Sipërmarrjet kineze, Shqipëria si destinacion për t’u zgjeruar në rajon

April 12, 2016 15:38

Sipërmarrjet kineze, Shqipëria si destinacion për t’u zgjeruar në rajon

Shqipëria shihet si një partneri rëndësishëm ekonomik në rajon, dhe se ajo mund të shërbejë për të gjitha sipërmarrjet kineze për t’u zgjeruar jo vetën brenda territorit, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Gjatë takimit që ambasadorja kineze në Tiranë Znj. Jiang YU pati me drejtues të AIDA-s u konkretizua bashkëpunimit në drejtim të investimeve kineze në Shqipëri dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron në këtë drejtim.

AIDA konfirmoi dhe një herë ndihmën për sipërmarrjet kineze në Shqipëri dhe asistencën për të gjitha ato që synojnë tregun shqiptar për të investuar në fushat strategjike si, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, energji dhe zonat ekonomike.

Prezantimin rreth mundësive që ofron Shqipëria për investime në këto fusha u krye nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Genti Beqiri, i cili shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse kineze, në drejtim të zhvillimit të investimeve dhe intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Kina është e pranishme në Shqipëri me shumë projekte. Projekti më i fundit është blerja e aksioneve të kompanisë Bankers nga kompani kineze, interesi për Aeroportin e Rinasit por edhe për aktivitete në fusha te tjera me rendësi.

Sipas të dhënave të fundit statistikore, Kina pozicionohet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimi tregtar me Kinën ka arritur peshë të konsiderueshme duke zënë rreth 7,1% të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin shkurt 2016.

April 12, 2016 15:38
Komento

3 Komente

  1. info analitike April 12, 16:57

    Prandaj Kina e futi Shqiperine ne listen e zeze per investime!!! Mjaft me kete propagande genjeshtrash bajate!

    Reply to this comment
  2. spata April 13, 09:25

    DO TE JETE SHPETIM NE SE VENDOSEN LIDHJE EKONOMIKE E TREGETARE ME KINEN .I NXORREM GJUHEN DHE JA KU U KATANDISEM.SHKATERRUAM CDO GJE SE KISHIN NGJYREN E KUQE KINEZE. PRISNIM CEKUN E BARDHE DHE MOREM NOC RROKUN E SALINJVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*