Sistemi “veting pas vetingu” ose prit gomar të mbijë bar

July 11, 2018 10:52

Sistemi “veting pas vetingu” ose prit gomar të mbijë bar

 

Nga Çapajev Gjokutaj*

Lajmi i ditës: një gjyqtar, jo dokudo, por i Gjykatës së Lartë, ka pasë qenë dënuar në Itali. Për vjedhje ordinere në një supermarket.

Me një fjalë, një hajdut radhikó ka arritur të bëjë karrierë në majat më të larta të shtetit shqiptar. Epo, s’thonë kot që rasti është mbret i botës.

Por çudi të tilla s’qenkan dhe aq të rastit. Gjatë muajve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme me prokurorë e gjykatës që bëjnë pasuri me shpejtësi prestigjatori, tak-fak.

Herë në lojërat e fatit, herë me darovitjet e të ftuarve në dasëm dhe plot herë të tjera me dhurata që u bëkan të afërmit. Dhe s’janë dhurata disido, po shuqe dhjetëra mijëra eurosh.

Të gjitha këto çudi meritojnë të bëhen lajme të ditës.

Por a s’ju duket se, duke bredhur pas lajmesh të tilla, po bëhemi si mileti i kohës së baba Qemos? Herë pas here e ftonin të dilte në pjacë e të engledisej me varjet e kriminelëve.

Në fakt ka disa gjëra të tjera, shumë më të rëndësishme, që meritojnë vëmendjen e publikut. Psh ç’ka bërë gjithë këtë kohë ILKPD, që mbikqyr pasurinë e gjithë nëpunësve të lartë: qeveritarë, deputetë, gjykatës, prokurorë, kryebashkiakë, etj.?

Dhe akoma më e rëndësishme: ç’ndryshime ligjore dhe institucionale duhen bërë që ky institucion dhe të tjerë të këtij lloji, të ndajnë shapin nga sheqeri dhe jo të marrin rrogat e të bëjnë sikur punojnë?

Pas vetingut të gjyqtarëve, thonë, do fillojë vetingu i politikanëve.

Të presësh vetingje pas vetingjesh për të bërë zap korrupsionin politik e administrativ, është si ajo fjala: prit gomar të mbijë bar.

Ajo që duhet të kërkojmë është të gjejmë se ç’duhet bërë që hallkat e shtetit të punojnë me seriozitetin e organeve që po bëjnë vetingun në drejtësi.

Po qe se do presim që sistemi ‘veting pas vetingu’ të dublojë shtetin, do vazhdojmë traditën e Baba Qemos: herë pas here do bëjmë sehir si kapet e ndëshkohet ky apo ai dinjitar i lartë e hajdut, kurse ditë për ditë do vidhemi e shfrytëzohemi nga lukunia e politikanëve që bëjnë shfaqje a, më saktë, thiatro.

(Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’)

*Marrë nga profili i autorit në Facebook/ Titulli i redaksisë

a.s/dita

July 11, 2018 10:52
Komento

3 Komente

  1. Euro Maloku July 11, 11:57


    Propozimi im besoj se eshte i vlefshem per Skiperine ku tashme nuk ben efekt asnje ligj apo norme morali.
    Une propozoj qe hajnave shqiptare kudo qe kapen t’ju priten veshet..sipas shkalles se hajnise…ne fillim nje pjese e veshit te majte apo te djathte sipas partise ku ben pjese hajni…pastaj komplet veshi…pastaj te dy veshet….Ne kete menyre qytetaret e ndershem do ti njihnin hajnat e do te ruheshin prej tyre.
    Natyrisht ne do te kishim aktualisht nje President pa vesh.Pome mirese edhe pse i ka veshet ai nuk degjon.
    Hiqni dore nga Vetingu.Beje mire beje VETing=prerje veshesh!

    Reply to this comment
  2. Shqiperia nuk ka nevoj per emigracion, nuk ka nevoj te marr 72% te GdP borxh !! July 11, 12:37

    Ndeshkimi i ligjit, per shqiptaret quhet diktature ! Kete motivoj berisha per 27 vjet. Kjo eshte motoja e politikaneve sot ! Zbatimi i ligjit, me force ne radhe te pare nga vet politikanet eshte i domosdoshem ! Por kjo ska ndodhur per 27 vjet me radhe keta politikane dhe gjyqtare te korruptuar, kane luajtur me karten e “anti diktatures” sipas tyre, ligji zbatimi i itj ka nje koncept ndryshe, eshte vetem per popullin ! dhe jo per ata ! Nje gjyqtar dhe nje politikan i diteteve te sotme ne shqiperi eshte i previlegjuar prej 27 vjeteve ! Ligji me dy standarte allashqiptarce ka prepara nje maskarade imoraliteti te aktivitetit te politikaneve ! Arena e Parlamentit eshte pjesa ku luhet teater per vendosjen e ligjit, luften kunder korrupsionit kunder droges, por ne te vertete nuk ndryshon asgje ! Reformat e kryera deri tani per 27 vjet nuk dhene rezultate ne progresin ekonomik dhe social ! Ne fakt situata sociale eshte perkeqsuar a i magjinoni qe 39 % e shqiptareve nuk jane ne gjende te paguajne qirane e dritave ? Nje pensionist mesatrish merr 100 dollar ne muaj ? Kostoja e jeteses eshte bere e jashtzakonshme per tu perballuar ! Te gjithe ankohen per rritje taksash dhe pamundesi per te paguar detyrimet ! Shkaku i ketyre eshte se Shteti Shqiptar per 27 vjet me radh nuk ka kontrolluar dhe nuk ka kryer asnji reforme ashtu sic duhet ! Te gjitha qeverite nuk kane bere ekonomi “prokupi” borxhi i jashtem eshte 72 % ne nje kohe qe Shqiperia nuk ka aq shume nevoje te marr borrxhe sesa te vendosi diktature dhe kontrol ne shpenzimet publike ! askush nuk eshte ne gjende nga qeveria te jap llogari per shpenzimet publike, dhe te ardhurat qe merren nga sektori publik e privat ! Asnji bashki nuk shpjegon shpenzimet sicduhet, vidhen fonde publike, kryen punime publike me cilesi te ulet ! Askush nuk ndeshkohet per vjedhje te pasurive publike ! fenomenet e vjedhjes dhe shperdorimeve mbulohen nuk tregohen !
    Te gjitha problemet ekonomike lidhen me sitemin e Drejtesise ! NUk ka ndeshkim ka vetem vjedhje
    nuk ka analiz ka vetem vjedhje dhe fshehje te vjedhjeve me ligj ! Shpenzimet jane maramendese dhe pa efektivitet social ! Tirana nuk ka uje 7/24 non stop ! Eshte kryeqytet lere pastaj Durresin Fierin Korcen Shkodren Elbasanin !

    Reply to this comment
  3. Dhimbia e madhe Popull July 11, 14:07

    Si shkrimi i z Gjokutaj dhe komente e me siperme;”Euro “Maloku dhe “Shqiperia nuk ka nevoje…”thone cduhet thene per kohen qe perjeton vendi yne.
    Ne ka vertet shqiptare shqiptare atdhetare,te ndalojne e bere cduhet bere.Keshtu nuk ecet.
    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*