Situata në Rinas, kontrollori: Jemi kërcënuar me 20 vite burg! Nuk mund të na zëvendësojë askush, presim negociata

April 7, 2021 19:17

Situata në Rinas, kontrollori: Jemi kërcënuar me 20 vite burg! Nuk mund të na zëvendësojë askush, presim negociata

Lidhur me grevën në Rinas ka reaguar një nga kontrollorët e trafikut ajror i cili ndodhet në protestë. Andel Trebicka ka shpjeguar më tepër se si funksionon puna e tij dhe stresi që ata kanë çdo ditë.

Andel Trebicka, supervizori i kontrollorëve të aeroportit të Rinasit është shprehur se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar.

Sipas tij, në Shqipëri nuk mund t’i zëvendësojë askush këta kontrollorë, pasi është një proces i gjatë për t’u bërë kontrollor dhe duhen shumë trajnime.

“Ne jemi në një lokal afër punës dhe efektivën e policisë janë future brenda në ‘Albcontrol’ për momentin nuk kanë punë me ne. Për momentin gjendja jonë është e rënduar, ju e dëgjuat ministren Balluku në mëngjes kur na akuzoi për grusht shteti, na ka kërcënuar se do të dënohemi me 20 vite burg, si mund të punojmë me të tillë stresi.

Kompanitë ajrore paguajnë paratë për kalimin në këtë vijë ajrore. Qeveria jonë këto lekë të aviacionit i ka devijuar nga aeroporti dhe i ka dërguar në aeroportin e Kukësit dhe Air Albania. Nëse bëhet ky hetim atëherë do të shihet se ku kanë shkuar këto para.

Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona ne kalojmë jetën në burg.

Greva e paligjshme, ka diçka ne kemi shpall paaftësi dhe jo grevë.

Në këtë rast unë jam i stresuar, ne kemi një vit e disa muaj që kërkojmë letra dhe i vetmi që na ka prit ishte presidenti Ilir Meta dhe tani me këto që kanë thënë ministrja Balluku dhe Rama ne sdo të afrohemi për 200 metra.

Nuk quhet bojkot, por paaftësi, pasi mbyllet hapësira i dërgon një letër në Bruksel që ne nuk mund ta ofrojmë këtë shërbim. Në rast se nuk plotësohen kushtet. Ajo ka kërcënuar me gjuhën e Erdoganit nuk e di si mund të vazhdoj të punoj ashtu.

Ne presim negocim dhe dua të them që nga marsi 2020, ne nuk na lejohej të punonim, dhe më shumë se 20% e kontrollorëve e kanë kaluar Covidin në këmbë pa e ditur. Kemi ndejt në këmbë dhe i kemi cuar Covidin në shtëpi.

Këtu janë të gjithë sepse të gjithë janë të stresuar dhe kanë hallin e familjes, të burgut. Kontrollorët që ulen çdo ditë dhe të gjithë që janë 65 janë këtu.

Unë kam 22 vjet që punoj kontrollor dhe asnjëherë nuk i kam ndalur trajnimet dhe kjo është punë që do trajnime çdo herë sepse është punë që varet nga teknologjia sepse ajo avancon çdo ditë.

Profesioni i vetëm që mund të na zëvendësojë janë marinarët që të vijnë me anije.

Ushtria nuk na zëvendëson dot sepse nuk ka trajnimet e duhura. Puna jonë është që të monitorojnë çdo moment një avion që është me 200 njerëz brenda.

Duke parë instruktorë në krahë dhe nuk të vjen një njeri që ta bëjë dhe jë njeri duhet të jetë minimum 2-3 javë që të kuptojë, por është e rrezikshme. Eurokontrolli nuk të lejon të bësh direkt këtë.

Janë dy kërkesa është të kthehen në punë shokët, u pushuan 5 veta dhe sot e çuan në 0 pushimin nga puna të punonjësve.

Ne kemi një kontratë kolektive dhe këtë e kanë edhe fqinjët, ne kërkojmë që kjo kontratë të rikthehet. Ne kërkojmë të rikthejnë kontratën dhe t’i përmbahen”, u shpreh kontrollori ajror, Andel Trebicka.

j.l./ dita

April 7, 2021 19:17
Komento

10 Komente

  1. Tironci April 7, 19:28

    Ti nuk ke faj se nuk çon ai pronari nja 20 veta ti trajnoj dhe ti shko e puno ne masonri pastaj , na tregon rrezikun ti , punen tende ne koh te PPSh e benin me byth ti i jep renco vetes , do dhe 6 mij euro rrog , ktu paguhet mi istri 1.5 milion lek te vjetra . Tironci

    Reply to this comment
  2. Udhetari April 7, 19:37

    Po lidheni ne karike kete dhe hidheni nga kulla vrojtimit dhe ju siguroj se te tjeret nuk do kene pretendime per rroga 6000euro-she. Po u lodhe tu mor 2000euro ne muaj me 3 dite pune ne jave. Ato trajnime i more me paret nga kursimet e tua personale apo nga pagat e taksapagusve shqiptar madje plus trajnimit ke mare dhe page minimale per trajnimin je paguar gjat kohes se trajnimit. Nuk me kercet per asnje parti se nje. M jane te gjithe po te perdoresh postin per politik e per pretendime per rroga 6000euroshe dhe na tregon pralla se je i stresuar po kujt ja trego kto pralla. Filloni punen po keni ankesa me radhe 1 nga 1 jepni dorheqjen dhe fillo pune ku nuk je i stresuar se duhet ti mbash ison ati qe te ka vene te ai post pune me mik se eshte post qe lakmohet shume ai ti e di mire se i jep haracin muaj per muaj ati qe te mban ne pune aty ne shenje mirnjohje qe te ka dhen ate post.

    Reply to this comment
  3. trampojani tropojes April 7, 19:47

    perseris

    keto jane 100%

    si grevistet e Valiasit ne 1991

    qe c’vendosen “luften”

    e minatoreve te Stari Tergut

    nga ish jugosllavia ne shqiperi

    Skenaristet jane te njejte

    Te hidhet erdoganisti edi rama me cdo cmim

    dhe te vije damirfazllicisti lul qe nuk harohet dhe tom rixhi (ridge) ne krah te tij

    ka ardh koha te mbrohet edi rama me cdo kusht edhe pse e ka shkelur ne nje fare menyre besen..por nuk ka vrare,

    Reply to this comment
  4. Ano April 7, 19:52

    A kuptoni qe kto jane standarte europiane….nuk veprohet ndryshe…shikoni pse jane shoerdoruar leket dhe ngs kush…aty duhet hetim….kta duhrt te kthehen ne pune me domosdo….ka shum familje qe po torturohen ne aeroportr….

    Reply to this comment
  5. pap April 7, 20:27

    Po ku kane njerzillek keta lloj speciesh, lere me patriotizem!!! Ndjekin qorrazi udhezimet e atyre qe e kane katandisur Shqiperine ne ate derexhe sa te vjen turp te thuash qe jam shqiptar!!! Interesante, priten Prillin qe te celnin LULEN!! Edhe keta, tek grazhdi, si puna e atij politikanit/zaptuesit te prones/hajdutit/ drogaxhiut/ vrasesit…., i cili, i kapur me ze e figure ne psillek, justifikohet me pretendime qe te vjen peshtire t’i degjosh! Dhe, ne, heshtim te gjithe, ndersa keta bejne te zgjuarin, sikur na e hodhen…..dhe saga vazhdon e vazhdon tash 30+ vjet!! Deri kur?! O, FAQEZINJ, po per cfare stresi flisni, more te paudhe? Cfare keni bere apo po beni ju me shume se mjeket dhe personeli mjekesor gjate kesaj periudhe pandemie, por edhe gjithe kohen qe punoni aty, me shume se efektivet e policise se shtetit, te cilet jane perplasur gjate gjithe ketyre viteve me …., me mesuesit, me zjarrfikesit, me……?! Po, ne te vertete keni bere, sepse jeni trajnuar dhe paguar per tu punesuar me taksat e shqiptareve, punoni ne kushte pune nga me luksozet qe ka nje vend…..! Nuk jam kurresesi qe te mos kerkoni te drejtat tuaja, kur ato ju shkelen, por ne asnje menyre nuk e perkrah veprimin tuaj dhe menyren se si veproni, apo kohen kur, sidomos arrogancen qe tregoni; nuk eshte as zgjuarsi, as trimeri, as luajalitet, as etike, as…, as…!! Megjitheate, jepini, lerojani nenen ketij vendi dhe populli, se e di kujt i beni nder, vetem atyre qe nuk e kane dashur dhe nuk e duan kete vend, e dini ju vete me mire se i keni ustallare qe zgerdhihen dhe ferkojne duart mbas kurrizit tuaj. Por mos harroni, haka do te shkoje tek i zoti, heret apo vone!!! Mesime nga historia…. Veprimi juaj me ben te ndjej peshtiresi…

    Reply to this comment
  6. Trapajanet ne vijen e zjarrit. April 7, 22:04

    Paska bythe ne vend te kokes.pret Dialog?po kush je ti?Nje punonjes thjeshte qe paguhesh shume,qe lundron ne para.po te futesh thelle kushedi ku te dalin lidhjet e punesimi tend.Asnje Dialog me ju.ose ne pune ,ose ne shtepi.

    Reply to this comment
  7. Jimi April 7, 22:10

    Term shum i goditur “Jemi te stresuar”?! Keta jane te stresuar me pagen 2500 dollareshe!? Po ai fakirfukarai dhe ato motra e nenat tona qe u lerohet nena me orar e pa orar te cilat punojne ne fasone cfare duhet te bejne me ato 250000 mije leke, duhet t’ja japin vetes?
    Ne listen emerore e afishuar e kontrolloreve te Rinasit, te bie ne sy, se nje numer i konsiderushem i tyre jane mbiemra te politikaneve, e shtetareve te djeshem , te cilet jane perkedhelur aq shum, sa qe edhe nje levizje sado e vogel qe mund te behet dhe qe mund te “cenoje” sadopak interesin e tyre nga keta te fundit konsiderohet si nje provokacion dhe cenim i te drejtave te tyre!? Nje tjeter arsye e mundeshme eshte se “Padronet” e tyre te djeshem u kane kerkuar, qe o sot o kurr ata duhet t’ua kthejne “Nderin me Nder” . Per padronet sot nderi me i madh qe ata mund t’u bejne eshte kalimi ne kolaps i aeroportit te vetem te vendit dhe sidomos tani ne kohe pandemie dhe zgjedhjesh.
    “Gjetje” me djallezore dhe antishqiptare nuk ka !

    Reply to this comment
  8. Filoeuropiani April 7, 23:14

    Paaftesi ne grup (!?). Si shume larg keni shku me ket paaftesine e organizuar.

    Reply to this comment
  9. Kavajsi April 8, 09:38

    Me sa shihet ne komentues si puna e Jimit, Pap apo filoeuropianit po i qajne hallin e punetoreve qe marrin paga shume te vogla por perse nuk kerkojne nga qeveria qe meqenese ju ulen pagat kontrolloreve t’ju shtohen puntoreve te tjere ! Ju nuk keni hallin e popullit te varfer por keni hallin e kryetarit qe besoj se ju ka futur ne pune ose ne ndonje zyre (detyrimisht kush ka ndonje shkolle o mik ) ose neper ujesjellesa.

    Reply to this comment
    • katarakti April 8, 10:51

      Pagat e kontrollorëve u ulën se nuk fluturojnë më avionët si më parë! Kur bien të ardhurat, bie edhe paga o dru me pre! Nuk është faji i qeverisë këtu.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim