Sindroma e çuditshme e vajzës që nuk duhet të flejë kurrë

November 24, 2017 14:45 Updated

Sindroma e çuditshme e vajzës që nuk duhet të flejë kurrë

Paula është një vogëlushe e cila mund të vdesë çdo herë që bie në gjumë për shkak të një çrregullimi të rrallë dhe të pashërueshme. Prindërit e saj kanë folur për herë të parë për historinë që po i mundon.

Çdo natë, nëna e vogëlushes Paula Teixeira, e cila quhet Silvana përpiqet ta ruaj fëmijën nga vdekja, pasi ajo kur bie për të fjetur gjumë nuk mund të thithi ajër dhe frymëmarrja e saj ndërpritet.

Paula, nga Zamora e Spanjës, ka sindromën e Ondine, e cila i shkakton asaj ndalimin e frymëmarrjes në momentin kur ajo bie në gjumë, duke e vënë atë në rrezik për jetën.

Që ditën që Paula erdhi në shtëpi, nuk mund të flemë siç kemi fjetur më parë. Një nga sytë tanë është i mbyllur dhe tjetri duke vëzhguar frymëmarrjen e vajzës. Asaj gjithmonë do ti duhet një person për të ruajtur ndërkohë që fle. Gjithmonë, gjithë jetën e saj.”, shprehet ajo.

Ndonëse Paula është mjaftueshëm mirë për të jetuar në shtëpi dhe për të shkuar në shkollë, ajo kërkon një ventilator për ta ushqyer atë me oksigjen gjatë natës. Pas katër vitesh që ata përpiqeshin për një fëmijë, Silvana dhe Roberto u ngjizën me IVF.

41 javë pasi Paula u lind nga një operacion cezarian babi i saj është shprehur se “Unë mendoj se për çdo baba kjo është ndjenja më e bukur që mund të ekzistoj ndonjëherë”,  Megjithatë, vetëm pak orë pasi ajo lindi, Paula ndaloi frymëmarrjen dhe u dërgua në një spital urgjence, 40 minuta larg.

Çifti shprehet se në fillim nuk e kuptonin se çfarë kishte fëmija dhe u është dashur pothuajse dy muaj për të diagnostikuar nëpërmjet disa testeve gjenetike, se vajza vuante nga sindroma Ondine.

November 24, 2017 14:45 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*