Oligopoli “i heshtur” i sinjalistikës rrugore

DITA- Investigim September 1, 2015 14:38

Oligopoli “i heshtur” i sinjalistikës rrugore

Rrugët shqiptare dikur ishin të mjeruara dhe sinjalistika ishte e fundit në hesapin e infrastrukturës rrugore. Fjalën e parë e kishin gropat, që dhanë ndihmë të paimagjinueshme në lulëzimin e serviseve të makinave dhe shitjen e pjesëve të këmbimit. Dora dorës, erdhi edhe asfalti: Gropat u spostuan në plan të dytë, sepse aksidentet dhe humbja e jetëve njerëzore u shumëfishua bashkë me kënaqësinë e ngarjes së makinës në rrugë me shumë pak ose aspak udhëzime rrugore.

Rasti më domethënës është aksidenti tragjik në fund të dhjetorit 2014 pranë kopshtit botanik në Tiranë, në fund të unazës së madhe të pambaruar të qytetit. Pavarësisht se shpejtësia e madhe dhe ngarja e pakujdesshme e vajzës fajtore mori jetën e djalit të ish zv.ministrit të brendshëm Avenir Peka, sinjalistika rrugore në atë aks të papërfunduar, që sidomos natën shndërrohej në një grackë fatale për automjetet, ishte inekzistente. Pak kohë më pas, aksi në fjalë sigurisht që mbetet “under construction”, por pjesa finale që zbret drejt Komunës së Parisit llamburit nga dritat, sinjalistika paralajmëruese, barrierat, tabelat e uljes së shpejtësisë, asfalti i pajisur me tregues etj. Duhej një humbje jete që të bëheshin disa investime modeste që në gjithë botën janë minimumi i përgjegjësisë dhe detyrimeve të shtetit kundrejt qytetarit.

Edhe aksidenti i një gazetari pranë Mulletit mund të evitohej ose të paktën minimizohej në pasoja, siç ka pohuar eksperti rrugor G. Hoxha në shkurt të këtij viti. Kjo sepse disa sinjalistika për natën (gjatë së cilës është aventurë udhëtimi në këtë aks) dhe një vijëzim i saktë i rrugës, do ndihmonin shumë shoferët.

Raste ka shumë, ku mungesa e sinjalistikës dhe pajisjeve mbrojtëse në rrugë ka sjellë humbje jetësh njerëzore, por këto episode te trishtuara me njerëz publikë le t’i mbyllim me aksidentin e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi. Nëse ajo ngjarje sot e gjithë ditën misterioze do të pranohet si aksident rrugor, siç rezultoi nga ekspertiza zyrtare, do mjaftonte një barrierë mbrojtëse në kthesën që të fut në rrugën e vjetër pasi del nga tuneli i Elbasanit, që makina e deputetit të paktën të mos bënte atë rrëshqitje të çuditshme në një të rrëpirë modeste, por të mbetej në rrugë.

Pra është fjala për sinjalistikën rrugore dhe rëndësinë e saj, aq më tepër në rrugët shqiptare. Qeveria aktuale e pranon se më shumë do të fokusohet në mirëmbajtje dhe përmirësim të cilësisë së rrugëve dhe sinjalistikës, sesa në ndërtim aksesh të reja. Fakti është se edhe ato rrugë që janë ndërtuar, janë thjesht ftesa drejt vdekjes: Asfalti të josh t’i japësh gaz makinës, por tabelat, barrierat, udhëzimet, vijat, ndriçuesit… janë pjesërisht ose tërësisht inekzistente. E tillë është rruga e re e Elbasanit, por edhe rruga e Kombit e mjaft segmente të tjera.

Këtu hyjnë në lojë kompanitë e sinjalistikës rrugore, që kanë pasur dhe mesa duket, do të kenë ende mjaft punë me fondet shtetërore. Por po këtu, siç do tregojmë, dalin nga loja si interesi i qytetarit në cilësinë e sinjalistikës rrugore, ashtu dhe paratë e tij si taksapagues. Sa për cilësinë, është ende e freskët pseudo-fushata e ish kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha në ditët e fundit të mandatit. Ai nisi të vijëzojë disa rrugë me bojë të bardhë, e cila më shpejt fshihej sesa thahej. Por si boja, pra me cilësi dhe çmime të ndryshueshme, janë të gjitha materialet e tjera të këtij sektori, nga të cilat varet jetëgjatësia e një rruge brenda parametrave. Çfarë po ndodh, pra, me sektorin që ngjan kaq estetik e lozonjar, por që xhiron miliona dhe që ka në dorë jetë njerëzish?

Ajo që po bën vaki është një lojë e heshtur tenderash dhe përfitimesh përmes një oligopoli dhe një qarku të mbyllur, që i mban të gjithë të kënaqur, me një përjashtim “të vogël”: qytetarin shqiptar.

IDKJubicaR.S & MTregu aktual është formësuar nga kombinimi i tre kompanive vendore të cilat janë: R.S&M, Jubica, Idk Konstruksion. Treshja po tenton dhe deri diku ja ka arritur, të krijojë monopol në sektorin e sinjalistikës në Shqipëri. Kjo pavarësisht se ligjërisht tenderi/tenderët janë edhe ndërkombëtarë.

Po përse një tender i caktuar nuk arrin dot “të bëhet” ndërkombëtar? E thjeshtë, kompanitë në fjalë kanë marrë masa në bashkëpunim me organet “kompetente” shtetërore që afatet e njësimit të licencave të mos arrijnë të realizohen nga kompanitë e tjera (të huaja), duke e shkurtuar afatin e tenderimit. Dhe kështu të përdoren vetëm licencat e këtyre kompanive që po synojnë monopolin. Historia dhe marifetet janë të vjetra; mediat i kanë pikasur dhe ekspozuar ato me shumicë në qeverisjen e kaluar. Mjafton të ndikosh tek organet shtetërore që të listohen disa kushte të cilat mund të plotësohen vetëm nga ata, tre musketierët, si nga aspekti i plotësimit të dokumentacionit, ashtu edhe nga ana e referencave të nevojshme për kualifikim. Dhe je automatikisht “në tavë”.

Tani të zbresim në copat e kësaj tave, konkretisht, për të treguar sesi konsumohet ajo. Po të analizohen preventivat që dorëzohen në tenderë nga këto tre kompani, do të vihet re menjëherë që çmimet e materialeve janë 50% (e më tepër) më të larta në krahasim me koston e tyre, duke ju referuar kostos së furnizimit. Dhe shumica, në mos të gjitha kompanitë shqiptare furnizohen në Itali. Çmimet e furnizimeve të tregut në këtë industri janë transparente, pra të ditura, dhe mund të verifikohen lehtë për të bërë krahasimin me kostot e lëndës së parë, si psh: kostoja e bojës, kostoja e barrierave, kostoja e tabelave, e adezivit, etj.

Kësisoj, mirë që trioja shqiptare ka arançuar gjithë situatën që kushtet e tenderave të jenë sipas preferencave të tyre, por luan me çmimet e materialeve dhe punimeve duke fryrë faturat dhe preventivat në mënyrë skandaloze. Ose/edhe duke mos i kryer të gjitha shërbimet e deklaruara, psh duke deklaruar ndërrimin e 100 tabelave të dëmtuara ndërkohë që ka ndërruar 20, duke mos pajisur gjithë rrugën me “symacet”, katrorët metalikë që ngulen në asfalt apo “policat e shtrirë”, që njoftojnë ngadalësimin e shpejtësisë etj.

Marifeti i tretë është përzgjedhja e materialeve. Sipas të dhënave të DITA-s, fjala vjen firma JUBICA nuk e ka kryer sinjalistikën horizontale nga mbikalimi i hyrjes së Tiranës dhe deri te mbikalimi i Rinasit; ku është në lojë një tender 2.6 milionë dollarë. Boja e përdorur nuk është ajo me termoplastikë, e cila rri 2 vjet pa u dëmtuar, (siç ishte në preventiv) po ka vendosur bojë të thjeshtë, që është 80% më e lirë se boja e termoplastikës dhe nuk duron as 6 muaj. Edhe barrierat e betonit kanë parametrat e tyre. Një lloj, prodhim i një kompanie italiane, mund të durojë impaktin e përplasjes së një makine me 180 km/h, por një tjetër me pamje të njëjtë, “duron” vetëm 120 km/h. Çmimi padyshim nuk mund të jetë njësoj. Ka shumë raste të tilla në secilën prej punëve të këtyre kompanive.

Aktualisht, lidhur me sinjalistikën rrugore janë njoftuar dy tendera ndërkombëtarë, një me vlerën rreth 5 milionë dollarë për Lotin Vorë-Han i Hotit, dhe një për Lotin Rrogozhinë-Kapshticë me vlerën 8 milionë dollarë.

Treshja e musketierëve nuk kanë lënë mundësi për asnjë firmë që të njësojë licencën te ministri i linjës, për shkak të kohës: Sepse datat mbyllëse janë më 7 dhe 9 shtator përkatësisht, ndërkohë që licensimi sipas afateve kohore bëhet të mërkurën e javës së tretë të shtatorit.

Shkurt, situata ndërtohet e tillë që këto dy tendera t’i marrin vetëm këto 3 firma e askush tjetër. Ndërkohë që vlera e të dy tenderave është jashtë standardit në përputhje me sasitë dhe llojin e materialeve që kërkohet. Një shembull: Nëse kushtet teknike për barrierat prodhim italian, e kanë vlerën 14 euro metri linear, këto firma barrierën në preventiv e marrin me 200 euro, ose gati 15 fish më shumë! Për të ulur ofertën, kuptohet që nuk kanë arsye se s’ka kush i konkuron.

Kompanitë italiane nga të cilat kryesisht furnizohen kompanitë e sinjalistikës në Shqipëri janë: Tamburrini Alessandro (për tabela të trafikut); Nuova Maric (për bojrat e rrugës), Olga srl (pengesa, policë të shtrirë), Marcegaglia (për barriera) e ndonjë tjetër. Me çmimet e këtyre furnitorëve për elementët që kërkohen nga tenderat për dy lotet e sipërpërmendura, kemi ndërtuar dy preventiva sipas kërkesave të dy tenderave të ministrisë së Transportit, me çmime që i përgjigjen librit të Sinjalistikës Rrugore. Duke llogaritur gjithçka, edhe TVSH-në dhe fondin rezervë, shuma për lotin Vorë-Hani i Hotit arrin në 440 milionë lekë, (fondi limit është 499,836,637 all pa TVSH) ndërsa për lotin Rrogozhinë-Kapshticë në 692 milionë lekë (fondi limit është 868,942,476 All pa TVSH).

Ndërsa rregulli “i artë” i tre musketierëve të sinjalistikës, është që zbritja nga fondi limit të mos shkojë më poshtë se 1 përqind e shumës. Kuptohet, përderisa tenderat janë të garantuar, shuma duhet të jetë e lartë që të ketë për të gjithë.

Kryefjala e kësaj qeverie që kur ende në opozitë po projektonte veten si qeverisëse e ardhshme, ishte lufta ndaj mono (dhe oligo) poleve në ekonominë shqiptare. Ndoshta është koha që në një sektor kaq “të pazëshëm” po njëherësh kaq delikat si sinjalistika rrugore, ajo të japë… sinjale se diçka duhet ndryshuar.

Duke nisur nga tenderat e kopsitur që më shpejt mbyllen sesa hapen, ashtu siç mbyllen jetë shqiptarësh nëpër errësirën e pandriçuar të natës.

 

***

Dy preventivë pro vë që tregojnë vlerën e logjikshme të ofertave për dy tenderat

12

DITA- Investigim September 1, 2015 14:38
Komento

30 Komente

  1. Todri September 1, 15:22

    Ate rastin e Olldashit kot e ke futur ne shkrim.

    Reply to this comment
  2. Edi September 1, 15:44

    Ku eshte shteti ti mbysi keta qelbanike.

    Reply to this comment
  3. Darius September 1, 17:01

    Keshtu ndodh kur Ministrat e Transporteve ngrohen nga xhepat,dhe shkojne ne fonde per fushata.
    Sigurisht qe kompanite Shqiptare jane jashte loje nqs do te behej nje Tender nderkombetar per Sinjalistiken Rrugore,por aktualisht Ligji Shqiptar thote qe askush dhe asnje Firme Internacionale nuk futet ne tender nqs nuk eshte nje bashkepunim Shqiptaro-i huaj,pra nje kompani e perbashket.
    Monopoli shkon dhe ne Matrikulimin e makinave,aktualisht fletet metalike te tragave vijne nga gjermania(qe ne fillim kane ardhur)te prodhuar me gjithe aksesoret e sigurise,dhe nw Durres behet vetem shtypja e numrave.
    Ky eshte nje monopol i paster,ku me ligjin e ndermarjeve te perbashketa,asnje firme,Austriake,Franceze,Maqedonase,Sllovene apo mashtrusat e Italise,nuk marrin dot pjese,dhe ky ligj nuk lejon qe tenderat te behen Publike ne baze te ofertave,cilesise,garancise,nje tender i cili shkon ne mbi 3 milion euro ne vit.
    Keto zoti Haxhinasto bashke me projektet e Trenave per ne Mars,i di mire si dhe paraardhesit e tij.
    Monopol dhe Korruosion i paster,kete duhet te shohe Rama,jo kasat e farave te lulediellit!

    Reply to this comment
  4. Eri September 1, 18:25

    Me ne fund nje gazete serioze ,qe po hedh pak drite mbi keto afera qe ndodhin ne vendin tone.

    Reply to this comment
  5. Igli September 1, 18:25

    Aksidentet po ndodhin cdo dite dhe ne shumicen e rasteve po fajsohen shoferat sepse nuk rrespektojne rregulat e qarkullimit , rrjedhimisht sinjalistiken rrugore.

    Po si valle mund te rrespektohet nje tabele fiktive ? Mos duhet keta njerez ta imagjinojne / fantazojne ? Keto Pseudo-Kompani qe vjedhin lekun dhe djersen e popullit , as nuk e bejne punen sic duhet e as kan per ta bere ndonjehere. Te zhduken nje ore e me pare sepse eshte nje turp i madh. Akoma me keq kur pas keti skenari fshihen dhe autoritete shteterore te Korruptuara qe mbushin vetem xhepat e tyre dhe popullin e len ne meshire te fatit.

    Reply to this comment
  6. MANJOLA September 1, 18:26

    Si mund te flasim ne per standarte europiane ne funksionimin e institucioneve shqiptare, ku parimi kryesor qe cenohet dhe preket eshte paanshmeria dhe ndalimi i korrupsionit??
    Le te behemi njehere te drejte para drejtesise, dhe te realizojne punime ato kompani qe kane ideal punen e bere mire, sakte dhe ne kohe dhe jo lekun e marre ne sasi.

    Reply to this comment
  7. bb September 1, 18:28

    SINJALISTIKA ESHTE NJERA ANE
    por per mendimin tim aksidentet ndodhin ne rradhe te pare se nje pjese e mire e drejtuesve te mjeteve nuk kane as njohurite elementare te fushes qe trajton Kodi Rrugor edhe pse formalisht mund te jene paisur me nje leje drejtimi. Nuk zgjidhet ky problem vetem me masa administrative ndaj shofereve, si shkeles te ketyre rregullave, por duhet te funksionoje shume me mire sistemi i edukimit per Sigurine Rrugore, i cili ne vendin tone, eshte i organizuar, por qe eficenca e tij, le shume per te deshiruar.

    Reply to this comment
  8. aqifi September 1, 18:32

    Duhet te kemi besim te plote tek profesionalizmi i policise qe, si neper perralla, u be shume “profesionale” pikerisht diten kur Tahirka u be minister. Ata do ta shpetojne rinine nga droga ashtu sic shpetuan Shqiperine nga vrasjet, trafiqet, aksidentet rrugore, etj.

    Reply to this comment
  9. "Horri Bulevardit" September 1, 18:33

    Te flasesh per ndertimin e rrugeve ne Shqiperi, eshte e kote.
    Une kam mbi 15 vjet, qe merrem me ndertim urash, tunelesh, ne autostrada dhe rruge lokale dhe pretendoj se e njoh shume mire, sistemin se si ndertohet dhe cfare standartesh, duhet te kete nje rruge, ure dhe tunel.
    Te flas per bazamentin, qe eshte nje katastrofe per shqiptaret dhe nje krim per ndertuesit dhe urdheruesit, smund te flas, se po te kerkosh standarte ne Shqiperi, duhen bllokuar gati 90% e rrugeve dhe te behen nga e para.
    Te flasesh per sigurine e urave, mos o zot, te ndodhe ndonje termet, se mund te na perseriten gerdece te tjere.
    Nje shebull:
    Ne nje kronike lajmesh qe kam pare para tre a kater vjetesh, pashe armaturen e hekurit, te pjeses se siperme te nje ure, ku ne nje perimeter 1 m2, nuk pashe me shume se 56 hekura te madhesise 12 mm. Ku ne fakt duhej te ishte hekur minimumi 20 mm. Ne distance jo me shume se 10-12 cm.
    Trashesia e bitumit duhet te jete me tre shtresa, ku vete bazamenti me zhavore, duhet te jete gati 1 meter.

    Rruga e Kombit, sic kemi qejf ta themi, ka kthesa te atilla, qe ne kohe te thate, smund te vozitesh, me shume se 80 km. ne ore, se rrokullisesh. Kete e kam nga pervoja ime, kur kam udhetuar tek ai autoban, qe kujtoja se ishte i mbaruar, por qe pashe se gati gjysma, as nuk kishte filluar.
    Te flasim per rrugen Tirane-Durres, rruge se autoban ai nuk eshte, duhet te hapen urgjentisht, nenkalimet, ne cdo fshat, ku kalon kjo rruge, gje qe do te coje ne minimun aksidentet rrugore.
    Ne fakt zgjidhja me e mire eshte, qe ti marresh te gjithe shqiptaret dhe ti cosh ne shkreterire, per nja 5 vjet dhe ne shqiperi te shkojne puntore te huaj, per ta ndertuar Shqiperine nga e para.

    Reply to this comment
    • ARTAN RRUMUNI NGA ESKILI September 2, 11:29

      Hadje Horro, hajde !

      Nga nje foto paske arritur ne konkluzionin “shkencor” qe pilonit i mungokerkan barrat e hekurit te duhur dhe pasi i tyre qenkerka i dyfishuar ? Aman o Horro se na gajase me kete njohuri te thelle qe paske per rruget !

      Ke udhetuar ndonjehere ne rruget e New Jersey-t ne USA? Po ne Autostrada del Sole, ne lartesine mes Firences dhe Bolonjes, ku limiti i shpejtesise eshte 130 km/hh ? Mund te laradashohesh pa piken e dyshimit edhe po te quhesh Michael Schumacher, sepse pendencat trasversale jane dhene ne te kundert me ligjet e mekanikes …quantike (wow).

      Mos u shit me i krishtere se Papa, qe vizitoi Shqiperine vitin e kaluar. Me rrugicat, dhe urezat qe ke ndertuar, eshte pak e veshtire te na tregosh arat e Merkelit !

      Reply to this comment
  10. ... September 1, 18:33

    Te ndodhte kjo ne kohen e xhaxhit, gjithe administrata shkonte ne thertore, ku mallkonin nenen e vet, pse i ka pjelle.

    Reply to this comment
    • gani usa September 1, 18:34

      Jemi ne demoshkerdhatesine berishiane o shok
      iku ajo kohe qe thua ti
      Koha jone “koha e popullit” nuk ka per te ardhur kurre

      Reply to this comment
  11. kaqi prej verteti September 1, 18:36

    Rrofte Shqiperia e sotme e rilindur, pas Shqiperise se djeshme “dhimokratike” te Saliut dhe qelbesirave te tjere qe kane arritur suksese te medha.

    Rama flet per “hajdutllekun” ne rruge, nderkohe qe neper dikastere shifni si vidhen miliarda me tendera

    Reply to this comment
  12. udhetari September 1, 18:41

    Aksidentet me makine ndodhin ne cdo vend e ne cdo kohe.
    por tek ne perveq shqetesimeve shume te drejta qe ngre ky shkrim dhe qe dihet se si shiten tenderat n administrate ka edhe problematik shtes:

    1 – patentat qe jepen me hater dhe favore
    2 – policat qe sillen si ordinera

    Reply to this comment
  13. Bujar September 1, 18:46

    O zoti minister i brendshem! Ku je, pse nuk i ndalon aksidentet rrugore. Deri dje n opozit na kecare veshet, jo qeveria keshtu, jo policia ashtu. He Ty i ke sot edhe qeverine edhe Policine, parandaloji aksidentet !
    Por, Jo o zoti Tahiri. Nuk varen te gjitha gjerat ne dore te policise apo qeverise.
    Ka shkaqe te pavarur nga ta, si vullnetet dhe koshienca e individeve drejtues mjetesh, ka gjendje teknike te mjeteve, ka agjente mjedisore e atmosferike, e te tjera gjera qe ndikojne.
    Policia Rrugore eshte ristrukturuar, jane bere levizje ne personel, eshte nderhyre ne organizimin strukturor e te sherbimeve, etj; pse ndodhin aksidentet ??
    Ndaj, mos u nxito mor djale, se ja si del sot zbuluar para popullit, Dhe cvlereson jo vetem vehten tende si politikan i ri, por kompromenton edhe programin e qeverise i votuar masivisht ne 23 qershor.
    Thirri dhe degjoji specialistet, z. misister, besojua atyre keto pune se ty nuk i ben dot, ty je politikan. Per parandalimin e ngjarjeve aksidentale ne autotransport jane kompetent specialistet dhe expertet rrugore, nje pjese te se cileve i liroi Saliu dhe Ty nuk i ke rimare ne sherbimin policor.
    Ftillohu, se jane jete njerrezish keto qe ikin perdite, jo shelege a kecer. Tung !

    Reply to this comment
    • ilir September 1, 18:48

      o komentues idiot
      me sinjalistiken rrugore qe denoncon shkrimi merret ministri Haxhinasto jo ministri i brendshem
      po keshtu eshte kur komentoni si te fryj era
      meqe kjo gazete ka vene ne shenjester Tahirin, juve oburaaa cdo shkrim e lidhi me te.
      debil

      Reply to this comment
  14. Bravo September 1, 19:08

    Bravo. Per kete tip gazetarie ka nevoje shqiperia. Hajduteria nuk ka kufi. Ne shpresuam nga kjo qeveri por mesa duket cdo tender eshte i sistemuar paraprakisht.

    Reply to this comment
  15. mesopotam September 1, 19:09

    alkoli, pakujdesia dhe temperamenti piskopat i shqiptareve shkaktojn viktima ne rruge.
    sinjalistika eshet permiresuar
    tregoni cfare interesash keni qe botoni kete shkrim!!!!!

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit September 1, 19:12

      na cate bythen me keto pyetjet mbi “interesat”
      shkruhet per korrupsionin ne ministrin e shendetesiss ju folni per “interesa”
      shkruhet per ministrin e brendshme prap sec paska ca “interesa”
      shkruhet per ministrin e transportit ka prap “interesa”

      ore kaqol/ a je dakord me te dhenat e shkrimit? a shef ndonje kontradikte? a ka ndonje reagim nga ata qe u dalin allishverishet? Jo? Epo mos na caj kryt pra, se informacioni eshte real.
      Une si lexues dua informacionin dhe shyqyr qe qenkan “interesat” qe e ven ate ne levizje.

      po gjete ti ndonje gje tjeter qe leviz pa “interesa” ec e na i trego.
      Respekte Dita nga nje lexues qe numrin e pare

      Reply to this comment
  16. gezim September 1, 19:10

    Jam sh dakord me artikullin dhe do shtoja dicka
    Shumica e kontrolleve policore vendosen neper pika kontrolli te pa studjuora ku rrezikojne jeten e te ndaluarve te tyren edhe te te tjerve qe parakalojne.
    Te behet nje studim se sa Police jane aksidentuar ne rruge,se sa aksidente jane bere ne kembet e policeve kontrollore.
    Kontrollet e policise duhet te behen ne vendet ku rruga ka hapsira parkimi,pra makinat te kene mundesi te dalin edhe te hyjne me lehtesi ne rrugen kryesore pa i ndaluar levizjen makinave te tjera qe nuk jane ne program ndalimi nga policia.
    Policet rrugore duhet te trajnohen me pare se te bejne kete deture,disa duken qe jane injorante edhe besoj se nuk kane as te drejte drejtimi mjeti. Beni koment per mendimin tim te kesaj pike te re te zeze ne rruget tona….

    Reply to this comment
  17. hekuran September 1, 19:14

    Ky aspekt i parashtruar nga gazeta e nderuar Dita kërkon një trajtim shumë serioz nga institucionet kompetente.

    Qeveria e re e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe kërkon me doemos t’i jepet fund kësaj historie. Por, si?, pyet shumëkush. Në periudha të ndryshme ka patur shtim të aksidenteve rrugore dhe automobilistike.

    Një shembull i mirë për të ilustruar këtë dimension të kërcënimeve në fushën e sigurisë, janë shifrat e aksidenteve rrugore. Referuar statistikave në vite, gjithmonë e në rritje dhe me pasoja tragjike e katastrofike, Shqipëria është ndër vendet me aksidente më të shpeshta rrugore, nga ku për 13 vitet e fundit rezulton të kemi një rritje progresive skandaloze të aksidenteve automobilistike. Grafiku në rritje i numrit të vdekjeve të shkatuara nga aksidentet rrugore në vendin tonë, gjatë 10-vjeçarit të fundit është katërfishuar. Sipas shifrave të Institutit të Statistikave (INSTAT), plagët e marra prej aksidenteve rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve tek njerëzit nga një deri në 40 vjeç, duke përfshirë në këtë mënyrë shkakun e tretë më të mundshëm të vdekjeve në vend.

    Reply to this comment
  18. one 15 September 1, 19:16

    Katër janë elementët kryesorë që lidhen me aksidentet rrugore në vendin tonë: së pari problemet e edukimit, së dyti problemet e rrugëve që ndërtohen dhe mirëmbajtja e tyre, së treti ka të bëjë me urgjencat, ndihma e parë dhe parandalimi në moment i vdekjeve dhe elementi i katërt ka të bëjë me zbatimin e ligjit.

    Sinjalistika e rregullt pothuajse mungon fare në tërë rrugët e Shqipërisë dhe pse flitet e flitet vazhdimisht për to. Kështu që, jo vetëm këmbësorët, por dhe drejtuesit me përvojë të mjeteve nuk e gjejnë veten në sinjalistikën rrugore, pa folur për papërgjegjshmërinë e firmave që punojnë në këto rrugë pa as një tabelë të vendosur sinjalistike. Ka mbi 10 vjet që punohet në “aksin e vdekjes” Kamëz-Lezhë, e cila ka marrë qindra jetë njerëzisht, në të cilën nuk ka asnjë tabelë sinjalistike, as vijë të bardhë dhe me gëlqere të jetë për t’u orientuar natën dhe në kohë të keqe, askush nuk ka mbajtur përgjegjësinë më minimale. Vendkalimet e mbikalimet e sigurta të këmbësorëve, pothuajse mungojnë, si dhe rrugët dytësore në të ashtuquajtura autostrata, pa harruar që në këto rrugë je i pasigurt nga daljet e pakontrolluaar të karrocave, zetorëve, bagëtisë, etj. Rreth qarkullimet jashtë çdo standardi pothuajse në të gjitha akset rrugore po mbijnë e po ndërtohen përhrë, ku më të theksuara janë aksin Durrës-Fier, pa folur pastaj për Qytetin e Tiranës, për rrethrotullimin e Zogut të Zi, Dogana, etj. Vendet e posaçme për stacionet e autobusëve, mikrobusëve apo vend parkimet mungojnë fare. Kujdesi dhe mirëmbajtja e rrugëve në mot të keq mungon. Bllokimet apo përurimet e rrugëve të papërfunduara dhe lëvizja në to ka qenë dhe ngelet burim aksidentesh.

    Reply to this comment
  19. ... September 1, 19:17

    shkrimi ngre me te drejte problemin e hajduterise ne tendera qe eshte HAJDUTERIA KRYESORE QE ZHVAT ARKEN E SHTETIT.

    Ne gjykimin tim si ish punonjes i vjeter i ministrise, Problemet e edukimit marrin më tepër përparësi se sa masat administrative ku kohët e fundit nuk kanë munguar.

    Pra edhe Policia Rrugore ka nevojë për ndihmë nga qytetarët, por dhe për kualifikim, edukim profesional dhe disiplinë konkrete.

    lutem mos e publikoni emailin

    Reply to this comment
  20. familjar September 1, 19:21

    Vdekja e Fleura Kolës në aksidentin automobilistik në Mullet, mund të ishte parandaluar nëse aksi hyrës i autostradës Tiranë-Elbasan do të ishte i plotësuar me sinjalistikën e duhur.

    Duke rindërtuar dinamikën e aksidentit ku humbi jetën vajza e ish-ambasadorit në Romë, Llesh Kola, dhe u plagos gazetari Çim Peka dhe dy persona nga automjeti tjetër, ekspertet thane ne media se shkak për përplasjen e makinave janë edhe parametrat e rrugës.

    Në këtë kthesë nuk ka pasur një aksident, po ka pasur shumë aksidente.

    Aty ka një vijë të verdhë që tregon ndalim parakalimi, por vija e ndalim parakalimit është tërësisht e gabuar dhe ajo është edhe shkaktare për aksident pasi trajektorja e saj nuk vazhdon në aksin e rrugës, dhe drejtuesi i mjetit që vjen nga aksi i Elbasanit e ngatërron në këtë aks.

    Pa harruar këtë që këtu vijmë nga një kthesë që ka një kënd pak të papëlqyeshëm në raport me shpejtësinë që ka.

    Reply to this comment
    • une September 1, 19:22

      eshte e vertete qe sinjalistika mungon në tërësi në bazë të standardeve që kërkohet.

      por nuk ka faj qeveria

      ka një vendim të Këshillit të Ministrave se si duhen të jenë sinjalistikat në kantieret e punës dhe në sistemin e rrugëve gjatë ndërtimit të tyre.

      Reply to this comment
      • ziko September 1, 19:22

        edhe???/
        kush e ka fajin qe nuk zbatohet vendimi i KM?

        Nese ka te tille, duhet zbatuar dhe vete KM duhet te kujdeset per kte.

        Ndryshe kot qe e kemi

        Reply to this comment
  21. atila September 1, 19:31

    po kush e ka mendjen tek sinjalistika. Mengjes dreke darke banditet qe na sundojne si ne qeveri dhe ne opozite mendojne vetem nje gje TE VJEDHIN DHE VETEM TE VJEDHIN SA ME SHUME AQ ME MIRE.

    Reply to this comment
  22. "BALASHI" September 1, 22:32

    Tenderin une e quaj ndryshe edhe vjedhje e ligjuar.

    Reply to this comment
  23. Janu llato September 2, 06:30

    Keto shkrime jane ato qe i duhen medias servile shqiptare, e kam fjalen me probleme te verteta dhe fakte, ne rastin konkret, ministri i transportit dhe zarat e tij duhet te japin doreheqjen dhe te hetohen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim