Situata emergjente, MB: Ja zonat e bllokuara në gjithë vendin

Redaksia Online March 15, 2013 17:12

Situata emergjente, MB: Ja zonat e bllokuara në gjithë vendin

Ministria e Brendshme ka dhënë sot informacion mbi situatën e krijuar në disa zona të vendit si pasojë e përmbytjeve nga reshjet intensive të shiut.

Në një deklaratë për shtyp, MB-ja thekson se situata është përmirësuar dhe po merren të gjitha masat për përballimin e situatës në zonat e prekura.

Situata në Qarkun e Shkodrës

Sipas MB-së, aktualisht në territorin e rrethit Shkodër është përmbytur rreth 2000 Ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, por edhe në komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat.

Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi, ku gradualisht uji po largohet. Janë evakuar rreth 110 familje, të cilat janë akomoduar në të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Evakuim ka qenë i përkohshëm, pasi gjatë ditës së sotme familjet janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i hapur.

Qarku Vlorë.

Në qarkun e Vlorës, situata më problematike paraqitet në Urën e Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën, dhe Novoselë të komunës Novoselë.

Aktualisht reshjet kanë pushuar dhe situata po vjen duke përmirësuar. Prurjet e lumit Vjosa po pakesohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit është 6 m nga 7 m që është pika kritike.

Janë evakuar 30 familje te fshatrave të bregut të lumit Vjosë  (Fshati Fitore, Novoselë, Zhurë dhe Grykë Pishë), si dhe tre familje që ndodhen pranë urës së Mifolit.

Qarku Fier. Edhe ne qarkun e Fierit situata po vjen drejt përmirësimit.

Më konkretisht toka bujqësore të përmbytura janë: komuna Hekal 50 ha, komuna Kutë 50 ha, komuna Frakull 50 ha dhe komuna Cakran 30 ha. Në komunën Levan, rreth 38 familje të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, jane prekur nga prezenca e ujit, por jo në banesa.

Problematike aktualisht paraqitet gjendja në lumin Seman pasi prurjet tek ura e Mbrostarit jane në kuota maksimale

Qarku Durrës. Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë. Gjatë ditës së sotme janë evakuar reth 20 familje ne fshatin Katund i Ri , komuna Sukth.

Në gjithe qarkun po punohet për eleminimin e pasojave të përmbytjeve

Qarku Lezhë: Gjendja është në përmiresim, rreshjet janë me itensitet të dobët dhe niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë është në rënie.

Hidrovorët punojnë të gjithë, niveli i ujrave në basenët e hidrovorëve është në kota të larta.

Siperfaqe të tokave bujqësore me prezencë uji janë:

Në zonen e Zadrimës 300ha, Komunat Dajç, Blinisht,Balldre, Kallmet;

Në zonen e Bregut të Matës 400ha, Komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll;

Në zonen Fushë Gjormë 150ha, Bashkia Laç, Mamurras e Kom. Fushë Kuqe;

Në zonen Fushë Mamurras, Adriatik 100ha, Bashkia Mamurras, K. F.Kuqe.

Gjendja e rezërvuarëve është në normalitet të plotë.

Në rrethin Mirditë: problem paraqesin bllokimi i rrugëve rurale nga materialet inerte të rëna nga pjerrtësit malore si dhe shembje të nje segmeti rruge, konkretisht:

-Rruga Rrëshen-Kurbnesh, në afersi të fshatit Farrë, kemi prezecë inertesh;

-Rruga Rrëshen-Malaj, në afersi të fshatit Bungaj, kemi prezencë inertesh.

Problem paraqet dëmtimi i argjinaturën në përroit në fshatin Troshan, Komuna Blinisht të rrethit Lezhë, nga rreshjet, situata është rënduar, me pasoja për banesat, shkollën, infrastrukturën etj.

Qarku Elbasan. Në qarkun e Elbasanit problem është vetëm bllokimi i aksit rrugor Cërrik – Banjë – Gramsh, bllokuar si pasojë e prurjeve të materialeve inerte të lumit Devoll.

Ndërkohë Ministra e brendhshme njofton se të gjitha zonat vijon puna për normalizim e plotë të situatës.

Redaksia Online March 15, 2013 17:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*