Sindromi që i sundon

May 17, 2015 14:25

Arben Duka

 

Kam vite e kam menduar,
sot e them për herë të parë,
tek disa që kanë sunduar,
njëzet vite e kam parë!.

Kam vëzhguar me vëmëndje,
jo se kam ndonjë talent,
“dëshirën për t’u urryer”,
e kemi dhe sot prezent!.

E kemi dhe sot prezent,
ky sindrom s’është një tabu,
janë të paktën katër emra,
që në mëndje kini ju!.

Dhe i kemi ngjyra-ngjyra,
domethënë të përzier,
po sindromi është i njëjtë:
“Dëshira për t’u urryer!.”

Ata s’ndjejnë kurrë nevojë,
të kenë shokë e të kenë miq,
sindromi që i sundon,
i bën Çdo ditë më té liq!.

Për të thithur shumë urrejtje,
mizori pa fund mendojnë,
se ashtu-të pa urryer,
as një minutë dot s’jetojnë!

May 17, 2015 14:25
Komento

8 Komente

  1. lato May 17, 15:39

    Ku i gjejne,mor aman!

    Reply to this comment
  2. shoku " Shpati " May 17, 16:14

    Sindromi qe i sundon i ben cdo dite me te liq ??? Po ditet qe ti i ke mburr keta o Arben si do i spjegosh …apo kishe ndonje pune ashtu !!!

    Reply to this comment
  3. LOVE May 17, 16:34

    po emrat pse nuk i ke shkruar ??
    aaaa e kuptova , e ke quiz per lexuesit 😛
    1] xhaxhi Enferri
    2] Sali Berisha
    3] Fatos Nanua
    4]EDver RAMA
    hem ,jeni ne avantazh , keni 3 e gjysem [dhe saliun ju e rritet 25 kromunist]
    fatkeqesi e madhe ngeli e majta per kete vend ,fatkeqesi !

    nejse ,ca si shkurt ke shkruar sot ,si pa lidhje
    apo e ka ngrene Moderatori gjysmen ?
    😛 … nuk kane deshire per t’u urryer , e kane thjesht teater ,marreveshje ,quhet Sundim
    prandaj coje deri ne fund , spjegoje qarte !

    Reply to this comment
  4. EHT May 17, 17:42

    per komentuesin LOVE

    Si mund te argumentoni qe yt ate me tet’eme nuk i kane rene ciftelise me kete kenge ?

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Sshqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

    S’mbahem vllazen
    E dhimbjen n’force do ta kthejme sot.
    E si ka dasht Enveri jone
    O ai ka dasht vetem qendresen
    O ka dasht punen, ka dasht besen
    Ka dasht nder, ka dasht trimnie
    Keto na i meson gjithe jeta e tij

    Reply to this comment
    • LOVE May 17, 18:56

      dhe duke qene qe jam nje person tejet i edukuar ,flas dhe kur nuk me flet njeri
      jo me kur me drejtohesh direkt ,pergjigjem gjithmone 😛
      nje pyetje te vogel si fillim
      EHT eshte sigla “envorr hoxha tungjatjeta ” ???? !!!
      pranoj dhe mos te me pergjigjesh ,nuk me ngel hatri 🙂
      ah , mamaja dhe babai im , o zot cfare madheshtie ,pune dhe respekti .
      fatkeqesisht ,nuk i kane rene ciftelise , jemi larg nga ato krahina te nderuara
      mamaja kur shikonte koperativistet komuniste ,qe turreshin ne radhe te pare ,dhe disi i shtynin keto ….koperativistet armike ,zinte dhe kendonte :Me gezim po shkoj ne pune ,dhe kaloj normen perdite , faqebardhe e lumja une , jemi shembull per te rinjte …..e kishte hak burgun dhe internimin ,per nder te partise tende ,e mendoj vertet keshtu …vetem ate kishit menyre mbijetese dhe ju
      benit ca armiq dhe ca miq …dhe ju sundonit …ashtu si sot
      babai , ju fiksua qe do te takonte hetuesin ,ish hetuesin e tij .
      Zot na ruaj ,ckemi heq .I dhame nje dopjo te mire rakie ,thirrem dhe ca miq
      dhe shkuam te hetuesi . S.Z i thote , me mban mend ?? Me ke fut ne burg ,po ska gje , dua vetem te di ,pse me shave nga nena , cfare te bera qe me shave
      Epo i thote ai , me vjen keq ,po ti nuk firmose procesverbalin , pas 8 muajve hetuesi ,nuk e firmose ate djall procesverbal .Une do merrja 7500 lek shperblim
      ne na ngriu gjaku , si dhe cfare do bente
      Aha i thote babai ,paske pasur te drejte , ju per 7500 lek q….nenen tuaj dhe jo me nenen time ”
      keta ishin/jane mamaja dhe babai im , po ti mos mi kujto me ,se biblioteke jam .
      do te skjaroj dhe gjyshin , qe te marresh vesh ,pse ne nuk i biem ciftelise
      kurse ti i bie ende dhe sot .[ e ke gjalle gjyshe Nexhmijen ,prandaj ]
      Ne burg , takon Dashnor Mamaqin .fjalet ekzakt te tij ishin
      “Trishtim i madh per ata njerez , qe i sherbyen me devotshmeri ,dhe ne burg ende partise i luteshin dhe zvarriteshin birucave si vemje ”
      njeher Dashnori i gjore i thote :Sa mire ,…. ty te vijne familjaret ,femijet te shkruajne gjithmone , ne na braktisen te gjithe ,nga frika qe mund te shpetojne te pashpetueshmen ,na braktisen dhe familjet ,femijet ….
      Eh mor Dashnor , e di si eshte puna ? Une su kam thene ndonjeher femijeve qe nene keni partine ,se po u the keshtu baben e gjejne vete .Une su kam thene asnjeher qe kane nene partine dhe baba envorrin ,u kam thene qe me kane mua baba ,dhe nene ate qe i ka lindur
      Kokeulur Dashnori i gjore ,thote : Shume e drejte , kete qe po thua ne po e paguajme shume shtrenjte .

      keshtu pra EHT , ti bjeri ciftelise kur dhe si te duash
      une e respektoj “mendimin” tend …
      pretendoj te njejten gje dhe nga ty ,sot nuk ke cfare ben !!!

      Reply to this comment
  5. miroo May 17, 23:00

    sot jemi te lumtur, te dhier por krenar ama…

    Reply to this comment
  6. Mark uk May 18, 08:56

    Mos u merzisni se per aq kohe qe zgjati okupimi komonist,aq kohe don te hiqet era e keqe e tyre.Politika shqiptare flet per Europen,po vetem me fjale se me vepra jan me vendet arabe e kryesisht me turqit qe edver Rama i quajti vllezer si enveri qe thoshte populli vlla turk.Me turq neper kamb,nuk shkohet ne Europe.

    Reply to this comment
  7. guri shabani May 18, 13:56

    I nderuar Love.Jam dakort me vuajtjet e familjes tende por do kesh parasysh se nuk erdhi Enferri qe te burgosi baben .Nuk di moshen qe ke por mendoj je tek 40 .Ku jane ato kooperativat ku shtyheshin komunistet,tokat jane pa punu ,ku jane fabrikat ku punonin njerzit,rinia iku.Vertet qe kane vuajtur por dhe kane punuar njerzit tani vuajne me shume dhe punojne per te tjeret.Besoj se nuk merzitesh .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*