Situata në Ballkan, Vuçiç: Për herë të parë, ndihem pak i frikësuar

May 18, 2015 16:31

Situata në Ballkan, Vuçiç: Për herë të parë, ndihem pak i frikësuar

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se i frikësohej faktit që kriza në Maqedoni mund të nxiste një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një vizite në Bruksel, pasi u pyet nëse ishte e shqetësuar për faktin e një lufte të re në rajon për shkak të situatës në Maqedoni, kreu i qeverisë serbe tha se, “për herë të parë, ndihem pak i frikësuar”. “Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet”, tha Vuçiç. “Ne nuk kemi nevojë për asnjë shkëndijë të vetme për flakë, le të themi në Bosnje apo në ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur të qetë rajonin dhe mendoj se për këtë çështje do të kemi të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian”, theksoi ai, raporton Zhurnal.

Vuçiç ndodhet në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-­së, anëtarë të grupit “Miqtë e Serbisë”.

May 18, 2015 16:31
Komento

5 Komente

  1. Shqipe May 18, 17:54

    Keta serbet I hedhin benzine zjarit. Ca deshen FORCAT Serbe ne Maqedoni?

    Reply to this comment
    • Altin May 18, 19:52

      Forcat serbe ishin ne kufi me Maqedonine, ashtu si beri dhe Kosova apo Bullgaria, dhe kjo eshte normale.

      Reply to this comment
    • adri May 18, 20:50

      Gjuhe presioni. I sulmuan dhe vrane shqipetaret dhe tani duan paqe. Shih cfare gjuhe perdor. pa drejtesi per shqipetaret e vrare ne kumanove dhe per shkaterrimet e prones qe iu eshte bere shqipetareve atje nuk duhet te kete qetesi. Eshte sulmuar nje popullsi shqipetare atje.

      Reply to this comment
  2. Arben May 18, 18:30

    PRESIDENTI SERB NIKOLIC ESHTE KOKA E KETYRE GJERAVE, PERSE TREMBESH KAQ SHUME???!!!!

    Reply to this comment
  3. Berlin May 19, 14:54

    Ke te drejte te ndihesh i friksuar sepse asaj shkerdhato serbi po i vjen fundi njehere e pergjithmone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*