PANDEMIA / Një tjetër ditë me shifra të larta viktimash, konfimohen 802 raste të reja dhe 12 të vdekur. Në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar rreth 450 pacientë

December 11, 2020 16:06

PANDEMIA / Një tjetër ditë me shifra të larta viktimash, konfimohen 802 raste të reja dhe 12 të vdekur. Në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar rreth 450 pacientë

802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vendin tonë! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:

Janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

 

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         802

Të shëruar ne 24 orë      527

Të shtruar në spitale      451

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2.604

Testime totale           216.441

Raste pozitive            46.863

Raste të shëruara       24.136

Raste Aktive             21.750

Humbje jete              977

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11876

Fier        1664

Durrës     1353

Korçë       1095

Vlorë        1074

Shkodër     986

Elbasan      926

Berat          794

Lezhë          792

Gjirokastër  517

Kukës           413

Dibër           260

 

j.l./ dita

December 11, 2020 16:06
Komento

1 Koment

  1. Gzim Kulufi December 11, 19:26

    Asgje e re nga fronti jugor i Europes! Kurba shqiptare i ngjason asaj gjermane dhe mesatares europiane! Nuk prishemi kurre me miqte ne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim