Situata nga COVID në vend, Manastirliu flet për shtrëngimin e masave

February 22, 2021 20:31

Situata nga COVID në vend, Manastirliu flet për shtrëngimin e masave

Pavarësisht masave shtrënguese rastet ditore të të infektuarve por edhe numri i viktimave ka qenë i lartë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte se trendi i infeksioneve ditore është i qëndrueshëm, ndërsa mbi masat do të vendoset në fund të javës.

Efektet e orës policore, maskës, e vërtetë është që nuk respektohet 100%, por po të mos ishte, do i shohim në atë hark kohor kur japin impakt, sikur ndodhi me rritjet që ishin të pritshme, për ne nuk ka qenë asgjë e papritur” tha Edi Rama.

Kemi një trend të qëndrueshëm të infeksioneve ditore, masat e fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore.

Në fund të kësaj jave do të kemi një rivlerësim në bazë 14 ditore të masave dhe do të jetë komiteti i ekspertëve, do të dalë me një analizë të plotë dhe nëse do të vijojmë të kemi këto masa, apo do të rishikohen me efekt shtrëngues.

Nuk duam të shkojmë me masa shtrënguese. Është gjynah të relaksojmë sjelljen dhe të mos kemi përgjegjësi individuale për të përdorur këto armë të thjeshta” tha ministrja.

h.b/dita

February 22, 2021 20:31
Komento

3 Komente

  1. Lili February 23, 07:20

    Derisa te vendosin masat keta , ne kushtet e tiranes kur nje ne 3 tampone eshte positiv, qindra njereze do te kontaminohen!
    Qeveri ktiminelesh! Se e dine fort mire plus asaj se dpitali eshte plot e nuk mundet me me absorbuar paciente tjere ne reanimacion!
    Sa vdekje tjera dihet te presim per ate imunitet te tufes qe ajo idiotja tjeter pret , kur dihet se nuk ka sepse virusi ndryshon e nga nje variant ne tjetrin nuk dihet a je a jo imun per ate tjeter variant!

    Reply to this comment
  2. analisti February 23, 09:47

    keta thone qe kemi spitalet rajonale ne dispozicion, nderkohe qe keto spitale me kapacitetet qe kane mund te zihen vetem ne nje dite. problemi nuk eshte shtrati dhe oksigjeni, problemi eshte mungesa e shtreterve ne reanimacion dhe mjekeve reanimatore qe nuk i kemi pasi jemi i vetmi vend ne bote qe intubimin e kemi baraz me vdekje te sigurte.nje karantinim i popullates per dy jave do te ishte e vetmja profilaksi e gjendjes ku jemi.

    Reply to this comment
  3. Lili February 23, 13:22

    Analist , edhe karantinimi sot nuk funksionon me se nje ne tre positiv dmth se cdo familje eshte prekur edhe t’ i mbledhish troç, do kontaminohen te gjithe!
    Aty ne qytetet ende jo te prekura fort , po do jete efektiv. Tjeterkund vetem depistimi i te gjitheve edhe izolimi i positiveve do ndihmoje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim