12:38

    Po mire turp si vjen ketij qe ka vjedh gjithe keto para edhe del e na flet si burre i mire ne televizor.

    Reply to this comment
  5. Kasti July 24, 13:10

    O Gazetare leshi ! Mire populli qe nuk e kupton dhe shan pa pike aresyetimi, po Ju cfare shkruani dhe interpretoni?
    Sinan Tafaj ka aplikuar per projekte per te verberit ne Keshillin a Europes dhe bravo i qofte se ato fonde mund te kishin kaluar ne nje shoqate tjeter te verberish te Europes. Per kete ai duhet pergezuar se eshte ne gjendje te terheqe fonde nga Europa dhe ti sjelle ne Shqiperi.
    Keto fonde jane disbursuar dhe monitoruar nga Europa dhe jane te shoqates dhe jo te individit.
    Pse, Edi Rama apo Shkelqim Cani qe moren 300 milion Euro borxh ng FMN jane hajdute se i moren per vete apo per Shqiperine?

    Skandal cilesia e gazetarise. Me skandal cilesia e arsyetimit te popullit dele.
    Turp per ata qe porosisin keto artikuj te tille. Duket qarte kush eshte qellimi. Te shpifet per nje person qe kundershton nje projektligj te qeverise.

    Reply to this comment
  6. anila July 24, 21:06

    TE PROTESTOSH PER TE DREJTAT= VLERESOHESH HAJDUT
    TE PROTESTOSH PER TE DREJTAT= SULM, SHPIFJE, DHUNE NDAJ PERSONIT
    TE PROTESTOSH PER TE DREJTAT= SULM NGA GJITHE INSTITUCIONET E SHTETIT
    Njerez THIRRINI MENDJES,
    A e dini kujt i thone te DREJTA???????
    Ju qe komentoni nuk i dini cjane te drejtat e njeriut e te luftoni per to, se te drejtat tuaja ua japin vetem ata te cilet u paguajne per te tilla ndyresira.
    O ZOT KI MESHIRE PER KETA NJEREZ SE NUK DINE CFARE SHKRUAJNE

    Reply to this comment
  7. suela July 24, 21:33

    O popull i mjere, shihni rrjedhen kronologjike te ngjarjeve. Pasi sinan tafaj protestoi bashke me te gjithe ata grupe individesh ne nevoje ne mes te sheshit ne tirane, ne pikun e vapes per te mbrojtur te drejtat e tyre, pasi doli ne media dhe e zbertheu qellimin e vertet te erjonit mbi kete ligj fiktiv per pseudo avokatin qe do i bente ky grupeve te tjera te interesit, mbas gjithe ketyre tvertetave qe tha ky njeri mbi te, rastesisht te nesermen te gjitha gazetat fillojne shpifjet e niveleve amatore, thashethemeve gjimnaziste per te hedhur balte mbi figuren e tij dhe per ti percare keta njerez. O popull naiv, cjane keto marrezira qe besoni me sy mbyllur o te mjere.

    Reply to this comment
  8. met prodani July 24, 22:00

    po nuk ju vjen turp na vetja qe beheni zare te politikes? akoma nuk e keni kuptuar qe vetem disa faqe te ndyta politikanesh hedhin balte mbi nje Hero per te gjithe te verberit dhe personat me aftesi te kufizuar? Me vjen shume keq kur shikoj te tilla artikuj dhe te tille njerez te cilen ende nuk kane kuptuar qe po behen skllever te politikes,qe mendja e tyre nuk punon per asgje tjeter vecse per politike.por gjithmone skllever do ngeleni..Puna e nderuar e ketij njeriu te nderuar nuk shuhet ,cfaredolloj mjetesh te perdorni..ky popull ka mbyllur mendjen e tyre dhe i ka thene Ik Pirdhu ka kohe..Zonja dhe zoterinj shikoni ,mendoni por mos nxirrni balte nga goja si eprori juaj ..Sinan tafaj gjithmone do te ngelet person i nderuar dhe puna e tij kurre nuk do te hidhet poshte nga disa zuzare..me vjen per te gjithe ju..

    Reply to this comment
  9. niku July 24, 22:21

    Me vjen keq kur shoh qe shkruajne per Sinan Tafaj ne menyre kaq brutale dhe te piset.Por me siguri keta qe shkruajne i kane syte, por paskan dhe gojen shume te madhe sa vjellin gjithe kete vrer.Une jam prind i nje femije te verber i cili nuk e donte me jeten sepse nuk dinte c’mund te bente me verberine e tij.Por fal Sinan Tafajt kembenguljes se tij dhe punes se palodhur per kete kategori ai e orientoi femijen tim sesi mund te ece ne jete, te arsimohet, edukohet dhe te beje nje jete normale.Por femija im nuk eshte i vetem qe fale kesaj Shoqate ka thyer muret e izolimit e tani i eshte drejtuar me vrap pistes se jetes me plot vullnet e mbeshtetje per t’ja dale mbane cdo lloj sfide arsimore dhe jo vetem pse edhe pa sy.Ai eshte nxenes i shkelqyer ne shkolle dhe kjo fale ndihmes se madhe qe i jep shoqata me te gjitha mjetet e nevojshme qe i nevojitet per arsim ne kushtet qe eshte.Si femija im ka dhe qindra e mijra te tjere qe fal kesaj shoqate sot vazhdojne ne jete me koken lart te shkolluar , te zotet dhe te denje per te qene pjese e shoqerise.Sot te gjithe ata se bashku me femijen tim ju thone njezeri”Boll vollet vrer ne mbrojtjen e kauzes tone duke e perbaltur ate”, por meqe i keni syte perpiquni te mos verboheni nga injoranca gazetareske qe vetem shpif pa fund duke desinformuar kete popull dele

    Reply to this comment
  10. Dhimiter Jonima July 24, 22:28

    Urime Zoti Minister. Keni bere nje pune kryeveper. Arritet te shtynit vemendjen tek nje person i ndershem duke e hequr vemendjen nga veta. Lacjanet kan dy zemra. Ti ke vetem nji zemer pule. Sapo filluan protestat te hyri frika ne palce. Hajdutet e vetem ketu jan politikanet. Populli i di shume mire veprat e tyre por hesht. U eshte futur frika nepermjet manipulimit. Shembulli me perfekt ishte Ilir Meta. Edhe doli hajdut haptazi edhe populli e votoi prap. Po perse??? Popilli ka interes te mebeshtesi politikanet, ashtu sic kane edhe keto gazetare plehra interes prej Erionit. Simbioze politike!

    Reply to this comment
  11. suela August 1, 14:23

    Po si ore nuk ju vjen turp qe shpifni por heroin e te verberve, Dr. Prof. SINAN TAFAJ, po fytyre dhe seder nuk keni o gazetar leshi. Ai eshte paauri kombetare o njerez. Ai do jete kandidat per president ne zgjedhjet e ardhshme. Njeriu qe e ka te argumentuar çdo qindarke, njeriu qe punon nate e dite me nje sakrifice te jashtezakonshme, shembull i shkelqyer i njeriut model dhe te ndershem. Ju po ndihmoni automatikisht ne promovimin e vlerave te tije, pavaresisht qe jeni nje gazete vocrrake.

    Reply to this comment
  12. ariel August 17, 12:15

    o daje te lumte good bless you nga nipi ariel

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*