Sistemi i drejtësisë, Barroso: Me rëndësi sundimi i ligjit. Rama: Drejtësia s’do jetë më mall që blihet

June 30, 2014 17:30

Sistemi i drejtësisë, Barroso: Me rëndësi sundimi i ligjit. Rama: Drejtësia s’do jetë më mall që blihet

Sistemi i drejtësisë dhe reformimi i tij ishin në qendër të deklaratave të bëra në konferencën e përbashkët të Kryeministrit, Edi Rama me Presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, e mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Marrë shkak pikërisht nga ambientet nga vinin këto deklarata, Barroso, duke rikujtuar rëndësinë e sundimit të ligjit, u ndal dhe tek hetimi i zyrtarëve të nivelit të lartë.
“E kam kuptuar që kompetencat e kësaj gjykate janë zgjedhur më tej duke mbuluar edhe korrupsionin nga zyrtarët e niveleve të larta. Ne na duket që kjo lloj pune do e vejë theksin në punën e mëtejshme të këtyre veprave penale. Ne po ashtu besojmë që gjykata të jetë efikase duhet bashkëpunim i përforcuar mes institucioneve. Gjykata duhet të punojë dhe bashkëpunojë me agjensitë e zbatimit të ligjit dhe ILDKP. Gjykata më vete nuk do të funksiononte sepse ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Barroso.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama e lidhi vizitën e Presidentit të Komisionit Europian me sfidën që ka Shqipëria për të kaluar nga një drejtësi primitive në një drejtësi Europiane.
“Sfida për të kaluar nga një sistem drejtësie primitiv, në drejtësinë evropiane është një sfidë e përbashkët që duhet adresuar si një reformë e shoqërisë. Duhet të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga kjo fazë e sistemit të drejtësisë që është një turp i përbashkët. Jo reformë e një pale, por reformë e aktoreve dhe faktorëve, pa të cilët sistemi nuk mundet as të ndryshojë dhe as të funksionojë”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, në vendin tonë duhet të instalohet ai sistem ku drejtësia të mos jetë mall që blihet dhe çekici i gjyqtarit mos jetë një armë për të marrë jetë.

June 30, 2014 17:30
Komento

3 Komente

  1. shefi June 30, 19:54

    po c ligj more shushunje e portugalise ketu po vriten njerezit diten per diell perpara kryeministrise ? ka te drejte kryeministri drejtesia nuk eshte me mall qe blihet por mall qe vritet me plumba.

    Reply to this comment
  2. lejleku July 1, 09:21

    EDI,fryma e konflikualitetit njerezor qe eshte teper prezente ,po me shume se kudo ne politiken Shqiptare ,nga politikane jo politikane por bajraktare ne shpirt e ne ndargjegje ,qe sa hipin ne karrike i mundon dileri i madheshtise dhe i hakmarrjes se kota barbare,dhe qe gjithcka e kethejne ne lufte personale ,dhe jo per perparimin e atdheut do e kesh shume te veshtire sfiden ,edhe me vehten tende .
    Te gjithe nisen nga deshira te mira te sinqerta per detyren sidomos para atdheut , por ne se
    edhe pse hallkat e qeverisjes qendrore funksionojne ne letra ,ne terren ku prezent eshte puna konkrete dhe nuk kontrollohet me rreptesi,kundrejt ligjit ,e paligjshmja e djeshme ,jo vetem ligjerohet por edhe ngul rrenje duke u kethyer ne normalitet .
    Troc,Qeverisja vendore jo vetem nuk punon por punon per keq .
    Ateher duhet provuar modeli Kines (Rojen e objektit e kontrollon nje roje jashte tij ,dhe ata te dy i ruan nje roje sekrete qe i raportojne kyerojes i cili i raporton shefit per sigurine )
    Intelektuale ne maje te piramides me ndjenje te hakmarrjes primitive deri edhe tradhetare ndaj popullit vetem tek ne ka.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi July 1, 09:30

    Nuk besoj se bëhet drejtesia ketu! Shih qe nga rregullorja parlamentare e cila shkelet sa here mblidhen? Si mund te rregullojne drejtesine e nje vendi ata që nuk rregullojne dot vehten. Del njezet here nje debil si saliu dhe gjithe parlamenti rri e mban sehir anarkinë parlamentare dhe serenatat e nje psikopati!? Aq sa bëhet rregulli ne parlament aq do te bëhet dhe drejtesia poshtë. Drejtesia nuk ka dy parametra?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin