Patronazhi, Rama e nis ditën me një lajm për nënat e Burrelit

January 10, 2018 09:22

Patronazhi, Rama e nis ditën me një lajm për nënat e Burrelit

Kreu i Qeverisë Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm të mirë për rrethin e Matit.

Përmes një video materiali të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë ndalet tek sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale e bashkiake nga qendrat universitare të Tiranës, i cili ka filluar nga Burreli.

Ishte kthyer një problem shqetësues fakti që në maternitetin e Burrelit nuk kishte gjinekolog, por tani me nisjen e sistemit të patronazhimit, duket se ky problem është rregulluar.

Nënat mund të marrin aty shërbimin dhe ndihmën e nevojshme për lindjet dhe të mos udhëtojnë në drejtim të Lezhës apo edhe Tiranës.

January 10, 2018 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*