Sistemi i drejtёsisё, Rama: Nismё pёr largimin e tё korruptuarve

June 16, 2014 11:02

Sistemi i drejtёsisё, Rama: Nismё pёr largimin e tё korruptuarve

I ashpёr dhe mjaft kritik ka qenё Kryeministri Rama ndaj sistemit të drejtësisë.

Duke folur nё konferencёn ku u bё prezantimi i linjës falas 116, 006, për denoncimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, kreu i qeverisё deklaroi se do nisë një “lufte” për të larguar nga ky sistem të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që lirojnë kriminelë, të cilët marrin sërish jetë njerëzish.

Sipas Ramës, këta gjykatës e prokurorë përbëjnë Lazaratin real, prandaj ofensiva që pritet të nisë do zgjasë deri në normalitet.

“Nuk ka asnjë shans që t’i lëmë gjeneratës tjetër vend të denjë nëse s’i lëmë një sistem drejtësie të denjë. Përgjegjësia bie mbi ata që janë brenda strukturës së sistemit gjyqësor, nuk do mbyllim sytë dhe as nuk do ngremë duart përpjetë duke parë se si vepron sistemi i drejtësisë, duke parë që njerëzit vriten ditën për diell nga njerëz të arrestuar të stërarrestuar dhe të liruar përsëri. Fatkeqësi që kriminelët, vrasësit dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë dhe kryejnë ende krime, vetëm për një arsye se kanë korruptuar gjykatës që s’kanë asnjë lidhje me drejtësinë”, vlerёsoi Rama.

Sipas tij, kjo është përtej mundësive për të qëndruar.

“Nuk mund që nën ombrellën e pavarësisë këta gjykatës të marrin jetë njerëzish të pafajshëm, janë bashkëfajtor dhe bashkëvrasës që sa herë një i pafajshëm humb jetën dhe sa herë një vajzë trafikohet apo dhunohet nga njerëz të liruar përtej tyre”, vuri nё dukje Rama.

 

 

June 16, 2014 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*