Situata në Ukrainë, Fyle shtyn vizitën e Tiranës

February 10, 2014 23:15

Situata në Ukrainë, Fyle shtyn vizitën e Tiranës

Komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle anulon viziten e planifikuar me 13 shkurt ne Tirane. Nga Brukseli bëhet e e ditur se komisioneri Fyle nuk do të vizitojë Tiranën për shkak të angazhimeve të tij në përpjekje të Bashkimit Europian për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Pritej që me 13 shkurt Fyle të zhvillonte takime me krerët më të lartë ët shtetit shqiptar si dhe të vijonte dialogun e nivelit të lartë që nisi pak kohë më parë gjatë vizitës së tij të fundit në vendin tonë.

Temë e rendësishme e këtij dialogu është paketa prej 5 pikash e rekomandimeve të BE, që dueht te plotesoje vendi ynë, para hartimit të raporti të ri të Komisionit Europian përsa i përket vendimit qe do te merret per statusin e vendit kandidat.

Vizita pritej me interes dhe per faktin se politika shqiptare tashme eshte mberthyer nga ngerçi ne lidhje me reformen territoriale, per te cilen opozita nuk po jep konsensusin te behet pjese e saj si dhe debatet per vendimin e kushtetueses ne lidhje me shtyrjen e hyrjes ne fuqi te ligjit per nepunesin civil.

Gjithsesi prioritet i Fyles tani eshte Ukraina, ndaj dhe është shtyrë vizita ne Tiranë.

February 10, 2014 23:15
Komento

3 Komente

  1. P.A.B February 11, 02:14

    Pritej që me 13 shkurt Fyle të zhvillonte takime me krerët më të lartë ët shtetit shqiptar si dhe të vijonte dialogun e nivelit të lartë që nisi pak kohë më parë gjatë vizitës së tij të fundit në vendin tonë. [artikulli]

    Gutted.

    Duhet te kete ndodhur dicka e madhe ne Ukraine. z Fule s’do e shtynte viziten per pak gje. Eshte lluks ti kerkojme nje Media te vogel ta markoje Komisionerin e nderuar nje-per-nje a dy-per-nje (gazetar/fotograf) por rezervojme te drejten te dime me shume per personalitetitn, vizitat, punen dhe idete e z. Komisioner te pakten 5x ne jave!

    Kam nje proteste te vogel se z. Fule jepet gjithmone ne Mediat Shqip si ”Komisioner i Zgjerimit” , nje dite kjo mund te shkaktoje panik ne Popullate. Kushdo mendon, mire…por kur s’ka zgjerime me cfare e kalon kohen i Nderuari Komisioner?

    Na ka braktisur? Po luan golf? Do kete me zgjerime? Mos po mendohet per ngushtime? (zot na ruaj!) Mos ke frike – o popull – ky eshte titulli i plote i tij:

    “The Commissioner for Enlargement and European Neighbourhood Policy.”

    Kur mbaron me zgjerimet, gjysma (a me shume) e kohes i shkon per dicka akoma me substanciale. ”Marredheniet e Fqinjesise se Mire” E di, e dime, qe eshte shume – teper shume – per nje Komisioner te vetem, deri ne 2010 ky titull ishte per dike/dicka tjeter… ndoshta u mendua se vetem z. Fule mund te bente kete. Dhe Po e Ben!
    (per nga fuqia, ne Bruksel krahasohet me Bejlerbeun e Rumelise)

    Shihni lufte turko-greke? shqiptaro-franceze? apo sllovako-hungareze? Jo, ja pra nje merite ekstra e z. Fule. Fqinjesi e mire s’eshte kufi-per-kufi por ne grup si Europe, e merita shkon ku i takon. [z. F.] Por ka dhe vatra te nxehta, kurre punet nuk jane si i shohim megjithese Komisioneri nuk e jep veten, e ne w-end punon me shume. Do bashkoje Qipron, zevzeke te medhenj. Kur i shohin shpirtin – se djersin pa pagese, part-time – e duan qamet.

    … e do fuse Turqine ne Europe! C’vuan ky babaxhan njeri, as 1/20 ten nuk e dime ne!

    ***

    Si Shqiptare, i lutemi medias e politikes ta mirekuptojne Z Kom’s ne detyra (dhe) urgjente qe mund ti dalin, mos te deshperohen se ai nuk harron kurre. Kur ta keni aty, eshte pune tjeter. Pastaj ”live updates” e c’ben zoteria minute-pas-minute, na e keni Borxh.

    p/s/ Sido ti kene punet me vellezerit Ukrainas person me adept per ti ndihmuar nuk ka. Jane me fat disa.

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit February 11, 06:05

    Ja late thate Lul Berishes, ku do ankohet tani Luli?

    Reply to this comment
  3. baba nga durrsi February 12, 00:29

    Nuk e di sesa e dobishme do ishte kjo vizite e rradhes e komisarit FYLE ne tirone se ka bo mjaft po halli eshte se ne jemi po aty ku kemi qene ose me progres breshke! Ka dicka tjeter qe me shqetson: Sa here ne dalim te paret ne listen evropiane pra behemi prioritet del dikush tjeter e na parakalon pa rradhe, e ne mbetemi perseri ne fund te listes! Keshtu ndodhi ne fundin e viteve 80 me viziten e min te jashtem gjerman H.D.GENSHER, STRAUS, apo te tjere,apo pas viteve 2000 me zhvillimet ne ballkanin juglindor ,etj etj…. MORALI: duhet te bejme me shume per veten e mos presim shume nga jashte dhe duhet ta bejme mire dhe menjehere!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin