Sindroma “Hushi”

August 12, 2017 15:33

Sindroma “Hushi”

Nga Viktor Malaj

Një shkrim në facebook (fejsbuk) i tenorit Agim Hushi u bë shkak për disa reagime publike të botuara në gazetat shqiptare. Ata që ruajnë kontakte me njerëzit e kategorive të ndryshme, që janë të vëmendshëm ndaj medias shqiptare dhe që iu është dhënë rasti të njihen me pretendimet dhe propagandën e shumë shqiptarëve në botën perëndimore kanë krijuar mendimin se edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga zëvendësimi i pushtetit diktatorial socialist me demokracinë, siç themi rëndom, prirja për t’u larguar nga Shqipëria vazhdon të mbetet në nivele të larta.

E thënë ndryshe tendenca për të lënë vendin është e përshtrirë në të gjitha shtresat e popullsisë. Natyrisht që është normale që njerëzit të zgjedhin për të jetuar vendin që duan. Ajo është zgjedhja e tyre që mbështetet në arsyet e tyre dhe të tjerët s’kanë pse i qortojnë për zgjedhjet që bëjnë.

Ka shqiptarë nëpër botë që u vjen turp të thonë se janë shqiptarë. Kjo nuk është sjellje që na nderon si komb. Mendoj se një sjellje e tillë është rrjedhojë e formimit të këtyre njerëzve dhe aspak e prejardhur nga aktet kriminale që kryejnë shqiptarë të veçantë që banojnë apo qarkullojnë në vende të ndryshme të botës.

Mendoj kësisoj sepse shqiptarët e suksesshëm që na bëjnë të ndihemi mirë që jemi shqiptarë nuk janë të rrallë. Madje ka prej tyre dhe jo vetëm në art dhe në sport, por edhe në shkencë e fusha të tjera që na bëjnë të ndihemi krenar që jemi bashkëkombës të tyre. Por, shumë më shumë se kategoria që nuk ndihen mirë të identifikohen si shqiptarë shqetësojnë, sepse janë të dëmshme dhe prandaj të papranueshme, shfrimet fyese si ai i z. Hushi që deklaron se i ardhka turp që është bashkëkombësi ynë.

Sikur shfrimi i z. Hushi të ishte një rast i veçantë nuk do të duhej të tërhiqte kaq shumë vëmendje. Vëmendjen po e tërheq sepse përbaltja e vendit dhe veçimi i vetes nga çdo lloj përgjegjësie morale, qytetare apo politike në shumicën e rasteve përdoret si alibi për të fshehur arsyen e vërtetë. Për këtë, por edhe sepse problemi po merr formën e një fenomeni të dëmshëm, heshtja do të ishte pajtim me të keqen dhe e keqja do të kthehej në sindromë.

Nuk ka asnjë argument të qenësishëm që të përligj pafajësinë e klasës politike për qëndrueshmërinë e prirjes së shqiptarëve për të lënë vendin e tyre. Klasa politike është kryekëput përgjegjëse dhe shqiptarët kanë arsye të shumta të jenë të pakënaqur nga qeveritë që e kanë qeverisur vendin pas vitit 1992. Qeveritë gënjejnë shumë, manipulojnë shumë, harrojnë shumë çka premtojnë, demonstrojnë shpërfillje, arrogancë etj. të cilat po pengojnë krijimin e kushteve  për drejtësi, punësim e zhvillim.

Por shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte që shkaqet dhe fajtorët e prapambetjes, padrejtësive dhe mosarritjeve t’i kërkojnë gjithmonë vetëm tek të tjerët dhe veten ta paraqesin si engjëj të dëlirë dhe viktima të rrethanave që s’vareshin prej tyre.

Me dhjetëra mijëra shqiptarë e kanë lënë vendin dhe kanë emigruar në botën perëndimore për një jetë më të mirë. Padrejtësisht një pjesë e tyre i kanë hartuar kërkesat me të pavërteta që e fyejnë vendin e tyre. Kam pasur rastin të lexoj dosje azilkërkuesish shqiptarë që të bëjnë të ndihesh shumë keq prej shpifjeve dhe sajesave ndaj qeverive shqiptare të pas 1990, qoftë atyre të djathta apo të majta.

Kërkesat e paraqitura pranë institucioneve përkatëse të atyre vendeve për strehim politik përmbajnë jo vetëm gjithfarë sajesash dhe gënjeshtrash për persekutim politik të para apo pas 1990, por edhe me përshkrime fyese. Një baltëhedhje që bën pis, më shumë se qeveritë, vetë vendin e tyre. Nëse gënjeshtrat për të fituar një leje qëndrimi në vendet perëndimore mund të nënvleftësohen, sajesat me histori të pavërteta dhe poshtëruese për Shqipërinë janë sa të papranueshme aq edhe domethënëse për karakterin e shformuar të shkruesve të tyre.

Qysh nga 1990 e këtej vihen re përpjekje nënvlerësuese, përçmuese, fyese dhe poshtëruese për vendit tonë, qoftë nga shqiptarë të mjerë moralisht e mendërisht, qoftë nga shkrime gazetash apo emisione televizive. Ankohen të papunët, por vajtojnë edhe milionerët; kërkojnë të ikin të pastrehët, por edhe pronarët e disa vilave apo hoteleve; rënkojnë të shtypurit nga padrejtësitë, por qurraviten edhe ushtruesit e padrejtësive.

E, ndërsa shprehen me mendjelehtësi dhe ligësi se “Ky vend s’bohet; ne jemi të mallku; ky vend ka mbaru; ne s’bojm hajr; këtu s’jetohet; Shqipëria është më keq se në Afrikë…etj. “, nga ana tjetër, me papërgjegjësinë dalluese të kokëzbrazurve dhe besimin e budallenjve që ndihen të sigurt se dinë gjithçka, të tregojnë tablo të pavërteta dhe hyjnizuese për vende, popuj e qeveri për të cilat nuk dinë asgjë: “Amerikën e ka beku Zoti! Ky është vend me gjithë të mirat. Drejtësia në Perëndim është absolute, të gjithë trajtohen njësoj përpara ligjit; njerëzit atje bojn qejf e jo si këtu tek ne… etj.etj.”.

Gjendja ekonomike, politike, sociale dhe kulturore e Shqipërisë nuk është ajo e duhura, por nuk është as ajo që paraqesin tablotë e të dëshpëruarve nga mosarritjet e posteve apo pasurive të aspiruara. Shqipëria që kemi sot është jo vetëm vepër e këtij brezi dhe e kësaj politike, por edhe e brezave të mëhershëm, e rrethanave dhe ndikimeve shekullore.

Përpara se të himnizojmë vendet e tjera dhe të bëhemi pesimistë për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë duhet të përpiqemi të mësojmë mirë se si dhe për sa kohë ato vende dhe popuj i kanë arritur ato që kanë arritur, nivelin në të cilin ndodhen. Pjesa më e zhvilluar e botës ka arritur atje ku është për disa shekuj përmes dijeve, arsimit, kulturës dhe punës jashtëzakonisht të madhe. Të sigurosh nga 2-3 diploma tek universitetet private shqiptare dhe ta kalosh shumicën e ditës nëpër kafene e restorante duke bërë “logje Kavaje” dhe duke filozofuar në zbrazëti, nuk është mënyra e duhur as për të formuar veten dhe as për të përshpejtuar zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Ndërkohë, duhet theksuar se një numër jo i vogël individësh ankohen pa shkaqe të arsyeshme, por thjesht pse nuk kanë mundur të arrijnë ato gjëra që nuk iu takojnë. Po të vësh re me kujdes, sheh se shumë politikanë, kur janë në pushtet shprehen optimistë dhe mundohen të japin një pamje gazmore të vendit, të perspektivës së tij. Por janë po këta që, sapo humbin pushtetin dhe postet, nisin ankesat, vajtimet, nxirjen e vendit duke u mëshuar më shumë mangësive dhe dobësive të trilluara sesa atyre që janë të vërteta. Qëllimi është të shuajnë shpresën e të mbjellin dëshpërimin. Pra, paraqitja që i bëjnë vendit të tyre varet nga interesat vetjake, ambiciet e tyre për pushtet.

Po le të kthehemi tek ajo që nxiti reagimet, tek deklarata e z. Agim Hushi, tenorit të suksesshëm, prandaj dhe shumë të njohur.

Duke pasur parasysh qëndrimet më se njëvjeçare të z. Hushi me keqardhje, më duhet të them se, pavarësisht shumë të metave dhe të këqijave të shoqërisë shqiptare dhe politikës së saj, gjendja emocionale e tij duket sikur është e përcaktuar nga mosarritja e disa ambicieve të veta personale në Shqipëri dhe jo nga idealizmi apo revolta që i ka shkaktuar niveli i zhvillimit të vendit.

Para disa kohësh i ishte afruar PS-së dhe rreth një vit më parë publikoi një shkrim në të cilin, pasi e paraqiste veten si njohës i disa gjuhëve të huaja dhe fitues çmimesh apo titujsh ndërkombëtarë, i vërsulej (mbase me të drejtë) drejtuesve të Teatrit të Operës dhe Baletit duke i përshkruar si të korruptuar. Akuza linte të kuptohej se personi i përshtatshëm për postin e drejtuesit në atë institucion ishte vetëm ai, z. Hushi. Pa e njohur fare, pyeta veten se si ishte e mundur që një këngëtar i suksesshëm dhe, rrjedhimisht, i mirëpaguar, në vendet më të zhvilluara të botës synonte arritjen e një posti administrativ në Shqipëri që jo vetëm s’të jepte famë, por as nuk të sillte të ardhura të mjaftueshme për jetesën dinjitoze të një tenori.

Më vonë, z. Hushi u shfaq në krah të L. Bashës në çadrën qesharake dhe të dështuar në bulevard. Si atëherë kur i ishte afruar PS-së edhe kur u bë avokat i çadrës ai shprehej optimist dhe lavdërues i palës që e kishte ndjell për mbështetje politike. Ky fakt si dhe largimi i tij përfundimtar nga Shqipëria duke turfulluar, fyer e nënçmuar krejt politikën shqiptare, por edhe bashkëkombësit e vet më krijuan përshtypjen se ai ishte thjesht një gjuetar postesh administrativë që mund të përdoreshin për të siguruar të ardhura të pamerituara dhe kur këto s’i arriti, u pezmatua, ligështua, acarua dhe shpërtheu duke na provuar se emocionet shpesh e bëjnë njeriun të shfaqë ato vese që arsyeja i frenon për të mos e lënë të përçmohet nga të tjerët.

Në postimet e tij që ai i quan personale, të bërë me dashuri dhe si reagime të natyrshëm njerëzor, ai shprehet se ndihet “i lumtur (kjo mund të jetë e vërtetë- V.M.) dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian”. Ndërkohë thotë se “Më bëtë të më vijë turp nga vetja që jam bashkëkombasi juaj”.

Pra, ai ndihet krenar që është shtetas australian (dhe për të na bindur ka postuar disa fotografi të vetat të bëra në Sidnej të Australisë ku duken ndërtesa gjigante), por i vjen turp që është shqiptar pasi Shqipëria nuk është aq e madhe, aq e zhvilluar dhe aq e pasur sa Australia. Ai e quan Shqipërinë “një atdhe të dështuar që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele ku kanë vlerë vetëm hajdutët, maskarenjtë, injorantët dhe ku baballarët e kombit i kanë hundët e zbardhura me kokainë”.

Këtu, tek këto pohime lexuesit i lindin disa pyetje: A e dinte ky “qytetari dinjitoz australian” përpara se ta linte Australinë që Shqipëria është siç e përshkruan ai? Nëse e dinte, pse erdhi këtu dhe e la vendin “ku emrin e kryetarit të bashkisë së një qyteti 5 milionësh s’e di askush dhe ku kryetari i shtetit mban përgjegjësi edhe për menynë e pensionistëve (një përrallë për t’u treguar nëpër kafene – V.M.)”? Nëse Shqipëria sundohet nga “një kastë kriminele” dhe ku kanë vlerë vetëm maskarenjtë, injorantët dhe hajdutët ç’deshi që erdhi këtu ky “engjëll” me shumë kulturë dhe i papërlyer?

Si do ta përshkruante Shqipërinë z. Hushi nëse ndonjëri nga pushtetet e vendit do ta gradonte deputet apo drejtues të lartë institucionesh? Nëse është armik i “kastës kriminele” pse shkoi në çadër në ndihmë të atij që kur ka qenë Ministër i Brendshëm para syve të tij janë vrarë katër protestues të pafajshëm dhe kur ka qenë Ministër Transportesh kanë “firuar” 230 milion euro të popullit shqiptar? Këto pyetje e bindin lexuesin se qëndrimet e veprimet e tij i komprometojnë fort pretendimet morale të z. Hushi.

Nga ato që thotë dhe bën duket qartë që tenori dhe qytetari Hushi është një individ që mrekullohet dhe tërhiqet nga pushteti, forca dhe pasuria pasi na e paraqet Australinë si një parajsë dhe vend shenjtorësh që “po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm (ndoshta ai vërtetë beson se ka njerëz të përjetshëm) tokësorë në Mars”. Përrallat dhe idealizimet që ai i bën Australisë mund të jenë një tagji e mirë për injorantët dhe “atdhetarët e interesave”, por njerëzit që kanë qoftë edhe njohuri modeste për botën e dinë shumë mirë se niveli i sotëm ekonomik dhe social i Australisë apo edhe i vendeve perëndimore nuk është arritur nëpërmjet një rruge fort të moralshme, por ka kaluar nëpër të gjitha shtigjet e padrejtësive, pushtimeve, shtypjes, shfrytëzimit dhe krimeve nga më monstruozet.

Jo pak nga vendet më të pasura dhe të zhvilluara iu ngjajnë disa miliarderëve të cilët, pasi janë pasuruar nëpërmjet rrugëve e mjeteve të paligjshme, vishen shik dhe respektohen si fisnikë të vërtetë, respektohen për atë që janë e kanë dhe jo për çfarë kanë qenë e kanë bërë dikur. Njerëzit e informuar mirë e dinë se droga, korrupsioni dhe krimi ekzistojnë edhe sot në vendet perëndimore. Në Australinë e pasur dhe të zhvilluar besohet se mbi 40% e popullsisë mbi 14 vjeç janë përdorues droge. Sipas Bankës Botërore, në vendet më të zhvilluara perëndimore pastrohen çdo vit rreth një trilion dollarë të fituar në rrugë kriminale. Vetëm fondet e BE-së besohet se përvetësohen nëpërmjet korrupsionit gati në masën 50%.

Hushi thotë se në Shqipëri “gjithë jetën jam ndeshur me ziliqarët, smirëzinjtë dhe njerëzit e lindur me sindromën e tmerrit kur dikush ecën me këmbët e tij dhe prek suksesin”, por ai nuk thotë se kur dhe ku u bë këngëtar, kur dhe kush e pengoi në Shqipëri të këndojë, kur dhe kush u përpoq në Shqipëri t’ia ulë vlerat si këngëtar. Nuk i thotë këto pasi ai duket se ka synuar që në Shqipëri të jetë më shumë se këngëtar, ka synuar poste administrative. Të jesh këngëtar kërkon dhunti, të jesh drejtues duhen aftësi; të jesh këngëtar nuk nevojitet shumë kulturë, por të drejtosh në shtet me dinjitet duhet kulturë dhe personalitet; një këngëtar i mirë i sjell popullit të vet kënaqësi estetike dhe emocionale për disa orë, por një drejtues i mirë ia bën popullit jetën dinjitoze për shumë vite.

Nga ” Sindroma Hushi ” vuajnë një numër jo i vogël shqiptarësh. Një artist tjetër njoftoi se po ikte familjarisht në SHBA sepse në Shqipëri ishte sëmurë dhe i ishte dashur të shkonte edhe nëpër gjyqe pasi i ishte suprimuar vendi i punës si zyrtar administrate dhe jo si artist. Duhet shprehur keqardhje për problemet e mëparshme shëndetësore të tij por duhet ditur se njerëzit sëmuren edhe në Amerikë. Është më dinjitoze të heshtësh apo të thuash se po largohem për një jetë më të mirë se sa të bëhesh qesharak.

Një gazetare torollake, duke iu referuar këtij largimi, shkruante se ” Amerika i merr me të mirë të gjithë njerëzit që vijnë atje ” duke krijuar iluzionin se populli dhe administrata amerikane rrinë gjithë ditën në breg të oqeanit krahëhapur për të pritur ikanakët e botës.

Një valltare ankohej se në Shqipëri kishte vuajtur për 27 ditë sa s’kishte vuajtur për 27 vjet nëpër botë sepse kishte parë pluhur, i kishin shpuar një gomë makine dhe se kishte marrë vesh se një i ri ishte vrarë për një celular. Këto dalje false publike krijojnë një panoramë të rreme të botës tjetër tek shqiptarët e padishëm dhe të pashëtitur, sikur atje jashtë ndodhet parajsa ekonomike, morale dhe sociale. Mirëpo, falë medias, shumica e shqiptarëve e dinë se populli italian jeton prej 150 vjetësh me Mafian dhe krimet e saj, se popujt e Francës, Gjermanisë, Amerikës, Spanjës, Belgjikës, Anglisë etj. jetojnë jo pak me ankthin e krimit dhe të akteve terroriste. A mos duhet të ikin edhe ata ? Ku ?

Fatkeqësisht, atdhetarizmi i jo pak njerëzve s’ka asgjë të përbashkët me dashurinë dhe respektin e fëmijëve për prindin por i ngjan më shumë ” dashurisë ” së disa vajzave të reja që martohen me pleq miliarderë. Ne na nevojiten artistë, mjekë, oficerë, juristë, inxhinierë, sportistë etj. por, mbi gjithçka, na nevojiten njerëz.

Duke e kuptuar se kishte gabuar kur tha se i vinte turp që ishte bashkëkombësi ynë, Hushi u përpoq më vonë ta ndreqte gabimin duke thënë se e kishte fjalën vetëm për politikanët. Ai e mbyll postimin e tij të parë duke i lënë lamtumirën Shqipërisë dhe duke thënë: “Faleminderit Australia ime!”.

E vetmja gjë që Australia i ka dhënë atij më shumë se Shqipëria janë të ardhurat financiare, ngaqë është një shtet shumë më i zhvilluar se Shqipëria dhe i ka mundësitë për këdo. Duke pasur parasysh këtë aspekt ne duhet ta mirëkuptojmë Hushin dhe, duke i kujtuar se atdheu respektohet e duhet edhe atëherë kur është i varfër dhe i pamundur të sigurojë luks, t’i urojmë: “Rrugë të mbarë dhe suksese!”.

 

August 12, 2017 15:33
Komento

34 Komente

  1. Presidenti i Republikes se KokePalareve: August 12, 13:18

    Viktori e koncepton “atdheun”si ne kohen e komunizmit.
    Nashti ka ndryshuar koncepti,madje edhe keshtu i ndryshuar ky koncept pengon demokracine ne bote,sepse i kualifikon njerezit sipas ngjyres se pasaportes.
    Madje Viktori eshte i shqetesuar se shqiptaret qe largohen nga harta e ketij vendi ikin te nervozuar dhe jo te gezuar e te lumtur..!?
    Me qe shtetet demokratiko-kapitaliste jane nje lloj te ndyre e te qelbur,qe udhehiqen nga kriminele shtetaret skiptare vetem do te turfullojne si ata buajt qe i kane zene dhe i perdorin per te terhequr parmendat….

    Reply to this comment
    • biometri August 12, 16:22

      “…Përrallat dhe idealizimet që ai i bën Australisë mund të jenë një tagji e mirë për injorantët dhe “atdhetarët e interesave”, por njerëzit që kanë qoftë edhe njohuri modeste për botën e dinë shumë mirë se niveli i sotëm ekonomik dhe social i Australisë apo edhe i vendeve perëndimore nuk është arritur nëpërmjet një rruge fort të moralshme, por ka kaluar nëpër të gjitha shtigjet e padrejtësive, pushtimeve, shtypjes, shfrytëzimit dhe krimeve nga më monstruozet.
      Jo pak nga vendet më të pasura dhe të zhvilluara iu ngjajnë disa miliarderëve të cilët, pasi janë pasuruar nëpërmjet rrugëve e mjeteve të paligjshme, vishen shik dhe respektohen si fisnikë të vërtetë, respektohen për atë që janë e kanë dhe jo për çfarë kanë qenë e kanë bërë dikur. Njerëzit e informuar mirë e dinë se droga, korrupsioni dhe krimi ekzistojnë edhe sot në vendet perëndimore. Në Australinë e pasur dhe të zhvilluar besohet se mbi 40% e popullsisë mbi 14 vjeç janë përdorues droge. Sipas Bankës Botërore, në vendet më të zhvilluara perëndimore pastrohen çdo vit rreth një trilion dollarë të fituar në rrugë kriminale. Vetëm fondet e BE-së besohet se përvetësohen nëpërmjet korrupsionit gati në masën 50%…”

      KJO PJESE E SHKRIMIT TE VIKTOR THANO MALAJ MERITON NJE DEBAT TE FORTE.
      EDHE ME PARE KJO GAZETE E KA PREKUR RRESHQANTHI KETE ARGUMENT SHUME DELIKAT: A JANE NDERKOMBETARET ENGJEJT QE NA HIQEN? APO JANE BENI SI THEM UNE E MOS BENI SI BEJ UNE???

      Reply to this comment
      • mirel August 12, 21:24

        Dakort jam me ju, por qe ti kthehemi thelbit te problemit, si Australia dhe shtetet e tjera qe gjoja jane problematike, ekziston shteti ligjor dhe cdo gje kalon nga rruga e ligjit.
        Ketu nuk ekziston fare ky koncept, prandaj ky lloj komenti i Viktorit eshte si te flasesh ne informacion politik dhe te kritikosh kapitalizmin si ne kohen e Dulles.
        Nuk ekziston ne asnje lloj vendi korrupsion i tille qe perfshin gjithe instancat e qeverise dhe cdo dege te ekonomise. Vetem bota e trete e Afrikes dhe bandat e stepave te Rusise e mbajne kete lloj regjimi gangsteresk.
        Perendimi eshte demokratik.
        Kultura e ligjit eshte dominuese dhe kontrollon gjithe hallkat e shetit

        Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe August 13, 03:01

      O gazetar ty te lumte pena por tani eshte vone! Shume vone!!

      Ne shqiperi ne 1990 kishte specialist te mire dhe te zote ne shume fusha ne te cilat vendi ua kishte nevojen. Ishin njerez te denje njerez qe kishin jetuat me djerse dhe kishin kontribuar dhe po kinrtibonin ne jeten e vendit.

      U imponua e ashtuquajtura demokraci dhe cdo aspekt i jetes se vendit u kthye me kokeposhte, – perfshi edhe dinjitetin e ketyre njerezve.

      Ne shqiperi sistemi komunist nuk u rrezua por u vettransformua, nga nje gjarper me nje koke ne nje tjeter me disa koke por qe dy qene kryesoret.

      Eshte fakt qe shqiptaret i rezistuan (paqesisht) ketij transformimi. Prova per kete fakt jane zgjedhjet e para pluraliste ne shqiperi ku ish PPSH mori shumicen.

      Pra nese shqiptaret ishin te shtypur dhe te sfrytezuar nen komunizem atehere perse votuan ppsh-ne kur iu dha rasti qe ti hiqnin qafe me vote? Une kame bindjen se edhe ata, specialistet e denje, votuan ppsh-ne ne ato zgjedhje. E votuan pasi nuk kishin djeni se per cfare behej fjale ne sistemin e ri. Erdhi pa gjak dhe pa presion dhe nuk kishte asnje iniciative per te ndezur dritat qe te ndriconin sado pak te ardhmen e vendit per njerezit qe ta shihnin.

      Keta specialiste nuk u pyeten se si mund te projektohej dhe administrohej nje tranzicion i dobishem. Keta u anashkaluan u injoruan dhe poshteruan dhe u zevendesuan me me te felliqurit te pazote dhe te paditur qe kishte shoqeria shqiptare. Keta njerez te dobishem u hodhen ne rruge, – qelllimisht!! Dhe si rrjedhoje u shtyne te zgjedhin vende te tjera per te jetuar.

      Specialistet e rinje ishin ata ustallare qe na vune drune te gjitheve te medhenje e te vegjel, – na e tunden dhe shkunden vendin dhe jeten aq keq sa qe edhe njeriu me rracional kur kthen koken dhe perkujton vitet 90 nuk mund te mos ngryset dhe mbushet me vrer. U ndane njerezi per segjalli. Vdiqen nena e baballare te mallengjyer per femijet qe ngelen jashte, dhe e gjitha kjo per nje grusht manjakesh qe do te merrnin ne dore ekonomine dhe politiken.

      U perzune breza te tere, qe perbenin krahet e punes te vendit qe kerkonte pune per tu ngritur ne kembe perseri, dhe u lane analfabete dy breza te tjere qe do merrnin ne duart e tyre timonet dhe motorrat e vendit pas largimit te brezave te pare.

      U krijua nje katastrofe sociale ku, e le ta themi me nje shalle te larte kofidence se kjo ishte (dhe mbetet) pergjithesia, njerezit e ndjenin veten te pamundur tu vinin ne ndihme familjeve te tyre, te vegjelve qe duheshin rritur dhe edukuar, pleqeve qe donin vemendje dhe perkujdesje e te semureve qe nuk kishin para per doktorin e nuk dinin c’tu benin. Pra thene shkurt u rrenua dinjiteti personal i njerezve, u rrenua dinjiteti social ku nje popoll i tere u vu nderkembe nga barinjte e tropojes apo nga bujqerit e myzeqese.

      Kjo gjendje katastrofike eshte akoma prezente ne shqiperi, pasi analfabetet e vegjel tani jane bere analfabet te medhenje.

      Si rrjedhoje, ti zotni filozof gazetar flet per ata pak kendezet e plehut qe ndoshta vine tek tuk ne shqiperi me shpres se diku do ta ngulin sqepin. Ata jane por jane shume pake. – ti u thua mos e shani vendin, dhe une te kuptoj.

      Une po te te flas ne ermer te atyre mijera e qindra mijera te tjereve qe iken dhe rrine te ikur ne heshtje: shqiperia qe me perzuri mua dhe me kerkon te me mjele sa here qe te gjeje rastin nuk eshte shqiperia ime. Shqiperia qe me solli pluralizmin kur une isha fare i ri dhe nuk ma tha per se me duhej dhe se si do te duhej te adaptohesha jetes se re nuk.eshte shqiperia ime. Shqiperia qe i la bashkemoshataret e mi pa asnje fije shprese se diku dhe dikur ne shqiperi do te mund te arrinin te siguronin ushqim dhe paqe te bollshme per te krijuar nje familje te tyren nuk eshte shqiperia ime… ajo eshte shqiperia jote dhe e atyre qe e krijuan per ta shfrytezuar. Ata qe duan te ikin nga syte kembet jane ata qe shqiperia jote la analfabet ne epoken e internetit. Per analfabetet po, ata jane te tuet dhe te miet.

      Po, eshte bere e modes te shahet shqiperia prej kafeneve, por eshte bere me e modes qe te ngushellohen shqiptaret me modelin e mafias italiane per mafian e saliut, edit, lulit e te ilirit – keto ngushellime vine prej kolegeve te tu qe mbijetojne ne jashteqitjet e mafies shqiptare.

      Ndoshta qe nje iluzion, por shqiperia ime dhe shume te tjereve ishte ajo e vjetra. Kete te rene e krijuat dhe e rritet ju, se une ika, prandaj me sinqeritet po ta them se u kame dhjere mu ne shqiperine tuaj moderrne!!!!

      Ne qe ikem nuk vime me se dashje pa dashje me 25 vjet kurbet, ne shqiperi nuk te ngelen me rrenje.

      2 prilli, gerrdeci, 21 janari, i gjithe viti 1997, zhdukja e thesarit te shteti nen sahatin e ilir metes?????? Asnje nga keto nuk jane permendur ne Rama II dhe asnje nga koleget e tu nuk e mer fjalen dhe ti ftoje njerezit te ulen kembekryq tek sheshi skenderbej deri sa keto erresira te zbardhen plotesisht.

      Peandaj u kame dhjere nga vermoshi e deri ne ne konispol!!

      Reply to this comment
  2. MH August 12, 14:06

    V.Malaj! I vetmi gazetar qe filozohon vetem mbi bazen e se vertetes e pame sa lakuriq aq dhe ne rrontgenografi.
    Te lumet penda o gazetar i se vertetes.Urte e bute e ke flliqur si s’ka ma mire e bukur.Jo vetem Hushin po te gjithe ato qe jane ne kete soj rreshtimit,drejtimit.
    Bota nuk ka kene as nuk do jete kurr ne qetesi.Vashdimisht jo te perditeshme po te permuajshme e pa perjashtim te pervitshme kudo dhe ne cdo kohe e vend perjeton korrupsion e krime.
    Nji shembull.Per krimin ma ordiner .
    Kujdesi per femijet e shkollave ne Amerike asht ne nivel teper te larte.Megjithese iu garantohet autobusi tranzit shtepi – shkolle dhe kthim.Ka patur mjafte raste ku ngarkesa numri nxenesve, i femijve drejte shkolles,ne kthim ka zbritur me munges.Shkaku nga ekzekutime te papergjegjeshme nga njerez mendjelehte te kryera prane apo brenda teritorit te shkolles.Pra a ka gja ma te sikleteshme se te vrasesh femijet,krijesa ma e pafajshme dhe ma e sincerte e botes.

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN August 12, 14:06

    po mar shok po
    te ndrejte e ke , po i ke rene ca gjate
    mjafton vetem te shkruaje
    Ne jemi fanari ndriçues ne brigjet e Adriatikut
    Armiqte na kane ne grike te pushkes po ne i kemi ne grike te topit !
    dhe se populli vigjilent e syshkabe nuk pyet per reaksionaret qe ikin e lene bunkeret e atdheut
    ne dhe bar do hame po parimet nuk i shkelim

    o pse nuk ju bie nje rrufe ne kohe me diell , ty dhe atij trapit qe te ka mbush mendjen ty se di te shkruash
    ku jeton ti Malaj ??? ku ke jetuar gjithe keto vite ??
    je kthyer ne TR ?? zakonisht ca pensionisteve ne andropauze jane grate qe u presin bileten vetem vajtje per Tirane , dhe i mirkuptoj ne fakt
    po kjo nuk dmth qe duhet te na nxish gazeten me fanarin ndriçues
    Ik futi ndonje domino e mos dil me ketej !!

    e sidoqofte ajo fraza
    “baballaret e kombit i kane hundet te zbardhura me kokaine ” nuk eshte ndonje genjeshte 😛

    Reply to this comment
    • Hamshor August 12, 16:53

      Mjellma e ZEZE

      Ka 27 vite qe fanarin ndriçues
      e moret ju Ballistet dhe te persekutuarit .

      Sot – fol per Realitetin e sotem ,
      PERSE Tenorit i eshte Neveritur Shqiperia ?

      Rufeja te rente Ty ,
      duke uruar te Bjere edhe ne Hale .

      Zbardhja e Hundeve eshte Mode e Kapitalizmit qe Ti Sorre e Zeze predikon .

      Meso moj Qyqe meso —

      Armiku nuk eshte kush ka Uri ,
      Por ata qe na Bejne te uritur .

      Armik — nuk eshte ai qe Iken ne Emigrim ,
      Por ata qe na detyrojne te ikim keto 27 vite
      pa Kthyer koken mbrapa [[ ç’fare trishtimi te lesh vendin — Mallkuar ata qe na detyrojne te braktisim shtepite tona ]

      Mjellme e Zeze —
      Nuk te mjaftuan te ndertosh 27 vite Kapitalizmin ?

      Po ti Sorre ku jeton ?
      Nuk e shikon se si Europa eshte e semure ne Reaminacion ?

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN August 12, 17:37

        Gamori
        mos rri ne internet te kesh uri , ik ne pune , ngri ndonje bunkere , ndonje mullar kashte
        trishtim te lesh vendin tend ???,
        ahahhahahahahahaa , mos me gajas ,
        Proletari , une vendin tim e kam kudo qe vete , sepse une kam lindur qytetar , proletaret si ty nuk lene dot bunkerin dhe i shpallin lufte kapitalizmit me çorape leshi e pushke prej druri
        po po ne reanimacion jemi , po ik mos mu qyrravit pas çdo komenti , dergona adresen te dergojme ndonje buke misri 😛

        Reply to this comment
        • Hamshor August 12, 21:02

          Une nuk kam uri sepse kam punuar gjithmone
          ne shtet .
          si me salen ashtu edhe me edin ,
          por flas per sistemin o Sorre .
          Po a mjafton te jemi mire , dhe mos te flasim per ata qe nuk kane buk ?

          Reply to this comment
          • BLACK SWAN August 12, 22:17

            Gamor
            ne cilin shtet , meqe shan sistemin ?
            si mund te kete shtet ku te gjithe marrin arratine se nuk kane buke ??
            kisha dhe nje pyetje tjeter , po mund dhe mos te me pergjigjesh , sepse nga çfare shkruan jam e sigurt per pergjigjen
            mamin brigadiere e ke pasur ? nga ata brigadieret qe na lane shtetin fanar ndriçues ? qe na lane peshqesh njeriun e ri te reformuar ?? !
            Gamor
            nuk ka vit zero ne ekonomi dhe politike !

    • Po.Po August 12, 19:03

      Black Swan = Black Carrion
      Neveri e perbuzje per plehra te tilla , qe na hiqen si bashkekombas , kur ne fakt , jane qene te terbuar !

      Reply to this comment
  4. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare August 12, 14:28

    Viktor,
    Shtetin e perbejne 3 elemente:Teritori me gjithe pasurite mbi e nen tokesore-Ligjet e shoqerise e te drejtes-Populli apo sovrani!
    Je ne gjendje tu pergjigjesh pyetjes :Kemi shtet 27 vjet e kush eshte kryeKar shteti!????????

    Reply to this comment
  5. Haka Tekizoti August 12, 15:53

    Si në çdo shkrim tjetër të tij, një argumentim i shkëlqyer, logjik dhe i kundërshtueshëm vetëm nga mendjeerrëtit. Viktor Malaj udhëhiqet nga arsyeja e logjika dhe jo nga emocionet, nuk ka urrejtje ndaj bartësve të së keqes, të cilët më shumë dëmtojnë veten, po ka një dashuri të madhe ndaj të mirës, e cila u shërben të tërëve.

    Reply to this comment
  6. E verteta eshte e hillur August 12, 15:56

    Viktori nga ana morale ka te drejt qe shprehet ashtu,por realiteti ne shqiperi eshte vertet i frikshem.Ka nje megallomoni te fryre sikur aty po behet shtet ,sikur rregulli ka mposhtur rremujen ligji mbi anti ligjin.Perfundimisht ai vend do ca dekada te behet,e me tralalara tip Ed Rama nuk behet kurre.E atdhe quhet vendi ku ndihesh mire e jo ai qe ta nxin cdo dite te jetes.Tung

    Reply to this comment
  7. Vlora 9 August 12, 16:34

    Ky thote te verteten, qe ne keto kohe njerezit kane frike tja thone edhe vetes, sepse ne mode sot, nuk eshte e verteta por e paverteta, pasoje e trushpelarjes 27 vjecare te bandave qe kane drejtuar kete vend per ta vrare e vjedhur ate .

    Reply to this comment
  8. Hamshor August 12, 16:54

    Mjellma e ZEZE

    Ka 27 vite qe fanarin ndriçues
    e moret ju Ballistet dhe te persekutuarit .

    Sot – fol per Realitetin e sotem ,
    PERSE Tenorit i eshte Neveritur Shqiperia ?

    Rufeja te rente Ty ,
    duke uruar te Bjere edhe ne Hale .

    Zbardhja e Hundeve eshte Mode e Kapitalizmit qe Ti Sorre e Zeze predikon .

    Meso moj Qyqe meso —

    Armiku nuk eshte kush ka Uri ,
    Por ata qe na Bejne te uritur .

    Armik — nuk eshte ai qe Iken ne Emigrim ,
    Por ata qe na detyrojne te ikim keto 27 vite
    pa Kthyer koken mbrapa [[ ç’fare trishtimi te lesh vendin — Mallkuar ata qe na detyrojne te braktisim shtepite tona ]

    Mjellme e Zeze —
    Nuk te mjaftuan te ndertosh 27 vite Kapitalizmin ?

    Po ti Sorre ku jeton ?
    Nuk e shikon se si Europa eshte e semure ne Reaminacion ?

    Reply to this comment
  9. A August 12, 17:11

    U bene disa jave qe Shqiperine e ka mbuluar zjarri dhe tymi duke u djegur dhe perveluar, te me dali nje militant i EDI RAMES, i Rilindjes se PS-se te me thote ku eshte Kryeministri, ku ndodhet Kryeministri, çfare ben, çfare punon ne gjithe kete periudhe??!!
    Duke shikuar se nder keto 27-te vjet nuk kemi patur qeveri te sakta, por te gjitha handikapate, daun, me ne krye tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA. Qe kane shkaterruar vendin dhe popullin ne te gjitha drejtimet e mundeshme.
    Une po ndalem veçanerisht ne gjendjen e kultures, ku eshte gjendja aktuale e saj??
    Po te analizojme gjendjet e teatrove nje pjese e madhe jane mbyllur, kane ngelur vetem ne disa pika te Shqiperise.
    Ku eshte institucioni i vetem filmit dhe kinematografise shqiptare Kinostudio “Shqiperia e Re” = Alba Film Studio ne Tirane, e gjithe reforma qe u be ne kete institucion ishte qe te mbyllej nga politika dhe qeverite shqiptare. Pra, nuk duan filma shqiptare.
    Tani, te ndalemi tek Teatri i Operas dhe Baletit ne Tirane, si eshte gjendja e tij si ndertese fizikisht, si trajtohen artistet e operas dhe te baletit.
    Kuptohet gjendja eshte ku thrret qameti, cope-cope, kurse artistet trajohen dobet dhe paga te paperfillshme.
    Erdhi nga Teatri Operas te Zagrebit, balerini i pare, ILIR KERRNI, me entuziazmin per te bere diçka, me mendime frymezuesi. Cfare shikoj qe ky barboni i Frances, ky derdimeni piktori i zhgaravinave, endacaku i Parisit EDI RAMA, as e kishte ndermend te bente ndonje permiresim ne kushtet si ndertese dhe te artisteve ne kete teater duke mos akorduar asnje fond ose financim per kete pune. Duke e shikuar se ketu nuk duan te financojne asgje ne drejtim te te arsimit, art kulture, ILIR KERRNI, iku duke dhene doreheqje si drejtor duke ja mbathur me te “katra” ne drejtim te Zagrebit te Kroacise. Ky iku me heshtje, pa zhurme.
    Keshtu i duam ne militantet dhe drejtuesit tane qe ikin njerezia eksod, pa zhurme.
    Por ja qe nuk jane te gjithe keshtu, ja doli nje AGIM HUSHI, artist, kengetar dhe tenor i nivelit te larte qe ja grisi masken e ftyres ketij maskarajt EDI RAMA, qe nuk din dhe nuk ben asgje pozitive jo vetem ne art, por ne çdo gje.
    Ja ne art nuk ben gje, po ne drejtim qe Shqiperine e kane zene zjarret çfare ben??!!
    Gjithmone kur ne Shqiperi ka probleme te medha si renia e zjarrit, permbytjet, problemi i droges, kriminaliteti ne rritje, gjendja ekonomike ne renie, ky person i pa afte si EDI RAMA, e shikojme qe fut koken si struci. A po s’duket se eshte i vogel nga trupi dhe nga bithet, kur ne kete situate, sikur sot eshte ulur ne karrigen e kryeministrit, ka KATER VJET i ULUR, thote qe gjendja e emetgjences eshte e vjetruar dhe nuk funksionon. Gjithandej ky piskuriq del i zbuluar.
    EDI RAMA te rroje per militantet qe hane sapunin per djathe. Kush eshte i zoti si AGIM HUSHI, t’ja mbathi ku te mund, se ketu e ka kohen e humbur duke ndigjuar pordhet e ketyre politikaneve dhe qeveritareve mafioz.

    Reply to this comment
  10. Viron Xhavara August 12, 17:38

    Zoti Malaj;Une do te beje nje koment shume te shkurter,pasi mendoje se ju mund ta botoni edhe mund te mos e botoni,sepse shqiperia dhe shqiptaret vazhdojne te jene ne kurth, si nga qeveria sic e quan ti,(shqiptaret duket paster qe nuk kane qeveri,por kane nje grup njerezish qe i kane mberthyer prej fyti dhe nuk i leshon),por edhe nga shtypi ,pasi shtypi ka ne dore,qe po te behen bashke, per 24 ore i shpetojne shqiptaret nga kurthi ku kane rene.Une nuk do te zgjatem shume,por do te jape dy shembuje , qe tregojne paster ,se shqiptaret nuk kane qeveri,pasi si e thashe me siper,ju mund ta botoni komentin,por edhe mund te mos e botoni,pasi e kam provuar edhe me pare.(une nuk beje komente se nuk kam se cfare te beje ,por mendoje se edhe me ane te shtypit,do te zgjidhe problemet qe une kam.Pa u zgjatur shume ,do ta plotesoje me dy fakte te pastra ,qe shqiptaret jane ne kurth.Para se te paraqese dy faktete e pastra,do te pyesja zoti Malaj,nje vend qe nuk ka uje,nuk ka drita,nuk ka rruge ,dhe ku ka uje ,drita ,rruge dhe te gjitha gjerat e tjera ne disa godina ne qender te Tiranes,ku kalojne diten ne luks nje grupe njerezish te veshur me Armani,quhet shtet apo jo.Po e filloje me rastin e paster,ku perpara pak ditesh nje Krociere gjigante Italiane hapi hambaret e fekaleve, dhe i derdhi ato ne det ne gjirin e Sarandes,dhe pastaje u largua me qetesi e sigurte, qe me mbrapa nuk do ti ndodhte asgje.Kjo Krocere ,kete zbrazje fekalesh qe beri ne Shqiperi, nuk do te mund ta bente ne asnje cep te botes, edhe ne nje vend, qe mezi gjendet ne harten e botes.Si e thame me siper, sikur ky veprim te behej ne shtetin me te humbur te botes,kushdo qe te ishte ai shtet,do ta kishte detyruar te ankorohej ne portin me te afert, dhe pastaje do te vazhdonte me procedurat e tjera sipas ligjeve nderkombetare.Por me e bukura e ketije rasti eshte se, ne momentin qe krociera italiane hapi hambaret e fekaleve(nuk e imagjinoni dote se sa tone fekale ajo krocere zbrazi ne gjirin e sarandes,pasi ka rreth 5 mije turiste plus dhe ekuipazhin)ne bregdetin e Dhermiut, ndodhej zoti Rama bashke me vartesite e tije.Po te rikujtoje zoti Malaj se, kjo histori ndodhi edhe vjete, po ne te njejten kohe ,ku nje vapor i madh hapi hambaret e fekaleve, dhe i derdhi ato ne det, perballe Dhermiut,dhe vapori u largua me qetesi ,duke qene i sigurte ,se nuk do ti ndodhte asgje.Mbase ketyre dy rasteve, u hodhen dyshime ,se ndonje zyrtare shqiptare bashkepunon me dike(ku u dyshua per ndonje pazar te felliqur,sepse shkarkimi i tyre ne vendet e detyruara kushton shume shtrenjte) ,pasi nuk eshte pare e degjuar ne historite boterore derdhja e fekaleve ne dete ,dhe ti zoti Malaj ne shkrimet e tua,perdor fjalen qeveri ,ku ne fakte duhet te perdoresh fjalen, grupe njerezish.Rasti tjeter i paster zoti Malaj, qe shqiptaret jane ne kurth,eshte se, ne 28 mars 1997 nje fregate italane masakron ne mes te detit 120 shqiptare (ku rreth 50 deri 60 ishin femije te vegjel),dhe pastaje prej 20 vitesh, ne Itali zhvillohet nje procese fallco,autoritetet italiane i shpetojne te dyja ,si procesin penal dhe ate civil,pra ata nuk denuan asnje person, dhe arriten deri atje, sa te grabisin edhe demshperblimin (mua me grabiten 5 milion dollare ,ku avokati im kerkoje sipas ligjeve nderkombetare).Me 9 maje 2014 nga gjykata e Kasacionit ne Itali, jepet vendimi i turpshem perfundimtare qe;Shqiptaret u Mbyten Vete.Mbas kesaj paturpesie te pa degjuar ndonjehere(a mund te jepej ky perfundim dhe te grabitej demshperblimi, pa nje bashkepunim me autoritetet shqiptare ,ku vrasja eshte pranuar dhe nga vete Prodi, por tha qe,ne nuk e kryem me qellim),une i drejtohem zotit Rama per ndihme me Emaile ne zyren e tije ne kryeministri,por me pergjigjet qe kam marre, zoti Rama me ka fyer.Pergjigjet qe me dha zoti Rama ,lene te kuptoshe se ndonje pazar i felliqur eshte lozur ne kurriz te shqiptareve,pasi avokati qe ka perfaqesuar shqiptaret ne kete masaker , eshte keshilltare i zotit Rama,(kjo eshte e temerrshme ,si mund te perfaqesosh persona ne nje procese, kur ata nuk te kane dhene te drejten ti perfaqesoshe,dhe si u katapultua ky person atje. A nuk me thua tani ne fund zoti Malaj,a nuk jane shqiptaret ne kurth me keto dy fakte tronditese, te pastra,dhe po te degjosh cdo dite shqiptaret per gjendjen ku ndodhen ,kurthi i ngritur ndaje tyre, behet edhe me i plote.

    Reply to this comment
  11. Zabiti August 12, 18:43

    Te gjithe enderojne te ikin nga shqiperia , barku do buk e nuk mbushet me patriotizem

    Reply to this comment
  12. demo August 12, 20:02

    Kete “madheshti”,qe po perjeton Koreja veriut sot,e kemi jetuar 40 vjet me radhe.Punoi qindin ish pasanikut,kulakut,reaksionarit,vetem fanari ndricues te ndricoje boten,qe kishte humbur rrugen,ne vend te triskave dhe tullonave,shembej ne festa birre me berxolla derri.Ne vend te qerres se kooperatives dhe bicikletes kineze me tre koka,kishte nga nje traktor,automobil,veture,per koke.Madheshtia e rrjepacakut,morracakut,denglaxhiut,llumit te proletrariatit krijoi kete popull hajdut.Ky popull hajdut nuk rronte me 30 leke per dite pune qe merrte diten,por me ate qe vidhte ne arat e kooperatives naten.Nje popull hajdut nuk mund te krijoje mireqeniei ne toke te vjedhur,as me legalizimin e tokes se vjedhur.Shihni cadren e Bashes.U turren maloket prape si ne kohe te bashmalokut Berishe,te gjithe ne CADER,se u be deti kos,do grabisim prape tokat e qytetareve frikacake,qe rrine me tapi te vjetra ne dore,se kujtojne se merret pasuria me letra.Letrat i ka qytetari,token e gezon katundari.Ky popull qe u mesua te pasurohet duke shitur token e grabitur,nuk punon me .Ky popull qe shkaterroi industrine,dogji plantacionet me fruta te fermave dhe kooperativave ,nuk te punon me.Hajdutet e tokave,qe media i quan fermere, ne takimet me Edi Ramen,nuk i kerkojne mbrojtje te prodhimit,mbrojtje doganore kunder vershimit te grurit te skaduar SERB,kunder frutave omgj maqedonase,kunder patates omgj serbe,por i kerkojne legalizim te tokave te vjedhura,kredi te bute per bujqesine, me afat 100 vjecar,qe te blejne furgona dhe autobuze dhe te lejne pa pune linjat,taxixhijt e qytetit,qe paguajne licencat dhe taxat.Nga ky popull hajdut,tallegjar,do dalin edhe maloket agresiv,grabitqar Sali Berisha,Azem Hajdari,edhe qytetaret dhjaks Fatos Nano,Edi Rama.

    Reply to this comment
    • nuredini August 12, 20:34

      Nuk po e kuptoje —
      eshte Vapa apo Rakia qe te detyrojne te shkruash si i DemoNizuar ..
      Mos je demo i kllonuar ?
      Apo intelektuali nastradin qe shkruan ne emrin tend ?
      Tjeter demo njohim .

      Reply to this comment
  13. I.Troplini August 12, 20:09

    Sindroma KARABUSHI eshte me shqetesuese se ajo
    HUSHI.

    Nuk e njoh fare, Zoterine qe eshte bere objekt bisedash per shtypin dhe per qytetare shqiptare qe ndihen te ofenduar nga deklaratat e tij. Interesimi, per te ardhmen, per te ditur se kush eshte, shkon drejt zeros, pas kesaj qe paska thene.
    Fenomeni i mohimit te vetvetes dhe i perpjekjes per tu futur nen pelerinen e huaj, nuk eshte nje fenomen i ri apo shqiptar. Ai, eshte i vjeter dhe ka te beje, me aspekte te psikologjise, qe psikologet mund ti japin pergjigje me lehte.
    Te qenit KARABUSH, nuk te ndalon te jesh tenor apo marangoz i zoti, mekanik apo hidraulik. Njera ane, nuk perjashton tjetren.
    Tranzicioni i dhimbshem shqiptar, tash pothuaj 30 vjet, ka forcuar dhe anatemuar KARABUSHIZMIN ne radhet e shqiptareve. Ky eshte fakt. Here per nje kothere, e here per nje “pension” prej 300€ ne muaj, “HUQET” shqiptare dallohen per mohim te vetevetes, per glorifikim te se huajes dhe per nje menyre paraqitjeje, qe te ngjall NEVERI.
    Personalisht, nuk shqetesohem per karabushet. E rendesishme, eshte qe te njihen si te tille, si krijesa neurotike, qe nuk i hyjne ne pune askujt, as shqiptareve dhe as australianeve.
    Nuk ka me diktaure, qe te merreshe me HUQET e tredhur. Jemi “te lire” sot. Shijojeni lirine o shqiptare dhe mos harxhoni frymen me KARABUSHET.

    Reply to this comment
  14. nuredini August 12, 20:37

    Nuk po e kuptoje —
    eshte Vapa apo Rakia qe te detyrojne te shkruash si i DemoNizuar ..
    Mos je demo i kllonuar ?
    Apo intelektuali nastradin qe shkruan ne emrin tend ?
    Tjeter demo njohim .

    Reply to this comment
  15. Arben August 12, 20:51

    CFARE SINDROME MORE.

    KESHTU NDIHEN TE GJITHE SHQIPETARET QE

    KANE DY PARE MEND NE KOKE.

    VDEKJE KOMUNIZMIT

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT

    KESHTU BEHET SHQIPERIA.

    Reply to this comment
  16. Sheme Plaku August 12, 21:29

    I dashur Viktor ! Artikujt tua (dhe tè Bedri Islamit) i kam lexuar gjithmonè me kènaqèsi, por kètè sot s’e ke “as mish e as peshk”. mè dèshprove. Nuk ka njè qèndrim dhe pozicion tè qartè tèndin por, çuditèrish, po pèrligj tè Keqen, se kèshtu na qènka nè gjithè botèn, sa mè kujton nji pyetje “Ti me kè je, me mua apo me ariun?”; duket se dhe ti ke rènè nè korrupsion e prandaj dhe unè tè pyes me kè je? Sheme Plaku shtojcè- Korupsion: 1- do tè thotè prishje tè elementeve, tè strukturès, tè pèrmbajtjes, tè materies dhe mer 3-4 kuptime tjera metaforike apo figurative; kurse tjetra, fjala “llogje” shkruhet lloqe e thènè nga “tiranàsèt” (tironsit) pèr njè qènie qè rritet nè ujè dhe nè kuptimin figurativ, bisedè kote, pa kuptim e pa vlerè….

    Reply to this comment
  17. mirel August 12, 21:30

    Fenomeni Hushi eshte fenomeni me i ndershem i cdo shqiptari qe ka marre arratine nga shteti i krimit.
    As une nuk e njoh fare, por mendoj qe kontributin e ka dhene se e ka ngritur zerin e demaskimit i pari.
    Te tjeret rrine urte dhe bien dakort me krimin e shtetit, ky e paska bere publik.
    Kontribut eshte per te drejten dhe aspiraten per nje shtet te shqiptareve dhe jo krimineleve.
    Shqiptare, zgjohuni dhe mos rrini si dele.

    Reply to this comment
  18. manti August 12, 21:48

    Viktor keni haruar edhe nje fakt qe plotson dhe i jep nje dimension me te plote figures se ketij hushi prej kavaje. Pasi erdhi si nje socialist i thekur ne shqiperi, ne momentin kur rama nuk i a plotsoi deshiren qe te drejtonte institucionin e madh kulturor, ktheu krahet dhe vegjetoi tek partia e Blushit. madje duke qene edhe ne kryesine e saj me enderen per tu bere deputet. Mirepo blushi e la ne balte dhe nuk e propozoi. Hushi vrapoi tek luli dhe u shfaq ne çadren e tij i pikelluar dhe i ,keqardhur per qeverisjen e te majteve. Por endera e tenorit edhe ketu morri uje dhe me sa duket i humbi qe te gjitha shpresat se mund qe te shkelqente ylli i tij edhe ne politike. Vendosi largimin e shpervoli mllefin duke share, perbuzur e mallkuar jo me si intelektual i formuar ne perendim por si nje fshatar kavaje, andej ku e ka edhe origjinen por edhe duke ngritur nga pas nje stuhi qe nuk ndalet edhe sot. Eshte vertete fenomen kjo sjellje dhe mendesi karieristesh ne ate vend.

    Reply to this comment
  19. betixho August 12, 23:43

    Z.VIKTOR-ËSHTË ASHTU SIÇ THUA.NUK KA NEVOJË TË LUASH ASNJË PRESJE.POR KUSH E KUPTON, E KUPTON,KUSH NUK E KAUPTON NUK DO I MËSOSH TI,SE ATA JANË SHUMË DHE NUK DUAN TË MËSOJNË,SIKUR NË 100 MËNYRA T’JAU SHTJELLOSH.KËTA TIPA MUND TI MESOJNË KETO GJERA ATY NGA FUNDI I JETËS SË TYRE.

    Reply to this comment
  20. Crusader August 13, 00:14

    Mentaliteti proletaro komunist nuk ka sherim. Eshte nje murtaje qe infektoi dhiaret e Enverit per 40 vite dhe vazhdon e jeton ne mendjet e veqove te sotem, qe e nxjerrin muajin me 20000 Leke pension. Po nuk kane faj, se Enveri i mori nga kasollet e bajgat e dhive e i beri ushtarake, hetuesa, prokurore e police. Ata menduan se gjeten parajsen ne nje burg te madh, dhe bene gjithe boten armiq se keshtu i donte partia dhe 1-shi diktator. Mentalieti Turkoshako dhiaro komunist eshte ende i ngulitur thelle ne mendjen e fshataresise heroike patriotike Shqiptare. Pa u shkulur ky mentalitet ai vend ka per te mbetur gjithmone nje republike bananesh. Mos u merrni me zotin Hushi, sepse ai e beri zgjedhjen e tij dhe shume mire beri qe tha te verteten per dramen e Shqiperise. Ajka e Shqiperise eshte larguar nga ai vend. Aty ka mbetur vetem fshataresia heroike.

    Reply to this comment
  21. Vezhguesi August 13, 00:41

    Pse o njeres mendoni qe po te dha zoti ca korda zeri prej tenori, automatikisht je dhe i zgjuar, e ke llogjike apo edhe ndjenja perfaqesuese kombetare.
    Qe ka te drejte cdonjeri te shaje, ose te mburri, kjo s’do mend. Po qe te te kete jehone te gjere, duhet te kesh ca kaliber. Thua se ka shqiptar qe ndjehet sadopak krenar per “suksesin ne bote” te Hushit?
    Uaaaaaaaaa…… Hushiiiiiiiiiii…..Qe po na shan Shqiperine. Byth e plasur.

    Reply to this comment
  22. MH August 13, 01:03

    Sheme Plaku !
    Lloqe asht peshk dhe mesa kam ndigjue jane “zojgj” kublash me gjatesi nga 15 – 30 cm.
    Z.Sheme lexoje dhe nji here sepse nuk asht ashtu sic e ke komentu.Asht shkrim me permbajtje pozitive.Z.Mala nuk do baje lufte me te arratisurit(emigrantet) nga shqiperia.

    Reply to this comment
  23. demo August 13, 02:19

    A ka te drejte Hushi te synoje karire?
    Edi Rama ne fund te 90,beri nje vizite ne Korfuz per psikoterapi,pas ca luhatjeve psikomotore ne vendlindje.Gjate kesaj kohe mungoi ne ngjarjet ,per te cilat besonte se ishte nismetari,-revoltat studentore dhe themelimi i PD.Vrapoi tek Berisha,qe ja kishte rrembyer Capin,por ky e sikterrisi.A kishte te drejte Edi Rama te enderronte karriere ne PD.Po kishte.Por doktorri qe vuante vete nga luhatjet psikomotore,ja kuptoi diagnozen.Pas nje seri shigjetash opinionesh prej se largu,karieristi i deshtuar hengri nje dajak malokshe dhe emigroi larg vendlindjes.Kur Fatos Nano i majte mori pushtetin,miqte e familjes i fryne ne vesh,qe nuk ka derman semundhja Edi Rames,pa u bere minister.Fatos Nano vuri doren ne zemer,i prekur thelle edhe nga vdekja e parakohshme e Kristaqit,dhe e beri Edi Ramen minister,pa qene anetar partie,pa ditur ku ishte dera e PS.Po ky i rene nga qielli ishte?Jo!U mobilizuan te gjithe fis e farefis,shoke te Partise se punes dhe opozitare te rrahur,qe te shpetonin Edi Ramen.I vetmi ilac ishte kariera.Dhe kur kjo u realizua,Edi Rama buciti ne mitingun e fitores:O doktooooooooooooorrrrrr!Tani cfare ka Agim Hushi,qe nuk duhet te enderoje kariere,qe duhet t`i vije turp,qe i kerkoi edi rames postin e drejtorit te TOB?Mos duhet edhe ky te cudise dynjane,te rrufise nje tas makarona ne nje kamp refugjatesh,ose te dale lakuriq,per te tronditur kryeministrin,si u trondit Nano nga drama qe po perjetonte familja Rama?

    Reply to this comment
  24. E August 13, 12:44

    Pyll pa derra nuk ka. Tashmë, një më pak.

    Këtë që ju e quani “Sindroma Hushi” unë e kam hasur edhe më parë në komunikim forumesh me Shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kryesisht nga njerëz shpirtvegjël dhe pa vizion. Më ngjajnë me ata femrat e pispillosura që të marin në qafë nga aparenca, por që ta sjellin stomakun ke goja kur fillon e i zhvesh. Për çdo gjë të padrejtë që pasqyrohet nga mediat për sa ndodh në Shqipëri, shfryrje: “Ai vend nuk bëhet”, “Albanistan”, etj, etj…Qëndrime të tilla sa reflektojnë injorancë totale dhe karakterin prej bythlëpirësish të këtyre tipave. Kulmi arrin deri aty sa dikush që prej vitesh jeton në Kanada njëherë u shpreh se prindi i saj e kishte gabim që gjatë kohës së komunizmit i kërkonte të ishte e para e klasës. Vonë i jam përgjigjur: Prindi të ka kërkuar të hash inat me veten, jo me të parët e klasës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*