Siri, Assad përpara një fitoreje si e Pirros

September 6, 2018 10:36

Siri, Assad përpara një fitoreje si e Pirros

 

Në ofensivën që ka nisur Assad në Idlib, në kështjellën e fundit të kryengritësve, do të ketë një fitimtar të qartë ushtarak: regjimin. Për pushtetmbajtësit në Damask megjithatë fitorja do të jetë fitore si e Pirros. Sepse arratia e përsëritur, por e shmangshme e shumë vetëve nuk ushqen në Perëndim gatishmërinë për të nisur bisedime me Assadin dhe për të marrë pjesë në shpenzimet e rindërtimit.

Me sa duket për Assadin në plan të parë është diçka tjetër: Idlibi ishte në vitin 2011 një nga qendrat e para të kryengritjes; sot ekziston një shans për të marrë hak.

Padyshim zgjidhja e kërkuar për Idlibin i ngjan përpjekjes për të gjetur kuadraturën e rrethit. Natyrisht që regjimi dhe Rusia kanë të drejtë kur thonë se për dhjetëra-mijëra xhihadistët në Idlib nuk mund të ketë të ardhme.

Por ofensiva në Idlib nuk i shërben as Kremlinit. Po të dojë që ta lidhë më fort pranë vetes Turqinë, shkaktimi i një vale të re refugjatësh, që mund ta destabilizojë Turqinë, nuk është zgjidhja e përshtatshme. Moska duhet t’i japë më shumë kohë Turqisë, për të negociuar edhe më tej me kryengritësit që t’i dorëzojnë armët.

a.s/dita

September 6, 2018 10:36
Komento

1 Koment

  1. Arben September 6, 17:56

    mjere populli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*