Sistemi i ri i rekrutimit, nis testimi për pranimin e punonjësve të burgjeve

April 6, 2018 11:11

Sistemi i ri i rekrutimit, nis testimi për pranimin e punonjësve të burgjeve

Në mjediset e Akademisë së Sigurisë në Tiranë ka nisur procesi i testimit për pranimin e punonjësve të rolit bazë të burgjeve në Shqipëri.

Testimi po organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, bazuar në marrëveshjen midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Procesi ka nisur me testimin me shkrim, në të cilin kanë marrë pjesë 1393 kandidatë që kishin depozituar më parë dokumentacionin e kërkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Procesi do të zgjasë nga data 3 deri më 9 prill, dhe pas daljes së rezultateve të konkursit me shkrim, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit fizik.

Pas testimit, fituesit do t’i nënshtrohen procesit të trajnimit të përqendruar fillestar që do të zhvillohet në Akademinë e Sigurisë.

Nëpërmjet  këtij sistemi të ri të rekrutimit synohet krijimi i një trupe shërbimi me integritet dhe aftësi profesionale, për të shërbyer në rritjen e sigurisë në burgje si dhe në përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të të burgosurve.

s.a/dita

April 6, 2018 11:11
Komento

1 Koment

  1. ali April 6, 13:36

    Shume mire qe po testoni te rinjte, por ama me ata qe kane probleme cfare po behet, sepse keni 4 muaj qe e lancuat lajmin e largimit te tyredhe akoma Nazmiu, Fehmiu, Luli, Shkelzeni, Ferdinanti drejtojne Policine e Burgjeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*