Sistemi TIMS nxjerr bllof Frrokun: Kaloi kufirin në 21:23

Redaksia Online March 1, 2013 11:30

Sistemi TIMS nxjerr bllof Frrokun: Kaloi kufirin në 21:23

Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është shprehur në intervistat në media se nuk e ka kryer ai krimin, pasi në orën 20:00 ka kaluar kufirin me Greqinë. Por sipas gazetës “Tema”, alibia e Frrokut nuk qëndron. Sipas burimeve të gazetës, sistemi TIMS tregon se Frroku e ka kaluar kufirin në orën 21:23 minuta, natën kur u krye vrasja. Frroku pretendon se ka parë në drekë një ndeshje në Laç, ku luante Tërbuni i Pukës, është kthyer në Tiranë dhe është nisur menjëherë drejt Greqisë.

“Jam i pafajshëm. Kam kaluar kufirin drejt Greqisë rreth orës 20:00, vrasjen e mora vesh kur isha në doganë, më njoftuan në telefon. Pasi u njoftova, u thashë se nesër do të kthehem në Tiranë”, tha Frroku në një intervistë për News24.

 

Redaksia Online March 1, 2013 11:30
Komento

1 Koment

  1. himarjoti March 1, 17:15

    Te besoj zotni , me kete shtet qe kemi cdo vrases, cdo hajdut qe ka lidhje me instancat e larta nuk eshte fajtor. Ethaministri vete qe i ndrite shpirti ne ate jete.Opozita vret, opozita vjedh,opozita shet detin, hidrocentralet,naften kromin,pyjet fushat te gjitha .Shteti eshte ne autobuz ose ne rastin me te mire fle gjume si ndodhi me meten. Kot i rane ne qafe metes atij babaxhani qe nuk e ka ngjyer gishtin asgjekundi,apo prendit ,ivarferi qelloi lartpo plumbi se degjoi beri rikoshete ne qiell u kthye e vrau njerez fatekeqsi!Zotnia skaqene ne tirane ka qene ruges per ne kapshtice. kini per ta pare me besoni ,jane te pa fajshem te gjithe sa te jete ”baca”sdo tu hyje gjemb ne kembe.!MOJ E MJERA SHQIPERI…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*