Siri, 2 italiane peng i ISIS: Qeveria përgjegjëse për ne, mund të vritemi 

January 1, 2015 17:37

Siri, 2 italiane peng i ISIS: Qeveria përgjegjëse për ne, mund të vritemi 

Dy shtetase italiane, Greta Ramelli dhe Vanessa Marzullo janë marrë peng nga ekstremistët islamikë në Siri. Në rrjetet sociale qarkullon një video në të cilën shfaqen dy vajzat të ulura dhe veshur me ferexhe të zezë, njëra prej të cilave thotë se janë në rrezik për t’u vrarë ndërsa vajza tjetër mban një fletë në të cilën shkruhet: 17 dhjetor 2014, që me shumë gjasë është data kur është regjistruar video.

“Lusim qeverinë tonë dhe ndërmjetësit e saj të na çojnë në shtëpi para Krishtlindjeve. Ne jemi në rrezik ekstrem dhe mund të vritemi. Qeveria dhe ndërmjetësit e saj janë përgjegjës për jetën tonë”, thotë njëra nga vajzat.

January 1, 2015 17:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*