Sinoptikania: Në 60 minuta ra shi sa për një muaj

June 22, 2018 19:39

Sinoptikania: Në 60 minuta ra shi sa për një muaj

 

Duket se shiu i sotëm dhe breshëri i rënë në Tiranë ka qenë i pazakontë, sipas sinoptikanëve pasi sasia ishte jashtë çdo parashikimi.

Tanja Porja e “Meteoalb” bën me dije se përgjatë 60 minutave në kryeqytet kanë rënë 62.6 milimetra shi, një sasi kjo thuajse e njëjtë me sasinë mesatare të shiut që bie gjatë një muaji në kryeqytet.

“Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm).

Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm.

Po ashtu, ka pasur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C”, thekson sinoptikanja.

a.s/dita

June 22, 2018 19:39
Komento

2 Komente

  1. Arben June 22, 23:31

    E morem vesh see permbytjet nuk erdhen nga mungesa

    E kanalizimeve, por nga perendimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*