Sistemi VAR do të provohet në sfidën Partizani-Laçi

November 25, 2019 13:42

Sistemi VAR do të provohet në sfidën Partizani-Laçi

Video Assistant Referee do të testohet në sfidën e kategorisë superiore, Partizani-Laçi.

Ky sigurisht do të jetë një test për të parë se sa funksionon dhe mund të përshtatet, ashtu si në kampionatët më elitarë të futbollit në Europë.

Kjo teknologji e re që ka si qëllim kryesor të eleminojë totalisht gabimet njerëzore te gjykimit nga arbitrat, duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit të rishikojnë situatat ku kanë mëdyshje sa i përket vendimit të tyre.

Asgjë nuk është vendosur nga institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri siç është Federata, çka do të thotë që ky sistem nuk do të jetë pjesë e Superiores per ndeshjet ne vijim dhe gjithçka do të ndodhë tek Partizani-Laçi mbetet në kuadrin e një prove.

Sistemi VAR pritet të jetë prezent në futbollin tonë në vitin 2021, kur të jenë plotësuar kushtet e nevojshme ne mënyrë që gjithçka të jetë sipas kërkesave.

j.l./ dita

November 25, 2019 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*