Sipas OKB do katandisemi në 860 mijë banorë në 2100 (alarm, infertiliteti)

May 9, 2018 08:52

Sipas OKB do katandisemi në 860 mijë banorë në 2100 (alarm, infertiliteti)

Shqipëria është nga të paktat vende në Europë që do përjetojë një tranzicion të trishtë të popullsisë.

Shekulli në të cilin jetojmë do të mbyllet me rezultate fatale të popullsisë së vendit sipas projeksioneve të reja te Departamentit të Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucioni ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë ecurinë e popullsisë vetëm në normat bruto te lindjeve (norma e fertilitetit) sipas të gjithë skenarëve Shqipëria do të ketë ulje të popullsisë së saj.

Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë  banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rishikuar më përkeqësim treguesit e popullsisë së Shqipërisë për këtë vit në krahasim më një vit më parë. Në vitin 2017 OKB parashikoi që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB, ndërsa sipas projeksioneve të rishikuara të këtij viti popullsia e Shqipërisë në vitin 2100 do të jetë, 1,6 mln banorë ose 100 mijë pak se projeksionet e vitit të kaluar.

Edhe sipas të dhënave kombëtare (INSTAT) popullsia e vendit po tkurret më shpejt se projeksionet e popullsisë 2011-2031. Më 1 janar 2018 popullsia ishte 18 mijë persona më pak se projeksioni zyrtar i INSTAT.

Shqipëria po humb gjithnjë e më shumë nga dividendi i saj demografik për shkak se popullsia po pakësohet me ritme të shpejta në grupmoshën e artë 0-40 vjeç teksa numri i personave mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.

 

o.j/dita

May 9, 2018 08:52
Komento

1 Koment

  1. Arben May 9, 11:21

    JO NE 2100 POR NE 2035.

    BOTA ECEN PERPARA, SHQIPETARET QE

    KANE PROBLEME NE TRU TE VOGEL DUHET

    TE MERREN VETE ME TO.

    NUK DO TE VIJE MESIA NGA PLANETI MARS

    TE ZGJIDHE PROBLEMET E SHQIPETAREVE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*