Sizmiologu grek: Tërmetet mund të zgjasin deri në 5 muaj

December 4, 2019 12:08

Sizmiologu grek: Tërmetet mund të zgjasin deri në 5 muaj

Profesori grek i sizmologjisë, Costas Papazachos, në një intervistë për Top Channel ka folur për situatën e pastërmeteve në Shqipëri.

 “Kur ndodh një tërmet i këtyre përmasave do të ketë një veprimtari sizmike që mund të zgjasë deri në pesë muaj e gjysmë. E vërteta është se shumica e tërmeteve që pasojnë do të ndodhin javën e parë pas tërmetit kryesor siç po ndodh. Por për fat të keq edhe javët e ardhshme edhe në muajt në vazhdim do të kemi tërmete të tjera, disa prej të cilave do të jenë të fuqishëm deri në 4 apo 4.5 madje edhe 5 e shkallës rihter.

Pra për fat të keq do të ketë tërmete të mëvonshme shumë më vonë, por nuk do të jetë kjo gjendje që po përjetojnë banorët tani. Vërtet është e papëlqyeshme kjo që po them, por është e natyrshme të ketë këtë zhvillim”, tha ai.

Profesori gjithashtu ka shprehur keqardhjen për mënyrën e ndërtimit të banesave të reja në dy dekadat e fundit.

“Në Shqipëri u shfaq një fenomen i çuditshëm, pasi në një prej rasteve të rralla ku ndërtimet e viteve të fundit u kthyen me sistem antisizmik shumë më keq se ato të vjetrat.

Aty për shkak të tranzicionit, ndryshimi i menjëhershëm i sistemit, boshllëku i krijuar me ardhjen e një pushteti të ri, anarkizmi i plotë në ndërtim, paratë që hynë në Shqipëri, kompanitë e huaja me kosto të ulët të ndërtimit që u futën në vend pa asnjë kontroll shtetëror, të cilat ndërtuan resorte turistike pa asnjë specifikë të caktuar krijuan një sistem paradoksal të një organizmi ndërtimi banesash, të cilat ishin në një nivel të ulët sigurie”, deklaroi ai.

Sizmologu grek nuk përjashton mundësinë e aktivizimit të çarjeve të tjera sizmike në territorin shqiptar dhe këshillon që ashtu si grekët edhe shqiptarët të mësohen me tërmetet.

 

l.h/ dita

December 4, 2019 12:08
Komento

2 Komente

  1. Nji shkrim i panevojshem dhe i tepruar vs Realitetit ne Shqiperi December 4, 12:50

    Kjo pra eshte” Media ” ose si me then Kazani i plehrave ,
    qe nuk njeh Stop – se terrorizuari e kerceuari shqiptaret
    cdo Dite !

    ptuuuuuuuuuuuuuuu plehra !
    shkofshi ne djall,
    me gjith ate qe ju financon 300€

    (janulla si u bo ga Majaselli mire ? ju sheru plaga ?)
    ptuuuuuuuu far e djallit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*