Sinanaj: Urdhëri për vrasjen e Konomit u dha nga Durrësi. Shkak, pronat

November 8, 2014 09:26

Sinanaj: Urdhëri për vrasjen e Konomit u dha nga Durrësi. Shkak, pronat

Kanë kaluar tre vjet, por vrasësit e gjyqtarit Skerdiliad Konomi, që u ekzekutua me një atentat mafioz në qendër të Vlorës, nuk janë gjetur akoma.

Por, “GSH” shkruan sot se Julian Sinanaj, i arrestuar pak muaj më parë për një sërë vrasjesh, ka dijeni për autorët e kësaj vrasje.

Ai ka dhënë emrat e dy vrasësve në prokurori, ndërsa ka thënë se urdhëri për ekzekutimin me eksploziv të konomit është dhënë nga Durrësi.

Sipas tij, gjyqtari u vra për shkak të konflikteve për pronën, ashtu siç dhe dyshohej.

Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011.

Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë.

Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi.

Paraardhësit e Konomit kanë pasur prona në Hamallaj të Durrësit dhe pas dëshmisë së Sinanajt, përforcohet ideja se ai është vrarë pikërisht për këtë arsye.

Tashmë pritet të shihet nëse do të kemi ndonjë arrestim për këtë ngjarje./b.l

November 8, 2014 09:26
Komento

9 Komente

  1. Naci November 8, 09:55

    Pyesni Paloqen se ai me Pjerin Ndreun dhe Prec Zogajn i perpilojne keta atentate,bile po i pregadisin perpara 22 nendorit qe Sali Krimineli me Bashucin e Gites te kene materjal ti kundervihen Ed Rames.

    Reply to this comment
  2. LORA November 8, 11:11

    Ne nje proces hetimi,dalja e ketij informacioni mund te marre dobi vetem nese eshte nje taktike ,pjese integrale e procesit hetues.Jashte ketij intencioni kjo behet e demshme,,,,sepse ben me dije kriminelet qe te largohen,,,,ne drejtim “te paditur”.
    Besoj fort se nje hetim profesional dhe i pergjegjshem kombetarisht mund te nxjerre thesare prej vrasesit me parapagim J.Sinanaj.Ky njeri eshte celesi nga mund te nise udha e pastrimit te politikes nga Krimi dhe kuserimi.
    E pred me padurim perfundimin e hetimit dhe fillimin e gjykimit.
    TUNG.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit November 8, 15:37

      Problem eshte Lora, se deri me sot, nuk eshte denuar asnje prokuror apo gjykates, qe nxjerrin sekretin hetimor.
      Ne raste si ky, edhe avokatit, nuk i jepet informacion, per vete fshehtesine e ketij hetimi, qe te con, ne persona me pushtet.
      Vete dalja e nje informacioni neper gazeta, tregon se brenda institucioneve qe duhet te konsiderohen sekret, ka spiune qe nxjerrin informacione.
      Po nuk u denuan keta, cdo hetim, behet qesharak.

      Reply to this comment
  3. Durrsaku November 8, 16:26

    Sinani nuk ka aq byth sa te dije e, me, te tregoje per “urdheruesit” nga Durresi. Thjesht per faktin se nuk i kalon 24 ora dhe iken per lesh. Ata ta Durrsit, te gjithe e njohin, madje politiqenet , ata te lartit, ish Kryemut-inistri, ish presh-identi, eeeetc, keto aktualet si psh kryetari kurv-endit, e dine kaq gje. si miq qe jane me mafien e durrsit. Ahhh se harrova, ore pse nuk ben ndonje emision ky shurraqi Fevziu per kete pune, medemek eshte dhe serioz…. aaaaaaaaaaapo sikur ka gisht edhe ai firaun te ato tokat, bashke me Mirin [biznesqenin S. MANE, nga dosja e serbit].. nejse edhe nje here qe i kerkoi Kuliqit helikoptere per gjah ne Lalz, sja prishen…

    Reply to this comment
  4. tak November 8, 18:04

    Pyesni Fevzon dhe Frangaj.

    Fevzo…fol se ke letesira.

    Fevzo ke pervec kesaj edhe nje siklete te madh perbrenda ti Fevzo.
    Fol Fevzo trego takimin ne dhjetorin e vitit 1991 ne zyrat e Drejto.Te sigurimirte Tirane.Pse u thirre ti nga radhet e studenteve ne nje takim te fshehet..

    Reply to this comment
  5. manuel vila November 8, 18:23

    NJe gje eshte e qarte qe mafia e currilave ne durres ka” çuna trima “sepse kane pusht-et droge,gjykate dhe prokurore e avokate te “zot”, gimin, flut…gjuren,bilon,reken,pitaken,…….me sa eshte publikuar av flut…..ishte av e te ndierit S. KONOMI DHE KA QENE NE DIENI !!!!!! (MENDOJ QE TE PYETET MBASI NUK E KA PYETUR NJERI DERI ME SOT,)

    Reply to this comment
  6. MERIMANGA E KUQE November 8, 19:56

    RA SHIU DHEU E PIU CDO GJE E DI FEVZIU

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*