Sistem inovativ administrimi i autoambulancave të urgjencës mjekësore‏

November 17, 2015 16:25

Sistem inovativ administrimi i autoambulancave të urgjencës mjekësore‏

Flota e autoambulancave të shërbimit të urgjencës mjekësore do të menaxhohet tashmë nga një sistem i ri dhe inovativ administrimi. Sistemi i mbikëqyrjes me GPS i flotës së QKUM dhe Formulari i ri i Territorial i regjistrimit të rasteve të urgjencave mjekësore, janë vetëm hapat e parë në për krijimin e një shërbimi kombëtar urgjence efikas dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri, z. Klodian Rjepaj dhe Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, zhvilluan sot në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë me mjekë e punonjës të shërbimit të urgjencës mjekësore në vend, ku u prezantuan risitë e sistemit të ri të administrimit të këtij shërbimi.

Rjepaj, e vuri theksin te qasja tërësisht e re në riorganizimin dhe menaxhimin e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, duke u shprehur se “pas miratimit të ligjit pë urgjencën mjekësore, investimit që po realizohet tashmë për Qendrën e Drejtimit të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, reformimi radikal i urgjencës mjekësore është një nga angazhimet tona programore, por padyshim edhe një nevojë e domosdoshme për shërbimin shëndetësor shqiptar”.

Ndërsa, Dr. Brataj, pasi bëri një analizë të sistemit të vjetër duke marrë shembuj konkretë të regjistrit të shërbimit të urgjencës së Tiranës, bëri një prezantim të hollësishëm të mënyës së re të administrimit, e cila do të fillojë nga vënia në zbatim e Formularit të ri Territorial. Gjithashtu, ai prezantoi edhe sistemin e ri katër-ngjyrësh të kodifikimit të urgjencave mjekësore, sipas shkallës së emergjencës, llojit të sëmundjes dhe lokalizimit, që do të zbatohet njëtrajtësisht në të gjithë njësitë e shërbimit të urgjencave mjekësore në vend”.

Ndërkohë, Ministri Beqaj u shreh i sigurt se duke filluar “nga muaji mars i vitit të ardhshëm, do të kemi një përmirësim të ndjeshëm të flotës në territor,” duke siguruar se do të vazhdojmë me investime të tjera, edhe në mënyrë që të kemi besoj funksional brenda shtatorit, të plotë sistemin e komandës dhe kontrollit”. /Dita/

November 17, 2015 16:25
Komento

2 Komente

  1. Z/Kallami November 17, 17:37

    Nji propozim.
    Pa perjashtim te gjithe shoferet e autobulancave te jen me profesion infermieri te pergjtheshem.Po keshtu dhe ato te ekipit te zjarrfikesve.Kjo shpikje,jo e imja po,e huazume si eksperience e domosdoshme e ushtruar me sukses ne te gjithe vendet e botes perendimore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*