Kulti i Kalit tek ilirët dhe shqiptarët

February 10, 2018 10:29

Kulti i Kalit tek ilirët dhe shqiptarët

Nga Moikom Zeqo 

Kulti ilir i kuajve është kaq i rëndësishëm dhe kaq me peshë tek të parët tanë saqë një dijetar i formatit të madh, austriaku Karl Treimer thotë se emri i kalit në Evropë ka origjinë ilire. Vetë emri Hipius, që quhet kali, lidhet me foljen “hip”, d.m.th. të kalorësh. Sipas Treimerit fjala “kabalos” që e kanë romakët për kalin është fjalë tipike ilire. Kombi ilir përdorte qerret me kuaj dhe kali tek ilirët qe një hyjni edhe e tokës edhe e detit. Mendimi i Treimerit vërtetohet edhe nga monumentet arkeologjikë. Sipas Aleksandër Stipçeviçit edhe anijet ilire kanë patur në bashin e tyre kokën e kalit…

 

Nuk ka asnjë kafshë në botë si kali që të ketë një rol kaq të madh dhe të pazëvendësueshëm në historinë njerëzore. Kulti i kalit është i plotfuqishëm dhe i veçantë që në historinë më të hershme të njeriut. Kali mund të kuptohet vetëm me kalorësin dhe kalorësi quhet i tillë prej kalit. Uniteti i njeriut me kalin, krijoi figurën e çuditshme hibride dhe pasionante të Centaurit, të qenies mitologjike gjysëm njeri dhe gjysëm kalë.

Miti i Centaurit ka lindur tek thesprotët në Epirin ilir dhe jo më kot mësuesi diturak i Akilit, kryeheroi epirot ka qenë një Centaur, i quajtur Kiron. Legjendat e Centaurëve kanë qenë shumë të gjalla në Jugun e Shqipërisë dhe në Çamëri.

Është shumë e habitshme dhe interesante që albanologu i madh austriak Georg Hahn shënon, në një prej librave të tij, se në Shqipërinë e Jugut besohej se ka disa njerëz të fuqishëm me bisht kali, kurse disa të tjerë janë me bisht dhie. Këta janë njerëz të pamposhtur dhe për ta thurren këngë. Njeriu me bisht kali është jehona e Centaurit, njeriu me bisht dhie është jehona e hyut të barinjve dhe të hedonizmit antik, Panit të madh.

Folklori shqiptar është i mbushur me kuaj që flasin me zë njeriu, të njëjtë me racën e kalit Buqefal të Aleksandrit të Madh.

Miti i kalit është skajëzuar edhe te Gjergj Kastriot Skënderbeu. Naim Frashëri ka shkruar mrekullisht edhe për kalin e Abaz Aliut, që ai e trajton si figurën e një kalorësi të një eposi mesjetar evropian. Eposi i Veriut i Mujit dhe i Halilit lartëson dhe kultivon kuajt e tyre luftarakë. Kuajt bëjnë dialog me heronjtë si të barabartë me ta. Por dhe arkeologjia dhe autorët antikë japin të dhëna shumë të rëndësishme për kultin e kuajve tek ilirët dhe te shqiptarët.

Homeri në epet e tij flet për kultin e kuajve trakë, për kuajt e bardhë të furishëm si dallgët e detit.

Kali është një kafshë hyjnore, që lidhet me hyun e detrave tek ilirët me Redonin dhe te grekët me Poseidonin. Ilirët e motshëm sakrifikonin kuajt për nder të Hyut të Detrave.

Sipas autorit të shek. II pas Krishtit romakut Festus, hyu i detit Neptuni, quhej Hipius, për shkak se Saturni njëherë e ka ngarë kalin në vend që ta hypte Neptuni. Neptuni romak është variant i Poseidonit grek. Sipas mitit hyu i detrave ka goditur me trifurkun e tij shkëmbin, duke nxjerrë prej tij kalin.

Edhe një mit tjetër, i cili ka qenë i gjallë në Durrësin antik, miti i Perseut, që i preu kokën Meduzës, thotë se nga gjaku i Meduzës lindi kali fluturues Pegas.

Të gjithë këto mite tregojnë kultin e kalit.

Në Epirin ilir bëhet fjalë për kuajt, që ushqeheshin me mish njeriu. Miti i Diomedit me prejardhje nga Trakia flet për rolin e tij të madh për kuajt.

Kali është një hyjni jashtëzakonisht e rëndësishme tek ilirët.

Hyu kryesor i luftës tek ilirët quhet Medaur. Medauri paraqitet përherë si kalorës. Ikonografia e kalorësit Medaur është tepër e qartë në një kryevepër të artit ilir, që njihet si Pafka e Selcës dhe i takon si kohë shek. III p.e.sonë. Medauri është i veshur me armaturë ilire me përkrenare dhe me mburojë me simbole dekorative diellore. Prapa Medaurit është në formën e një dragoi figura e Kadmit me origjinë nga Teba, i cili pas vdekjes u shndërrua në dragua.

Kadmi lindi tek enkelejtë rreth liqenit të Ohrit, djalin me emër Ilir prej të cilit u quajt i gjithë populli: ilir.

Kulti ilir i kuajve është kaq i rëndësishëm dhe kaq me peshë tek të parët tanë saqë një dijetar i formatit të madh, austriaku Karl Treimer thotë se emri i kalit në Evropë ka origjinë ilire. Vetë emri Hipius, që quhet kali, lidhet me foljen “hip”, d.m.th. të kalorësh. Sipas Treimerit fjala “kabalos” që e kanë romakët për kalin është fjalë tipike ilire. Kombi ilir përdorte qerret me kuaj dhe kali tek ilirët qe një hyjni edhe e tokës edhe e detit. Mendimi i Treimerit vërtetohet edhe nga monumentet arkeologjikë.

Por ajo që është më e rëndësishme dhe më e çuditshme është fakti që tregon dijetari Pauzania i shek. II pas Krishtit, i cili shkruan se fituesi i Olimpiadës së 66 në Olimp të Greqisë në vitin 557 para Krishtit është qytetari dhe banori i Epidamnit i quajtur Kleosten.

Pauzania thotë se Kleosteni fitoi garën e vrapimit me qerre me katër kuaj. Kleosteni për fitoren e tij të jashtëzakonshme olimpike është kampioni i parë i botës që bëri monumentin e Zeusit dhe pranë monumentit vendosi karrocën e tij të garës ku shënoi dhe emrat e katër kuajve.

Këto emra ishin: Foiniks (kali me sa duket qe nga qyteti Foinike i Epirit, Finiqi i sotëm), Koraks, Knakias dhe Samo (ky kalë me këtë emër duhet të ketë ardhur nga ishulli Samo).

Ky kompleks skulpturor ka të shënuar edhe një poezi me dy vargje: Detari Kleosten më vuri këtu / Pasi fitoi me kuaj garën fisnike të Zeusit… Kjo poezi kushtimore është e para në llojin e vet në historinë botërore të olimpiadave.

Kompleksi skulpturor me emrin e Kleostenit dhe kuajve të tij u bë nga skulptori i madh Agelati i shek. VI para Krishtit.

Këto të dhëna flasin qartë se tek ilirët kuajt ishin të kultivuar.

Edhe Hesiodi edhe Virgjili flasin për kuajt e famshëm të ilirëve.

Sipas Aleksandër Stipçeviçit edhe anijet ilire kanë patur në bashin e tyre kokën e kalit. Ky fakt tregon se kali ndërlidhte mitologjinë e tokës dhe të detit.

Rëndësia e kalit është e madhe dhe në mesjetë. Kalorësit mesjetarë të Skënderbeut u bënë të famshëm në mënyrë proverbiale.

Shumë proverba franceze të mesjetës flasin për kalorësit shqiptarë si tipologji, gjë që e ka vënë në dukje qartë edhe Faik Konica.

Në Eposin e Veriut flitet edhe për kuajt magjarë, që janë ata hungarezë.

Në të vërtetë historia e racës së kuajve tek ilirët dhe shqiptarët është e lidhur që herët me racën e famshme të kuajve arabë.

Kjo gjë vërtetohet edhe për shqiptarët edhe për hungarezët.

Një nga traktatet më të famshme të kalorësisë në shek. XVI e ka shkruar heroi shqiptar Gjergj Basta që fitoi gradën Gjeneralisimus në Evropë.

Kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata është kënduar në disa poema evropiane me admirim edhe për kalin e tij të luftës.

*****

Tërë ky pasazh i mësipërm lidhet me admirimin tim të hershëm për kuajt. Më kujtohet që në rininë time shkoja në stacionin zooteknik të kuajve në Spitallë të Durrësit. Aty mësova të kalëroj mbi kuajt e racës arabe mbi të cilët hipja pa shalë vetëm duke u mbajtur nga jelet.

Shpesh kam kalëruar me kuaj në cektinën detare të Durrësit dhe jo rrallë rrëzohesha në det. Kjo më jepte një kënaqësi të madhe.

Duke biseduar një ditë( vite me pare ) me Dritëro Agollin, mësova se në një antologji të botuar për kuajt në Francë, Agolli është përfaqësuar me 5 poezi të tij për kuajt.

Edhe ky fakt është një jehonë poetike e kultit të lashtë të kalit tek ilirët dhe shqiptarët.

 (Botuar në DITA. Vijon…)

February 10, 2018 10:29
Komento

21 Komente

  1. Arben February 10, 12:48

    Ore, hera e pare qe degjohet per kete kult.

    Mos eshte gje kulti i komit ky??!!

    Reply to this comment
    • Gani USA February 10, 12:59

      o Arben
      Po mire ore i paudhe
      Cfare je ti qe nen nje emer anonim ke kurajon e idiotit te vesh ne diskutim nje akademik?
      Edhe nese je idiot anonim, shkrimin a e lexove?
      Aty ke referenca
      Ke autoire
      Futu online ose shko ne biblioteke. Verifikoji. Dhe pasi ti verifikosh hajde shkruaj dhe repliko nese nuk je dakord.
      Po si more leshko, fakti qe nuk paske degjuar ti per kete qe shkruan Moikomi, qeka i mjaftueshem qe ti pasi ke mbushur zorren me ndonje sallam minjsh, te ulesh para kompjuterit dhe te gromesish skepticizmat e tua prej injoranti?
      Kush ta jep ty kete te drejte?
      Edhe nese ta jep bota e sotme e internetit, ti vete a ke ndonje kapister gomari qe te te permbaj e se paku te mendohesh dy here para se te zhgaravitesh??

      Reply to this comment
      • Arben February 10, 17:43

        Ore, une jam dashamires i historise dhe hera e pare

        qe e degjoj si muhabet. kam lexuar dhe hulumtuar,

        kuptohet ne kohen e lire

        Qe nuk e kam hasur me pare, nuk e luan topi, jo

        akademik, po kushdo te jete qe e thote.

        edhe kjo prape nuk eshte kriter qe te mos jete keshtu,

        por sinqerisht shoku komi nuk ka patur ndonjehere

        ate stature, e ka ndertuar karrieren mbi mashtrime

        Reply to this comment
        • Gani USA February 11, 12:33

          Po mire o i paudhe
          Po ftojme gjithe forumistet e Dites te na thone:
          Ke besoni o miq
          “Komin” qe nuk i pelqen Benit dhe qe ka nje jete qe merret me kete pune apo Benin “dashamires i historise” qe mendon se ka lexuar gjithcka dhe meqe nuk e ka hasur Kalin tone nuk i mbushet mendja nuc nuc??
          Aaa pika ne koke, ty dhe mua qe merem me ty

          Reply to this comment
          • Arben February 11, 14:22

            Ti mund te ftosh ke te duash, nuk eshte kriter

            per asgje. Populli shqipetar, trim dhe heroik, ka 100 e

            kusur vite qe masturbohet, dhe ka ngrene ate mikun

            me dhembe, nuk ka pare nje dite te bardhe me sy,

            ketu ne vend te tij,

            e ti me thua pyesim popullin.

            ti po deshe, ec me ate mendje.

            edhe njehere, ngulite mire ne mendje

            komi, xhufi e komrat e xhufrat e kane ngrutur

            karrieren mbi mashtrime e plagjature, nuk pritet

            asnje gje e hajrit nga ta.

  2. Artur February 10, 13:05

    Faleminderit per keto shkrime te bukur. Nga ky shkrim kuptoj se sa shume gjera nuk di akoma per paraardhesit tane.

    Reply to this comment
  3. Arber I February 10, 13:18

    Ne plotesim te meditimeve arkeologjike, letrare e artistike te dijetarit enciklopedist, Moikom Zeqo, shkenca e historise boterore ka kanfirmuar se iliret ishin popull indo-europian dhe popujt indo-europiane kane qene te paret qe zbuten dhine dhe kalin e eger te stepave ku jetonin. Hypur mbi kale, indo-europianet zbriten ne luginat e lumejve te Indise, ku gjeten njerez qe kishin shpikur rroten dhe i transportonin te korrat nga fushat ne magazina duke i terhequr vete karrocat. Indo-europianet e vune kalin ta terhiqte karrocen dhe keshtu paten mundesi te udhetonin fillimisht neper Rrugen e Mendafshit drejt Perendimit, duke kaluar neprmjet Kaukazit drejt Europes. Iliret u shtrine ne gadishullin e Ballkanit sic i themi ne sot, deri ne Greqi e Krete dhe u perzien me fiset vendase, nder te cilet edhe me Pellazget.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 10, 14:02

    mojkom a thu se ja vlen të krihesh si kal kur shqipërinë po e tradhëtojnë??
    “Greqia e pranon: Pakti detar me Berishën ishte i gabuar”,nuk të bën përshtypje mojkom se përse i marrim lajmet vetëm nga gërku o shtypi ui huaj dh jo nga qeveria jonë??
    ti ndoshta me lidhjet që ke i ke marrë këto lajme,por prapë nuk të bën përshtypje përse janë të fshehta për të rë popullin shqiptar??
    përse jeni të rreshtuar në krah të tradhëtisë o mojkom??
    nëse nuk është tradhëti mbroje!!na bind ne të tjerëve që të flëmë rehat të paktën!!

    Reply to this comment
  5. na nxirni, nga roli i ...diogjenit . February 10, 19:03

    kur me ke pyetur njehere . si je ? ishe me dritero agollin . ju jam pergjigjur . jam diogjeni, si diogjeni ( i greqise se lashte) . qeshet si me ironi, apo si …idiote . zgjidh problemet e SOTME, boll me idiotizmat e te shkuares…..

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi February 10, 21:45

    Qendro me mire tek mesjeta Moikom i nderuar, se aty c’oku e qull pak. Dhe lwre antikitetin per te tjeret, se e ben lum e per lum, po sic masturbuesit e tjere shqiptare!

    Reply to this comment
  7. Tuca ne mal February 10, 23:31

    Censure mblidhemi prape te shtunen para kministrise Boll mo me keta legena politikane Na shujten si komb Na lane pa buke pa uje dhe pa det neve ilirianeve te vjeter Mer cunat e lagjes Mos harro llastiqet me tela

    Reply to this comment
  8. Si gjithmon mrekullon i nderuar Moikom... February 11, 00:17

    Eshte kenaqsi te lexosh i nderuar

    Reply to this comment
  9. Pellazgos February 11, 01:33

    Mos shkruaj zoti Zeqo se tregon edhe nje here qe Ilyret ishin Greke dhe jo Myslimane Turq.
    Me keto shkrime zoti Zeqo,tregon edhe nje here qe Austriaket “vdesin” per Mithologjine e Sulejmaneve.
    Austriaket dhe Italianet ishin dhe jane armiqte me te medhenj te Grekeve,d.m.th te Epiroteve,te Ilyreve,te maqedhoneve.O Zeqo,nuk behet keshtu historia,por do fakte,se Aleksandros o Megas e quajti vqefalos dhe jo Buqefal,apo shqip Bukoke.
    Apo Qentavros dhe jo Centauri pa kuptim.
    Omiros dhe jo homer
    Kostandinopolis dhe jo Stamboll
    Aleks-Andros greqisht do te thote Mbrojtes i burrave
    Fil-Ipos babai i Aleksandros do te thote Mik i Kalit,Ipo-Potamos kali i lumit.
    Thesalo-Nike motra e Megas Aleksandros greqisht do te thote Fitore e Thesalise,ose edhe firma Nike eshte sihariqi i Marathonomakut kur arriti ne Athine ne luften kunder Perseve.
    Kadmos dhe jo Kadmi zoti “Historianopolitik” eshte ne Mithollogjine dhe historine e Lavdishme Greke dhe jo e Sulejmaneve,prandaj edhe Ilyrios djali me i vogel i Kadmos dhe Harmonise,eshte nipi i Evropit.
    Kadmos,babai i Ilyrios ndertoi Polisapo Qytetine Thives afer Athines,nuk ndertoi ndonje Xhami Arabe.
    Jeorgios Kastriotis dhe jo Skender-Beu,apo Gjergji qe na u be Katolike se ishte karagjoz sipas “historianit” Xhufi.
    Me kete Histori,Mithollogji,Krenari,Civilizim i vinte turp Kastriotit dhe u be Katolike.
    A re Zeqo.
    Do vdisni me nje ah te madhe kunder Grekut se jini Turkoallvani.
    Cfare eshte kjo Teba!
    Po ty nuk je as Kinez more turk i Djallit Dhjavolos.
    Po thuaj Thiva ashtu sic i thonin Ilyret.
    Cne Saturn apo Neptu,mbetet qe mbetet pro fashiste,e kini ne gen.

    Reply to this comment
    • Aferdite -Afro- dite - Perendeshe Shqiptare e Lashtesise February 11, 14:46

      Pellasgos ,
      e para ju s’i referoheni tregimit /shkrimit te Akademikut Zeqo ,
      por replikoni ne ajer ,
      duke afruar disa “argumenta gjuhesore” te cilet shprehin prejardhjen Greke te disa qyteteve a po emrave Grek ,por qe nuk thot asgje .
      Ne Italy ,ka disa mbiemra Grecco ,si provinca edhe persona ,qe me Greqine s’i lidh asgje ,por qe jane Shqiptare Arbereshe e flasin vetem Shqip ,disa prej te cileve jane te ardhur nga (dikur ) Morea e te ashtuquajturit vend i Grekeve !
      Pra historia ka shume per te thene ,ne cdo kohe dhe e besushme do Jet per njerezimin ajo Histori e jetuar e njerezimit me shume ,se ajo e trilluar nga fantazite e njerezimit si ajo Greke !
      Mundet te pohojme qe ne ate epoke Antike ,popujt jane orineruar me shume nga Feja ,besimi dhe gjuha e fese e Kishes ka qene ajo Greke ,pooor kjo s’do thete aspak se popujt ,qe kan qene te atij besimi te ken qene Grek ! Greqia e Antikes ,ka qene nji bashkesi popujsh ,kur dime qe ne ate epoke nuk kan exzistuar kombe e shtete ,por mbreteri ,principata ,fise qe i bashkonte nji kulture e caktuar ose nji perkatesi . Kujtojme se deri fare afer hapsira qe mbulonte europen perendimore ne shtet ku sot jane Franca -Belgjika-Hollande Gjermania etj pran tyre eshte quajtur Frankenland -nderkohe kur Brenda ktij vendi ,jetonin disa popuj te ndryshem ,a po jo ? Pra nqs do ta shikojme sot Historine e njerezimit ,arrijme ne perfundime te reja dhe e definojme sot ndryshe Historine ,duke pare me qarte Brenda saj .
      Spekulimet ne Histori jane te shumta e vecanarishte nga Historianet Grek ,te cilet e intepretojne ate ne cdo kohe sipa interesave te shtetit Grek ,duke pretenduar per shtet e popull Grek ate qe eshte ortodox ,nderkohe qe Bota e ka par ate ndryshe ,nepermjet ADN-se e gjakut .

      Reply to this comment
  10. Kjo e ben te bukur e magjike Historine ,sepse fsheh shume ironi brenda saj ! February 11, 15:39

    Te shkretet Grek ,ndihen sot te kercenuar nga perballja me te verteten 🙂
    po i bie carcafi Historise ne fund te kembeve ,
    dhe po i cfaqet Botes me surratin e vet te vertete !

    Reply to this comment
  11. demo February 11, 16:55

    Romaket si te gjithe latinet kishin fjalen Equus per emertimin e kalit.Fjala Cabalo vjen nga latinishtja vulgare dhe jo nga ilirishtja,apo shqipja.Fjala shqipe Kale eshte huazim nga latinishtja vulgare Cabalus(Dhe jo e kunderta)Asnje arkeolog,historian i lashtesise,nuk e ka identifikuar kaloresin e pare te armatosur me perendine ilire te luftes Medaurin,tek pafta e Selces,as ai qe e zbuloi.Iliret nuk kane qene popull kalores.Zbutesit e pare te kuajve jane Skithet ne Azi te vogel.Andej ne stepat e Azise se vogel duhet kerkur Miti i Kuajve.Perendia romake e detrave,Neptuni shihet vertet te kaleroje nje Koci me 4 kuaj ne afreske murale,por nuk eshte identifikuar me kalin.Fantazite Halucinante te Moikom Zeqos jane te demshme per Shkencen sepse perziejne Faktet me fantazite,nje semundje qe ka prekur edhe popullin diletant.Arberit e lashte kishin nje fjale shqip per emertimin e kalit.kjo eshte fjala-Murgjar.Kete fjale e ndeshim tek arbereshet e Italise,tek arbereshet e Greqise dhe ne eposin e kreshnikeve ne Malsine e Veriut.

    Reply to this comment
  12. Pellazgos February 11, 19:19

    Zoti apo zonja Afro -dhiti,ne qofte se Afrodhiti ishre Perendeshe Shqipetare,po ndonje Filozof i Lashte “Shqipetare” apo Matematikane,apo Arkeolog etj.
    Tregohuni pak “njerez” dhe mirenjohes te pakten.

    Reply to this comment
    • Aferdite -Afro- dite - Perendeshe Shqiptare e Lashtesise February 11, 20:29

      Pellasgos ,
      nuk e di se kujt gjaku i perket ti atij grek ,a po Shqiptare .
      Nji gje do te thoshja ne rrespekt te ktij Forumi .
      Nqs un ,e gjithe ktu te drejtohet si njeri ,
      mundohu edhe ti te tregohesh pak njeri e ruash ate nivel kulture qytetari e komunikosh pa fjale te pista ,duke tentuar te ofendoshe ktu .
      Le te sherbej ky koment imi si nji paralajmerim ,
      perpara se un te tregoj ty se cdo te thot Grek !

      Dhe persa i takon asaj qe ti kerkon ktu ndonji emer Filozofi te Lashte Shqiptare , un te them se patjeter se duhet te ket shume te tille edhe nder ata qe sot Historia Greke e trilluar i mban per Grek .
      Dhe kush verteton nga Greket kombesine e tyre ?!

      Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku February 11, 22:05

      O Pello, po qe Afro-dhiti, ne shqip i bie “me e bo kakën afër”.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 13, 13:36

        plotësisht të drejtë qënje!
        pella nuk di se nga e ka prejardhjen kjo të thotë ai!!
        afrodhiti-afër dhit ti!!
        pra, në ilirinë e lashtë, kur shkonin natën për të dhejrë fëmijët,prinërit nuk i linin të shkonin deri tek haleja që iste te cepi i baçes,prandaj i thoshin dhit këtu afër=afr dhit ti!!
        më vonë u fut dhe kulti i afërditës dhe në greqi ,kështu që ata më budallenjt,pella e soji i i tij përdorën si formë gërke,atë të gabuarën shqiptare!!
        pra në vënd të afërsisë me ditën afër-ditë morën atë të të dhjerit afër afër dhit ti-afro-dhiti!!

        Reply to this comment
  13. Onkezmi February 12, 03:47

    Edhe njehere,kur eruditi Zeqo shkruan per ata qe kane bibloteka jo per minus idjoter,qe gelojne me shumice ne keto blogje…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*