Siriania që sfidoi detin, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

August 9, 2016 11:14

Siriania që sfidoi detin, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Në ditën e 3-të të Olimpiadës një vëmendje të madhe mori dhe notarja siriane, Yusra Mardini, e cila garonte në stilin 100 metra flutur nën flamurin olimpik me skuadrën e refugjatëve. Mardini, pavarësisht vështirësive ja doli të ishte pjesë e Lojërave Olimpike duke qenë shëmbëlltyra e motos olimpike të De Coubertin “E rëndësishme është të marrësh pjesë”.

18-vjeçarja siriane arriti të fitojë baterinë e saj duke vendosur kohën e 1 minutë 9 sekonda e 21 të qindtat duke arritur kështu një sukses të vogël dhe pse nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinalet e kësaj disipline.

Yusra, ashtu si refugjatët e luftës në Siri, pati një histori jo pak të dhimbshme për të konkuruar në këto lojëra, teksa ajo ishte një ndër ato mijëra refugjatë që kaluan nga Turqia në Greqi përmes detit, duke notuar për 3 orë për të mos lejuar që varka ku gjendeshin dhe 20 persona të tjerë të mbytej

. Pak kohë më parë ajo mbërriti deri në Berlin ku filloi dhe stërvitjen e saj për të qenë pjesë e Olimpiadës. Me garën e 100 metra flutur olimpiada e saj megjithatë nuk ka përfunduar, pasi Yusra do të konkurrojë dhe në kualifikueset e 100 metra stil i lirë.

August 9, 2016 11:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*