Sipërmarrjet e reja mundësi për të përfituar financim

May 4, 2016 11:09

Sipërmarrjet e reja mundësi për të përfituar financim

Sipërmarrjet e reja Start-up ftohen të garojnë me idetë e tyre për të përfituar financim nga skemat që ka vënë në dispozicion, ministria e Ekonomisë nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve, AIDA.

Nga data 7- 9 maj në Tiranë organizohet një forum i cili do të promovojë motivimin, rrjetin dhe bashkëpunimin potencial të së ardhmes nëpërmjet sipërmarrjes.

Në një ambient improvizuar si qendër biznesi, do të garojnë 10 ide për të startuar një biznes. Vlerësimi do të bëhet nga 30 sipërmarrës dhe 1,000 të rinj pjesëmarrës, të cilët votojnë nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ në një grup të veçantë të krijuar enkas për këtë qëllim.

Një pjesë e aktivitetit është konceptuar të zhvillohet në katër forume që do të zhvillohen në 4 terminalet e aeroportit.

Forumi synon të sjellë 30 sipërmarrje të reja kreative nga sipërmarrës të cilët janë modele suksesi në vendet e tyre, duke synuar në këtë mënyrë të inkurajojnë njerëz të rinj të cilët inspirojnë të startojnë një biznes të ri.

Ky forum është në kuadër të projektit ‘EU Transit’ – një event i të rinjve europianë.

May 4, 2016 11:09
Komento

1 Koment

  1. Arben May 4, 11:17

    PARATE E KUJT JANE?????????!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*