Singapor, Trump mbërrin për takimin me Kim Jong-un

June 10, 2018 18:51

Singapor, Trump mbërrin për takimin me Kim Jong-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka arritur në Singapor, aty ku do të mbajë më 12 qershor një samit historik me liderin koreano-verior, Kim Jong un.

Trump ka mbërritur në Singapor vetëm disa orë pas arritjes së avionit të Kimit Jong-ut dhe në delegacionin e tij shihet Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, përgjegjësi i stafit për Shtëpinë e Bardhë, John Kelly dhe sekretarja për mediat, Sarah Sanders.

Dy liderët janë pritur nga ministri i Jashtëm i këtij qytet-shteti ishullor, Vivian Balakrishnan.

Trump dhe Kim do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, e më pas do të takohen për herë të parë për të diskutuar për programin bërthamor të Phenianit dhe denuklearizimin e gadishullit korean.

Gjatë së shtunës, Trump deklaroi se takimi i 12 qershorit është “shansi i vetëm” për Korenë e Veriut.

s.a/dita

June 10, 2018 18:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*